• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Qershor 2024 – Receta/ Pasioni për artizanatin/ Shëndeti mendor

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte shtëpie me krem kosi në furrë / Gjellë e shpejtë tigani / Supa e peshkatarit.

    Servete Kastrati nga fshati Zatriq, Komuna Rahovec e Kosovës ka ardhur enkas në studion e “Rreze Dielli” për të rrëfyer pasionin për punimet artistike të artizanatit me motive kombëtare shqiptare, të cilat i punon vetë prej 50 vitesh. Ajo tregon se që kur ishte fëmijë, nisi të punonte veshje popullore nga trevat kosovare, duke e shndrruar më tej pasionin në profesion. Kurrë nuk e ka ndalur punën, madje dhe gjatë luftës, kohë kur ishte në Tiranë. Në duar mban dhe një nga punimet e saj, të cilin në shenjë kujtese e ka lënë të papërfunduar, ditën që iu desh të largohet nga fshati i saj për shkak të luftës së Kosovës. Studio e Rreze Dielli si kurrë më parë nuk është dukur aq bukur, mbushur plot ngjyra të kostumeve tona kombëtare.

    Në studion e “Rreze Dielli” psikologia shqiptare në Amerikë Edlira Athanas flet për sëmundjet e shëndetit mendor kaq shumë të përhapura në mbarë botën. Si po trajtohen sot depresioni dhe vetëvrasjet? Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Cilat janë 5 mitet e gabuara mbi shëndetin mendor? Sa ndikim kanë ushqimet tek shëndeti mendor? Si mund ta ndihmojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, këshilla për personat që po kalojnë këtë problem…

  • VIDEO

    Dënohet me 2 vite burg nga SPAK, kur do të dalë Fredi Beleri nga burgu?! Përballje

  • VIDEO

    Psikologia nga Amerika këshilla prindërve: Arsyet e depresionit të adoleshencës lidhen me...

    Në studion e “Rreze Dielli” psikologia shqiptare në Amerikë Edlira Athanas flet për sëmundjet e shëndetit mendor kaq shumë të përhapura në mbarë botën. Si po trajtohen sot depresioni dhe vetëvrasjet? Cilët janë shkaktarët dhe faktorët e rritjes së problemeve me shëndetin mendor? Cilat janë moshat më të prekura dhe arsyet? Përveç shifrave, problem tjetër që vëmë re tek njerëzit me probleme të shëndetit mendor është edhe mbartja e stigmave shoqërore. Cilat janë 5 mitet e gabuara mbi shëndetin mendor? Sa ndikim kanë ushqimet tek shëndeti mendor? Si mund ta ndihmojmë dikë që ka probleme të shëndetit mendor, këshilla për personat që po kalojnë këtë problem…

  • VIDEO

    Ina Zhupa në Report Tv: S’është problem ‘non grata’ e Berishës për zgjedhjet, por që mbahet në arrest pa asnjë akuzë

    Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se fakti që Sali Berisha, të cilit gjykata e Apelit i dha logon dhe vulën e PD-së, është i shpallur non grata nga SHBA dhe nga Britania e Madhe, nuk është problem për marrjen në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshme

    • VIDEO

      Euro 2024/ Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për Report Tv: Shqipëria doli me kokën lart, Sylvinho ka bërë punë të mirë

      Kombëtarja shqiptare humbi 0-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e tretë dhe të fundit për Grupin B të Euro 2024 dhe me vetëm një pikë është zyrtarisht e eliminuar nga "Gjermani 2024". Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se Shqipëria doli me kokën lart nga ky turne

    • VIDEO

      "As lufta s'më ndali të qepja veshje popullore", historia 50 vjeçare e Servetes nga Rahoveci

      Servete Kastrati nga fshati Zatriq, Komuna Rahovec e Kosovës ka ardhur enkas në studion e “Rreze Dielli” për të rrëfyer pasionin për punimet artistike të artizanatit me motive kombëtare shqiptare, të cilat i punon vetë prej 50 vitesh.  Ajo tregon se që kur ishte fëmijë, nisi të punonte veshje popullore nga trevat kosovare, duke e shndrruar më tej pasionin në profesion. Kurrë nuk e ka ndalur punën, madje dhe gjatë luftës, kohë kur ishte në Tiranë. Në duar mban dhe një nga punimet e saj, të cilin në shenjë kujtese e ka lënë të papërfunduar, ditën që iu desh të largohet nga fshati i saj për shkak të luftës së Kosovës. Studio e Rreze Dielli si kurrë më parë nuk është dukur aq bukur, mbushur plot ngjyra të kostumeve tona kombëtare.

