Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë shtëpie e butë si pambuk / Tavë lemi tradicionale / Makarona elb me perime në furrë.
Rritja e pensioneve në 1 Tetor dhe inflacioni i shportës, a janë të efektshme indeksimet për pension? Çfarë ndodh nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë? Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme për paqartësitë në lidhje me pensionin apo shqetësimeve të qytetarëve përmes telefonatave në studio.
Nga gjimnazist i Petro Ninit sot mbikëqyrës i bankave evropiane në Bankën Kombëtare Holandeze, njihuni me Sergi Hoxhën… Në vitin 2008, menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme Petro Nini, Sergi u zhvendos në Utrecht, Holandë për studimet e tij universitare. Në vitin 2012, gjatë programit të tij të masterit kërkimor, Sergi filloi të jepte dhe mentoronte studentë, si dhe të koordinonte kurse të nivelit Bachelor. Që atëherë, ai është përfshirë në akademi duke dhënë lëndë të ndryshme të ekonomisë në universitete të ndryshme si Universiteti i Utrechtit, Universiteti Erasmus i Roterdamit dhe Universitetit të Antwerpen. Në vitin 2020, Sergi filloi të punojë në Bankën Qendrore Hollandeze (De Nederlandsche Bank) në departamentin e mbikëqyrjes për Bankat Evropiane, duke u fokusuar në mbikëqyrjen e rrezikut financiar.