Tavë me makarona elb dhe perime
Përbërësit:
- 300 gr makarona elb
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 kungull i njomë
- 1 tufë majdanoz
- 1 fç salcë domate
- 1 spec i kuq djegës
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike. E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.