• VIDEO

    Spahiu: Policia shumë e varfër dhe qeveria as nuk investon, as nuk e ka prioritet

    Juristi Kreshnik Spahiu thotë për emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo në Report Tv’ se qeveria nuk e ka prioritet Policinë. Për gazetarin Ilir Babaramo, Spahiu tha se qeveria s’po e mbështet policinë, duke thënë se Policia ka nevojë për financime, rritje pagash, burime njerëzore.

     
  • VIDEO

    Pse po hetohet policia?! Në pritje një aksion i SPAK! Spahiu: S'kanë as paga e as trajtim profesional (24 qeshor 2024)

  • VIDEO

    Spahiu: Shqipëria ka më pak vjedhje të turistëve, se Barcelona, Berlini apo Parisi

    Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për situatën në polici në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo në Report Tv tha se policia nuk është e dështuar në disa vepra penale. Spahiu sjell rastin e vjedhjeve, duke thënë se në vendin tonë ka më pak vjedhje të turistëve se në qytete Evropiane si Barcelona, Berlini apo Parisi.

     
  • VIDEO

    Ndeshja Shqipëri-Spanjë, qeni Roko parashikon rezultatin në ‘Minuta Zero’

    Qeni Roko, në hapësirën sportive ‘Minuta Zero’ në Report Tv ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Spanjë-Shqipëri.

  • VIDEO

    E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë

     

    Bujar Sefa u arratis pak ditë përpara finalizimit nga policia të operacionit ’Rexhina’ në maj të vitit 2007. Me gjithë përpjekjet e panumërta, familja Sefa nuk ka mundur të zbulojë gjurmët, por kanë mësuar atë që fshihej pas. 38-vjeçari u dënua në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me 15 vite burg, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me akuzën e vjedhjes me armë, trafik i mjeteve motorike në formën e një grupi të struktuar kriminal. Gjashtë ishte numri i të pandehurve, nga Prokuroria që i dha fund hetimeve, në vitin 2007, mes tyre edhe Bujar Sefa, person ende në kërkim nga policia.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Qershor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Si të shpëtojmë nga mushkonjat

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë / Kimë verore me qepë, speca e domate.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 qershor për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë e qetë dhe shumë e mirë, pasi favorizon zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme familjare dhe personale. Ndikime shumë të mira në fushën ekonomike, kryesisht në pasuritë e paluajtshme, pasi kemi ndikimin e Mërkurit në Gaforre më datën 26 qershor, i cili jep mundësi dhe ndryshime. Në fundjavë kemi një katërkëndësh planetar, i cili favorizon zgjidhjen e problematikave familjare, një padrejtësi që na është bërë e fitojmë, ndërsa në fushën shpirtërore mundësitë janë shumë të mira këtë javë, një njohje mund të kthehet në lidhje serioze.

    Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na pickojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Nuk duhet të harrojmë se mushkonjat mund të bartin viruse edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika apo ethet tropikale. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur mushkonjat dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Sigurisht që po, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra natyrale sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

  • VIDEO

    Euro 2024/ Rraklli dhe Baku parashikojnë në 'Përballje', fitore 2-1 ndaj Spanjës: Kombëtarja të jetë më agresive, të mos kenë respekt për kundërshtarin

    Ish futbollisti Altin Rraklli dhe gazetari Ervin Baku parashikuan një fitore të kombëtares sonë ndaj Spanjës sot në mbrëmje.

  • VIDEO

    Nga humbja e koshiencës deri te ënjtja e trurit/ Skënder Brataj tregon se çfarë duhet bëjmë për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ishte i ftua në Report Tv, ku foli për rreziqet e shumta të ekspozimit në diell gjatë kësaj kohe me temperatura të larta.

  • VIDEO

    Pse mushkonjat na pickojnë? Ja arsyeja… Si të shpëtoni njëherë e mirë / Ylli Merja tregon…

    Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na pickojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Nuk duhet të harrojmë se mushkonjat mund të bartin viruse edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika apo ethet tropikale. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur mushkonjat dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Sigurisht që po, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra natyrale sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

  • VIDEO

    Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë nga zonja Albana

    Byrek tigani mbushur me mish dhe qepë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 250 ml ujë
    • 1 ls kripë

    Mbushja:

    • Mish i grirë
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Vendosim ujin të vlojë me pak kripë në tenxhere. Shtojmë miellin duke e përzier me një lugë druri. Zëmë brumin. E lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe hapim petët pak më të mëdha se pëllëmba e dorës 2 e nga 2. Te peta e parë shtojmë mbushjen që kemi përgatitur me qepën e kaurdisur me mishin e grirë dhe erëzat. Shtrojmë petën e dytë duke i mbledhur mirë anësoret që të mos dalë mbushja. Kalojmë dhëmbëzat e pirunit në sipërfaqen e petës dhe kështu veprojmë me të gjithë byreçkat të cilat i skuqim në tigan me pak vaj.

  • VIDEO

    Kimë verore me qepë, speca dhe domate / Super shije në pak minuta nga zonja Albana

    Kimë verore me qepë, speca dhe domate

    Përbërësit:

    • 1 kg qepë
    • 2 fk vaj 
    • 3 speca
    • 2 domate / 1 lgj salcë
    • 4-5 kokrra vezë
    • Kripë, piper
    • Gjethe dafine

    Përgatitja:

    Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadaltë mbuluar me kapak derisa të zbuten. Më pas hedhim domate ose salcë, specat, kripë, piper të zi, dafinë, ujë dhe i lëmë të gatuhen mirë dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim vezët pak të larguara njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur dhe e lëmë pak minuta derisa të mpiksen vezët.

  • VIDEO

    Javë favorizuese! Por kujdes këto shenja në… /Horoskopi javor 24-30 qershor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 24-30 qershor për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë e qetë dhe shumë e mirë, pasi favorizon zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme familjare dhe personale. Ndikime shumë të mira në fushën ekonomike, kryesisht në pasuritë e paluajtshme, pasi kemi ndikimin e Mërkurit në Gaforre më datën 26 qershor, i cili jep mundësi dhe ndryshime. Në fundjavë kemi një katërkëndësh planetar, i cili favorizon zgjidhjen e problematikave familjare, një padrejtësi që na është bërë e fitojmë, ndërsa në fushën shpirtërore mundësitë janë shumë të mira këtë javë, një njohje mund të kthehet në lidhje serioze.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv