Tavë lemi me kos, gatimi i traditës plot shije nga zonja Albana

11 Korrik, 11:47

Tavë lemi

Përbërësit:

  • 4-5 racione mish
  • 2 qepë mesatare
  • 2-3 Igj gjalpë
  • 2 gota kos
  • 2-3 vezë
  • 1 lgj niseshte
  • 1 spec i kuq
  • 1 gotë lëng mishi
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e prerë në racione e vendosim të ziejë derisa të mbetet me pak lëng. Më pas kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë mishin dhe e kaurdisim bashkë me qepën, duke shtuar dhe spec të kuq. E vendosim gatimin në tavë. Rrahim vezët me kosin, lëngun e mishit, pak niseshte, kripë e piper. E hedhim në tavë sipër mishit, e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë.