• VIDEO

    Zina Gjura, vitet skllavëruese në kampin e Tepelenës...

     

    Zina ishte 9 vjeç, kur kuptoi se jeta mund të kthehej përmbys brenda një minute duke e ndryshu rrjedhën e saj një herë e përgjithmonë. Ishte një ditë e ftohtë dimri e fillimvitit 1949. Ajo kujton se atë ditë ishte festa e karnavaleve në Shkodër. Një kamion do të ndalej para portës së shtëpisë së tyre diku pranë kishës së Shënkollit në Shkodër, dhe aty do të ngarkonin pak tesha dhe gjithë pjestarët e familjes Delia, nënën e Zinës, bananë, vëllanë dhe motrën e saj. Do ti internonin në kampin famëkeq të Tepelenës, ku i priste nëj kalvar i tmerrshëm vueajtjesh. Shkak i internimit, sipas zyrtarëve komunistë, ishte bërë arratisja e të vëllait Linit, afro 6 muaj më parë.

  • VIDEO

    Dosja e mbetjeve e KURUM/ Aferat me privatizimet, çfarë i dha qeveria Berisha! Do ndërhyjë SPAK

  • VIDEO

    Ekskluzive-‘E trafikoi dhe e zhduku i dashuri’/Pas 28 vitesh djali:Ishte 2 metra femër, ma morën në…

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Shtator 2024 – Receta/ Maska për fytyrë dhe flokë në kushte shtëpie & trendet e ngjyrave të flokëve në vjeshtë / Me artistin Kledis Rexho

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate të pjekura me qumësht dhe djathë / Qofte shtëpie me oriz / Supë me speca të kuqe.

    Violinisti shqiptar që jeton në Francë Kledis Rexho foli në “Rreze Dielli” për karrierën dhe suksesin e tij në filarmonitë e njohura franceze. Ai ka luajtur në filarmoni prestigjioze si ajo e Radio Francës, Orkestrës Filarmonike të Monaco-s , Orkestren Filarmonike të Nice-s, qytet dhe ku jeton aktualisht. Kledis është drejtor artistik dhe ideator i një projekti të ri që bashkon në të njëjtin plan muzikën, sensibilizimin qytetar, pedagogjinë dhe solidaritetin, të quajtur "Life and Music Concept". Në 4 Shtator, kjo orkestër mban një koncert të veçantë me një program që përmban muzikën folk, muzikën klasike, baroke, shqiptare dhe atë ballkanike. Ky projekt përmban edhe një mision pedagogjik duke ndihmuar disa nga talentet e reja në Shqipëri, me promovimin e tyre, krijimin e Akademisë së parë orkestrale në Shqipëri, dhe me master klasa pa pagesë për studentët e rinj muzikantë.

    Vjeshta dhe kujdesi ndaj flokëve, Olti Shulla na tregon tendencat e sezonit dhe sesi duhet të përkujdesemi për flokët sidomos për vajzat që ndryshojnë herë pas here ngjyrë dhe për më tepër pas temperaturave te larta dhe pushimeve verore flokët kanë tendencën gjithnjë e më shumë që të thahen dhe të humbasin shkëlqimin. Parukieri i njohur në kryeqytet na jep disa këshilla mirëmbajtje si dhe përgatit në studion e “Rreze Dielli” një maskë në kushte shtëpie me produkte natyrale për flokë gjithë shëndet që shkëlqejnë dhe pa maja të djegura dhe tregon mënyrën e duhur sesi duhen aplikuar maskat në flokë.

    Kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit, por në disa periudha duhet të tregojmë një kujdes të shtuar për të. Pas një vere të nxehtë, të shoqëruar me nxirjen e lëkurës është e rëndësishme të rinovojmë tharjen e lëkurës dhe dëmtimet e diellit para ardhjes së dimrit, i cili sjell me vete efektet e tij të dëmshme. Rrezet e diellit shkaktojnë tharje të lëkurës, rrudha, shenja, hidratim jo të mjaftueshëm, duke dhënë përshtypjen e një lëkure të lodhur që ka nevojë për përkujdesje. Në studion e “Rreze Dielli” Niki me Stelën japin disa këshilla të thjeshta dhe efektive për të mbajtur lëkurën tuaj sa më të shëndetshme dhe tregojnë si mund të realizojmë vetë në shtëpi disa maska të mrekullueshme me zero kosto, me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj.  

  • VIDEO

    Ja si të realizoni maskën më të famshme koreane / Thembra të plasaritura? Ja zgjidhja fantastike

    Në "Bëje vetë" në "Rreze Dielli" realizojmë maskën e famshme koreane për fytyrë rinore si dhe tregojmë 'sekretin' si të zbusni thembrat e këmbëve dhe plasaritjet e tyre me përbërës shtëpie...

  • VIDEO

    Çfarë i përmirëson njollat kafe? Ja maska perfekte që sugjeron Stela

    Kujdesi ndaj lëkurës është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit, por në disa periudha duhet të tregojmë një kujdes të shtuar për të. Pas një vere të nxehtë, të shoqëruar me nxirjen e lëkurës është e rëndësishme të rinovojmë tharjen e lëkurës dhe dëmtimet e diellit para ardhjes së dimrit, i cili sjell me vete efektet e tij të dëmshme. Rrezet e diellit shkaktojnë tharje të lëkurës, rrudha, shenja, hidratim jo të mjaftueshëm, duke dhënë përshtypjen e një lëkure të lodhur që ka nevojë për përkujdesje. Në studion e “Rreze Dielli” Niki me Stelën japin disa këshilla të thjeshta dhe efektive për të mbajtur lëkurën tuaj sa më të shëndetshme dhe tregojnë si mund të realizojmë vetë në shtëpi disa maska të mrekullueshme me zero kosto, me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj.  

  • VIDEO

    Maska e gjyshes me sheqer e vezë për lëkurë të ndritshme / Ja si ta realizoni dhe aplikoni

    Maska shtëpie për fytyrën pas plazhit. Cilat produkte nuk duhet të mungojnë këtë sezon për lëkurë të hidratuar e plot shkëlqim? / Ja maska e gjyshes me vetëm dy përbërës 

  • VIDEO

    Njihuni me Kledis Rexho, artisti shqiptar që po korr sukses në Francë/ Rikthimi në atdhe me projektin ambicioz

    Violinisti shqiptar që jeton në Francë Kledis Rexho foli në “Rreze Dielli” për karrierën dhe suksesin e tij në filarmonitë e njohura franceze. Ai ka luajtur në filarmoni prestigjioze si ajo e Radio Francës, Orkestrës Filarmonike të Monaco-s , Orkestren Filarmonike të Nice-s, qytet dhe ku jeton aktualisht. Kledis është drejtor artistik dhe ideator i një projekti të ri që bashkon në të njëjtin plan muzikën, sensibilizimin qytetar, pedagogjinë dhe solidaritetin, të quajtur "Life and Music Concept". Në 4 Shtator, kjo orkestër mban një koncert të veçantë me një program që përmban muzikën folk, muzikën klasike, baroke, shqiptare dhe atë ballkanike. Ky projekt përmban edhe një mision pedagogjik duke ndihmuar disa nga talentet e reja në Shqipëri, me promovimin e tyre, krijimin e Akademisë së parë orkestrale në Shqipëri, dhe me master klasa pa pagesë për studentët e rinj muzikantë.

  • VIDEO

    Flokë të djegur pas plazhit? Ja maska ideale me 2 përbërës / Trendet që mbizotërojnë në vjeshtë

    Vjeshta dhe kujdesi ndaj flokëve, Olti Shulla na tregon tendencat e sezonit dhe sesi duhet të përkujdesemi për flokët sidomos për vajzat që ndryshojnë herë pas here ngjyrë dhe për më tepër pas temperaturave te larta dhe pushimeve verore flokët kanë tendencën gjithnjë e më shumë që të thahen dhe të humbasin shkëlqimin. Parukieri i njohur në kryeqytet na jep disa këshilla mirëmbajtje si dhe përgatit në studion e “Rreze Dielli” një maskë në kushte shtëpie me produkte natyrale për flokë gjithë shëndet që shkëlqejnë dhe pa maja të djegura dhe tregon mënyrën e duhur sesi duhen aplikuar maskat në flokë.

  • VIDEO

    Qofte shtëpie me oriz nga zonja Albana

    Qofte orizi

    Përbërës:

    • 500 gr oriz
    • 1 patate
    • 1 vezë
    • 250 gr bukë të thërrmuar
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 fç djathë kaçkavall
    • Kripë, piper
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Ziejmë në ujë të bollshëm orizin me kripë dhe më pas e kullojmë. Ndërkohë ziejmë dhe një patate dhe e bëjmë pure duke e bashkuar me orizin dhe përbërësit e tjerë. E lëmë pak brumin të ftohet dhe i japim formë sipas dëshirës. I kalojmë në pak bukë të thërrmuar dhe i skuqim mirë nga të gjitha anët.

  • VIDEO

    Supë me speca të kuqe nga zonja Albana/ Shija e kësaj supe do ju befasojë

    Supë me speca të kuqe

    Përbërës:

    • 4 speca të kuqe
    • 3 thelpinj hudhër
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj miell
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj salcë e kuqe
    • 200 ml qumësht
    • 100 ml ujë
    • Kripë, piper, erëza

    Përgatitja:

    Pjekim specat, më pas largojmë lëkurën dhe i presim në kubikë. Në një tenxhere shtojmë vajin dhe kaurdisim miellin për pak minuta duke shtuar më pas salcën me erëzat sikurse edhe hudhrat. Më pas e shuajmë me qumësht. Bashkojmë specat dhe e kalojmë supën në blender, në fund shtojmë pak gjalpë dhe e servirim.

  • VIDEO

    Patate të pjekura me qumësht dhe djathë nga zonja Albana

    Patate të pjekura me qumësht dhe djathë

    Përbërës:

    • 500 gr patate
    • 2 kokrra vezë
    • 2 lgj miell
    • 200 ml qumësht
    • 200 gr djathë i butë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim patatet në disqe të holla. Në një tas shtojmë qumështin, vezët, miellin, vajin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë mirë dhe i bashkojmë me patatet. Tepsinë e lyejmë me vaj dhe shtojmë masën e përgatitur. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv