-
VIDEO
Kujdesi pas të 40-ave /A fillon jeta në këtë moshë? Ja përgjigjet pikante të të ftuarve…
Cilat janë vitet më pak të lumtura në jetën e një njeriu? Kur fillon vërtet lumturia? Shprehja “Jeta fillon 40 vjeç” na ka shoqëruar gjithmonë dhe të besuarit apo interpretimet rreth vërtetësisë kanë ndryshuar me kalimin e moshës… Por duket se studimet e shtyjnë akoma më tej këtë kufi “të të jetuarit” e jo pak, por një dekadë më shumë. Një studim i kryer nga Instituti Australian për Studimin e Familjes ka hedhur poshtë thënien e vjetër se “jeta fillon 40 vjeç”. Në fakt, sipas studimit, jeta fillon 50 vjeç. Për këtë temë që ngjall shumë diskutime, por dhe për kujdesin pas të 40-ave, flasim sot në “Rreze Dielli” me tre të ftuarit tanë, Tea Dupi, Influencer, trajneren e fitnesit Erilanda Bakalli dhe fotografin Sonny K.Elson.
-
VIDEO
Sekretet e Fërgesës në tavë dheu me mëlçi nga zonja Albana
Tavë dheu me mëlçi
Përbërësit:
- 3 lgj gjizë
- 3 lgj vaj ulliri
- 300 gr mëlçi
- 300 ml lëng mishi me copëza
- 1 lgj piper i kuq
- 1 lgj miell misri
- 1 kokërr qepë
- 6 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
- Piper djegës
Përgatitja:
Mëlçitë pasi i kemi larë mirë i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere vendosim pak mish viçi të ziejë për të përftuar buljonin. Në një tigan kaurdisim mëlçitë për pak minuta, më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët. E ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë lëngun e mishit dhe salcën e domates dhe e lemë në temperaturë të ulët për rreth 20 minuta. Në një enë tjetër tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë gjizën, piperin e kuq, piperin djegës dhe thelpinjtë e hudhrës. Vazhdojmë kaurdisjen duke e trazuar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Gjizën e kaurdisur me miellin e shtojmë tek qepa së bashku me mëlçitë. E spërkasim gatimin me majdanoz të grirë dhe e lemë të marrë valë. Në momentin që yndyra do të dalë lartë do të thotë që është gati për t’a vendosur në furrë. Në furrën e nxehur kemi vendosur tavën e baltës. Hedhim tek tava e dheut fërgesën me mëlçi dhe e vendosim në furrë për rreth 20 minuta.
-
VIDEO
Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë nga zonja Albana
Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 40-50 gjethe rrushi
- 500 gr mish viçi i grirë
- 200 gr oriz
- 400 ml ujë
- 4-5 qepë të njoma
- 50 ml vaj ulliri
- Koper, nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë mirë gjethet e rrushit në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë për gati 2 minuta në ujë të vluar. I kullojmë dhe i hapim në tavolinë. Ndërkohë në një enë me pak vaj ulliri hedhim mishin e grirë dhe e kaurdisim në zjarr të ulët, duke i hedhur edhe pak ujë që të gatuhet mirë. Më pas shtojmë qepët e prera hollë duke vijuar me kaurdisjen. Shtojmë orizin, pak kripë, erëzat dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Në fund të enës ku do ziejmë japrakët vendosim disa gjethe hardhie. Më pas mbushim gjethet me anë të një luge me masën që përgatitëm. Japrakët më mish i mbështjellim duke i dhënë formë gjatësore ose mund t'i palosim sipas dëshirës, mjafton që mbushja të mos dalë. Japrakët e përgatitur i vendosim njëri mbi tjetrin në 2-3 shtresa në enë. Vendosim sipër një pjatë dhe hedhim ujin e nxehtë. E mbulojmë enën me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadalshëm për rreth 20 minuta.
-
VIDEO
Omletë me oriz, një super recetë e thjeshtë ricikluese nga zonja Albana
Omletë me oriz
Përbërësit:
- 2 kokrra vezë
- 100 gr djathë të grirë
- Oriz i zier
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Orizin e zier e përziejmë me vezët dhe me bimë aromatike sipas dëshirës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë djathë të grirë. Të gjithë masën e skuqim në tigan me kapak mbuluar.
-
VIDEO
Supë me brokoli, patate dhe lulelakër nga zonja Albana / Plot shije dhe vlera
Supë me brokoli, patate dhe lulelakër
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 1 kokë lulelakër
- 1-2 patate mesatare
- 1-2 karrota
- 1 qepë të vogël
- 1 litër ujë
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për rreth 10 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.
-
VIDEO
E kam mbyllur si deputet, Agron Duka: Nuk kandidoj në 2025-ën, mbetem kryetar i PAA
-
VIDEO
Ibsen Elezi këshillë Shabanit: Duhet të jeni më agresiv, luftë politike! Agron Duka: Lërini studiot, nuk duhet t'ju zërë këmba në tokë
Ibsen Elezi në Repolitix u shpreh se partitë e reja duhet të jenë më agresiv në aksionin e tyre politik
-
VIDEO
'Duhet front i përbashkët me Lapajn dhe Qorin', Shabani në Repolitix: Përballë kemi 2008-ën e rilindur
Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani shprehet se copëzimi i partive të reja nuk i shërben askujt. Ai hedh idenë që në zgjedhjet e 2025-ës të jetë një koalicion mes Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit. Shabani shton se i duhet imponuar mazhorancës që të zbritet nën 70 mandate.
-
VIDEO
'Kam një tufë komunistësh që më votojnë', Agron Duka në Repolitix: Me këtë sistem duhet të futem tek sqetlla e Berishës dhe të kandidoj
Në Repolitix çështja e vulës së PD-së që kaloi në duart e Berishës dhe fati i partive të reja në prag të zgjedhjeve të 2025-ës u diskutua me Endri Shabanin, Ibsen Elezin, Agron Dukën dhe Rezart Kthupin.
-
VIDEO
'Nuk kam kryetar Sali Berishën', Rezart Kthupi: Dje u divorcuam
Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Rezart Kthupi shprehet se pa vendimit të vulës nuk është më pjesë e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Sot 25 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Deputeti kosovar: Tronditëse që ish krerët e UÇK-së mbahen në burg! Nga Kurti sot jemi nën sanksione
Dita e sotme shënoi për Kosovën 25-vjetorin e Çlirimit nga forcat gjakatare serbe, kjo edhe falë hyrjes së NATO-s më territorin e saj.
-
VIDEO
‘Po punove, arrin diçka’, bujku nga Ndroqi nuk i braktis tokat: Bujqësia s'ka orar- Një nga në
Një nga ne sjell historinë e një bujku nga fshati Çalabërzezë, komuna Ndroq. Sinan Lika është baba i 4 fëmijëve dhe për më shumë se 20 vite, merret me bujqësi. Tokat i ka të trashëguara nga i ati. Një pjesë të sipërfaqes e ka kthyer në serë ku ka mbjellë pjepër, domate, bishtaja dhe kastravec. Ndërkohë nuk mungojë as kulturat e tjera të cilat i ka për përdorim vetjak. Bujqësia është sa sfiduese, aq edhe e bukur kur shikon farat teksa rriten dhe japin frutin. Nuk ka shpërblim të menjëhershëm. Gjithë investimin e kryer, e merr mbrapsht kur shitet prodhimi. Ndaj shumë e kanë braktisur tokën për shkak të lodhjes nga puna fizike, risqeve dhe përkushtimit që kërkon ky sektor. Por, jo Sinani. Tashmë ka përvojën e duhur që nuk e lë të gabojë. Përzgjedh me kujdes farat për mbjelljet e radhës, merret me prashitjen, spërkatjen me plehra kimik, vaditjen dhe vjeljen. Kështu kalon gjithë dita pa u ndjerë. Koha e lirë mbetet e pakët, por kur mundet bën shëtitje me kal për të shijuar mrekullitë e natyrës ose për të konsumuar prodhimet bio.