-
VIDEO
Meta në SPAK, Lavdrim Lita në 'Frontline': Aty brenda ishte 'Helena e Trojës', ajo ka treguar gjithçka prokurorëve
Ilir Meta u paraqit sot në SPAK, teksa akuzoi kreun Dumani se po dëmton opozitën në shërbim të Ramës dhe nga ana tjetër hoqi çdo përgjegjësi nga vetja për shpërdorim pasurie, duke ia faturuar bashkëshortes Monika Kryemadhi. Në Frontline, Glidona Daci, Lavdrim Lita, Shemsi Prençi dhe Eugen Beci hodhën më shumë dritë mbi hetimet ndaj Metës.
-
VIDEO
'Skandaloze', gazetarja analizon sjelljen e Metës: Gjëja më e shëmtuar kur akuzoi për çdo gjë gruan! Nuk kisha parë agresivitet të tillë
Gazetarja Glidona Daci tha në Frontline se Meta si akuzues ndaj bashkëshortes së tij ishte gjëja më e shëmtuar ditën e sotme. Po ashtu dhe sjellja e tij me gazetarët para SPAK ishte skandaloze sipas saj.
-
VIDEO
Lufta e Izraelit me Iranin, përplasjet me Hezbollahun. Roli i Rusisë dhe Kinës
-
VIDEO
Shqipëria, ja si fitohet me Italinë. Shanset e kombëtares me Spanjën e Kroacinë
-
VIDEO
Meta e Kryemadhi bëjnë teatër, SPAK gati arrestin. Spahiu: Nëse Bami pendohet, arrestohet politikani
-
VIDEO
Pa Gjurme-Konflikti me të atin, largon të riun nga shtëpia/Nëna: Gabova që nuk ndoqa djalin, por…
Renato është djali i dytë i familjes Qerimi. Zengjine dhe Hasani janë prindër të tre fëmijëve. Renato, i cili sot rezulton i humbur kishte emigruar që herët në Greqi, me të mbaruar shkollën e mesme që përkon me vitin 1992. Renato fillimisht nis të jetojë në Iraklio dhe më pas zhvendoset nga një qytet në tjetrën, në tokën helene.
Me familjen kontaktet i kishte të rregullta deri në vitin 1995, kur ai shkonte dhe vinte nga Greqia në Shqipëria, por nuk arriti dot të pajisej me dokumenta të rregullta. Me banim në Polican asokohe, familja Qerimi vendos të transferohet drejt kryeqytetit në kërkim të një jetë më të mirë në vitin 1995. Endrra e të riut asokohe ishte të bëhej ushtarak.
Fiton të drejtën e studimit por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk përfundon dot endrrën, e cila për mbeti thjeshtë e tillë, nuk u realizua kurrë. Ndaj emigranti i sapo kthyer në atdhe me shptesën për të ndërtuar jetën e lë shkollën pergjysëm dhe nis të kërkojë punë. Familja kishte vështirësi ekonomike në atë kohë, pavarësisht se Renato ishte një djalë me ambiecie të mëdha nuk mundi dot të gjentë punë. I riu kaloi në depression për shkak të aftësive që kishte dhe pamundësisë për të realizuar atë që ai donte.
Bashkë me gjendjen e keqe të Renatos, familja po kalonte krizë, Zengjine dhe Hasani pas grindjeve të vazhdueshme marrin vendimin për tu ndarë. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli atë mëngjes rreth orës 7 sikundër ishte rituali i tij i përditshëm, por nuk u kthye më. Që nga ajo ditë askush nuk mësoi dot për fatin e 26 vecarit, i cili sot pas kaq vitesh nga zhdukja e tij është 49 vjec.
-
VIDEO
Spahiu nga Gjermania: Do e veshim Dortmundin KuqeZi në çdo rrugë me flamuj
Kreshnik Spahiu drejtpërdrejtë nga Gjermania tregoi atmosferën në qytetet gjermane në prag të përgatitjeve për Euro 2024, aty ku në Dortmund, Shqipëria do të luajë kundër Italisë në orën 21:00.
-
VIDEO
Godet Spahiu: 'Patriotët' faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Juristi Kreshnik Spahiu foli në lidhje Skype në Studio Live drejpërdrejtë nga Gjermania ku pritet që nesër të filloj Kampionati Europian, me Shqipërinë që ndeshjen e parë do ta luajë në Dortmund ditën e shtunë përballë Italisë.
-
VIDEO
Spahiu: Durim Bami dëshmoi në 2016 per lidhjet politike por nuk e morën seriozisht
Kreshnik Spahiu në Studio Live foli mbi hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe u ndal edhe tek arrestimi i Durim Bamit në Dubai, që sipas tij kanë lidhje me njëra-tjetrën. Spahiu solli në vëmendje që Bami ka dashur të ketë statusin e të penduarit të drejtësisë në vitin 2016 por askush as drejtësia nuk e mori seriozisht.
-
VIDEO
Rritet përdorimi i drogave sintetike në Shqipëri/ Eksperti i sigurisë: Turistët e huaj po sjellin droga të reja! Sociologu: Duhet një strategji për parandalimin (13.06.2024)
Rinia shqiptare dhe jo vetëm, duket se po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga përdorimi i drogave sintetike që edhe përgjatë nisjes së këtij sezoni turistik është parë si një fenomen në rritje, i përhapur gjerësisht në festat që organizohen në jug të vendit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 qershor 2024 – Receta/ Jeta fillon 40 apo 50 vjeç?/ Ushtrime tonifikimi për celulitin në kushte shtëpie
Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë / Tavë dheu me mëlçi / Supë me brokoli, patate dhe lulelakër/ Omletë me oriz.
Cilat janë vitet më pak të lumtura në jetën e një njeriu? Kur fillon vërtet lumturia? Shprehja “Jeta fillon 40 vjeç” na ka shoqëruar gjithmonë dhe të besuarit apo interpretimet rreth vërtetësisë kanë ndryshuar me kalimin e moshës… Por duket se studimet e shtyjnë akoma më tej këtë kufi “të të jetuarit” e jo pak, por një dekadë më shumë. Një studim i kryer nga Instituti Australian për Studimin e Familjes ka hedhur poshtë thënien e vjetër se “jeta fillon 40 vjeç”. Në fakt, sipas studimit, jeta fillon 50 vjeç. Për këtë temë që ngjall shumë diskutime, por dhe për kujdesin pas të 40-ave, flasim sot në “Rreze Dielli” me tre të ftuarit tanë, Tea Dupi, Influencer, trajneren e fitnesit Erilanda Bakalli dhe fotografin Sonny K.Elson.
Trajnerja e fitnesit Erilanda Bakalli, na tregon disa ushtrime në kushte shtëpie për celulitin. Ushtrimet janë shumë të thjeshta, ju duhet vetëm një llastik dhe me disa ushtrime të ndryshme mund të tonifikoni pjesën e krahëve, kofshëve, barkut dhe vitheve. Trajnerja na tregon dhe gabimet që nuk duhen bërë teksa bëjmë ushtrime në shtëpi, natyrë apo palestër si dhe orarin e duhur për t’u ushtruar.
-
VIDEO
Trup të tonifikuar me pak lëvizje në shtëpi? Ja ushtrimet më të mira për celulitin, ju duhet vetëm një çorape
Trajnerja e fitnesit Erilanda Bakalli, na tregon disa ushtrime në kushte shtëpie për celulitin. Ushtrimet janë shumë të thjeshta, ju duhet vetëm një llastik dhe me disa ushtrime të ndryshme mund të tonifikoni pjesën e krahëve, kofshëve, barkut dhe vitheve. Trajnerja na tregon dhe gabimet që nuk duhen bërë teksa bëjmë ushtrime në shtëpi, natyrë apo palestër si dhe orarin e duhur për t’u ushtruar.