    • VIDEO

      Qoftet më të mira me krem kosi që mund të keni provuar / Plot shije nga zonja Albana

      Qofte shtëpie me krem kosi

      Përbërësit:

      Për qoftet:

      • 500 gr mish i grirë
      • 1 qepë mesatare
      • 2 kokrra vezë
      • 1 tufë majdanoz
      • Kripë, piper i zi
      • Spec djegës sipas dëshirës
      • Pak miell
      • Vaj për skuqje

      Për kremin:

      • 2 kokrra vezë
      • 2 gota kos
      • 1 gotë ujë
      • 1 lgj miell
      • 1 lgj gjalpë
      • Kripë

      Përgatitja:

      Përgatisim brumin e qofteve, e lëmë të pushojë pak, më pas i skuqim lehtë dhe i vendosim në tavë. Rrahim vezët me pak miell, hedhim kosin, ujë dhe pak kripë. E përziejmë mirë masën dhe e hedhim në tavë sipër qofteve. E spërkatim me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë derisa të mpikset kremi. Nësë dëshirojmë, po të kemi lëng mishi, miellin e kaurdisim pak, e shuajmë me lëng mishi dhe pasi të ftohet e bashkojmë me kosin dhe vezët dhe e hedhim mbi qoftet.

    • VIDEO

      Gjellë e shpejtë tigani nga zonja Albana, plot shije e përgatisni në çast

      Gjellë e shpejtë tigani

      Përbërësit:

      • 2 patate të mëdha
      • 1 qepë mesatare
      • 3 domate mesatare
      • 1 spec
      • 4 vezë
      • 1 tufë kopër
      • Vaj luledielli
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Lajmë perimet dhe i presim në kubikë. Fillimisht skuqim patatet në vaj, më pas i kalojmë në një pjatë dhe në të njëjtin vaj skuqim qepët dhe specat. Më pas shtojmë domatet, pak sheqer e kripë dhe i përziejmë. Pasi domatet të jenë zbutur, shtojmë patatet në tigan, i përziejmë dhe bëjmë 4 gropëza në të cilat thyejmë vezët. Mbulojmë tiganin dhe e lëmë gatimin derisa vezët të mpiksen. E spërkatim me kopër dhe e shërbejmë.

    • VIDEO

      Supa e peshkatarit nga zonja Albana, fantastike në shije dhe plot vlera ushqyese

      Supa e peshkatarit

      Përbërësit:

      • 1 kg peshk miks
      • 3 patate
      • 3 qepë
      • 3 karrota
      • 2 degë selino
      • 100 ml vaj
      • 100 ml lëng limoni
      • 100 ml verë
      • Pak kripë

      Përgatitja:

      Pastrojmë mirë peshqit dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Ndërkohë presim perimet në kubikë të vegjël. Kullojmë lëngun e peshkut dhe aty ziejmë perimet. Në fund shtojmë verën dhe lëngun e limonit, e lëmë supën të lidhet dhe e shërbejmë të ngrohtë.

       

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 qershor 2024

       

      Shtypi i ditës për sot, nga raporti i DASH, beteja e Berishës për t'ja lënë partinë vajzës së tij dhe protesta kombëtare e thirrur në 12 korrik e deri tek eleminimi i Shqipërisë nga 'Euro 2024'

    • VIDEO

      Formulari i policëve për lidhjet me krimin, Dervishi në ‘5 Pyetjet’: Kurth për të kapur bretkosa! Beci: Demagogji! Dema: Nivelet e larta ti hetojë SPAK

      Efektivët e policisë po plotësojnë një tjetër formular, ku do duhet të deklarojnë për lidhje apo kontakte me krimin e organizuar. Gazetari Fredinand dervishi i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ tha se policia e korruptuar është një shqetësim real për vendin.

    • VIDEO

      Spahiu: Pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor

      Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ tha se pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv