-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha mbetet 'non grata' në Britani te çfarë tregon vendimi i Londrës deri te si po pastrohen miliardat e drogës në Shqipëri.
-
VIDEO
Opozita që ndërton kulla nuk fiton zgjedhje. Pse partitë e reja s'pranojnë frontin e Berishës
E ardhmja e Partisë Demokratike dhe opozitës pas dhënies së vulës Berishës dhe Rithemelimit u diskutua në '5 Pyetjet me Babaramon', me Kreshnik Spahiun, Lavrim Litë, Adriatik Lapajn, Erald Kaprin dhe Bledion Nallbatin.
-
VIDEO
Pa Gjurme- Akuzon dajën për zhd*kjen e nënës, nipi i kërkon ballafaqim: Iku prej teje, se ju…
Lirija është fëmija i parë nga 5 fëmijët e familjes Pjeci nga Kavaja, jeta e së cilës ndryshoi kur u martua me Haki Shalën.
Ai ushtronte dhunë ndaj të shoqes për shkak të xhelozisë. Edhe me ardhjen në jetë të 3 fëmijëve sërish dhuna ishte prezente në familje dhe si të mos mjaftonte kjo, i shoqi nisi të kishte edhe një marrëdhënie paralele. Këtu përfundoi gjithcka dhe Liria vendosi t’i drejtohej gjykatës për divorc ku u vendos që dy fëmijët e parë t’i merrte bashkëshorti, ndërsa vajza e vogël të jetonte me Lirien, nënën.
Fati kishte rezervuar të papritura për Lirien e cila pasi u nda nga I shoqi vendosi të largohej drejt Korcës së bashku me vajzën ku nisi një tjetër marrëdhënie me një tjetër person. Nga këtu nis edhe misteri i zhdukjes së saj. Ndërsa jetonte në Korce, Liries i vjen një telegram nga kunati i të vëllait, Flamurit.3 ditë më pas ajo mori vajzën të cilën e dërgoi tek prindërit në Shkallnur të Durrësit. U pohon se do të kthehej për 10 ditë për të marrë vajzën. Me ikjen e saj dhe me kokën pas, Liria nuk u kthye më që prej vitit 1995. Prindërit kontaktuan me djalin Flamurin, ku mësuan se letra i ishte dërguar Liries nga i kunati i tij dhe se për largimin e saj kishin dijeni dy vëllezërit e bashkëshortes së Flamurit. Kunetërit e këtij të fundit e kërcënuan me jetë Flamurin, që të kjo çështje të mbyllej.Ndaj dyshimet e familjes mbesin pikërisht aty. Kohë më pas një fqinj u pohon se e kishte parë Lirien në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Që nga ky episod asgjë nuk u mësua kurrë për fatin e Lirie Pjeçit…
-
VIDEO
Non-grata britanike për Berishën rikonfirmohet/ Ben Andoni në 'Studio Live': Ish-kryeministri kërkon kohë! Do të lerë në krye: Bardhi, Nokën dhe Argitën
Non-grata britanike për Berishën u rikonfrimua sot nga Komisionit i Apelimit për Emigrantët në Britaninë e Madhe. Analisti Ben Andoni në Studio Live u shpreh se Berisha po përpiqet të fitoj kohë ndërkohë që mendon të lërë një triumvirat në krye të PD-së: Bardhi-Noka-Argita Malltezi.
-
VIDEO
Policia arreston tifozët, serbët djegin flamujt shqiptarë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 qershor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Përfitimet shëndetësore nga dielli, deti dhe rëra
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me spinaq dhe gjizë / Embëlsirë me 3 përbërës në gotë.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në lidhje me atë çfarë duam të bëjmë dhe është e rëndësishme në fushën ekonomike dhe atë sociale. Përsa i përket çështjeve që lidhen me dashurinë, me udhëtimet apo me mundësitë duket se planetet favorizojnë në këtë rast. Eshtë një moment mjaft pozitiv dhe shumë ideal përsa i përket punës dhe vazhdimësisë, por duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë bëjmë dhe ku shkojmë. Përqendrohuni në synimet tuaja!
Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një 'ilaç' apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm. Ndërsa uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërkohë, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti, si dhe tregojmë arsyet që pengojnë mospërthithjen e vitaminës D nga organizmi. Gjithashtu Merja në fund të bisedës i jep përgjigje pyetjeve të ndjekësve që kanë shkruar në rrjetet sociale në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore.
-
VIDEO
Përfitimet e mahnitshme nga rëra dhe deti / Ylli Merja, ilaç për reumatizmën, kolesterolin dhe…
Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një 'ilaç' apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm, Uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërsa, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti.
-
VIDEO
Përfitimet nga rrezet e diellit/ Arsyet që pengojnë përthithjen e vitaminës D, bimët që ndihmojnë
Plazhi mund të jetë shumë i dobishëm për ne, emocionalisht dhe fizikisht. Për shumë njerëz, pa e kuptuar, të bërit plazh mund të jetë kura më e mirë kur janë të shqetësuar, të lodhur apo të stresuar. Por plazhi, rëra, deti dhe rrezet e diellit janë gjithashtu një 'ilaç' apo kurë natyrale për një sërë problematikash shëndetësore. Rrezet e diellit ndikojnë në rritjen e nivelit të vitaminës D në organizëm, Uji i detit është i pasur me shumë minerale të cilat mund të ndihmojnë në shërimin e kushteve të lëkurës si ekzema e myku, apo me probleme në sinuse, temperatura, etj. Nga ana tjetër, noti është një ushtrim që ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor dhe fizik. Ndërsa, rëra është një eksfoliant natyral dhe mund të largojë lëkurën e vdekur nga këmbët tona. Akti i vendosjes së këmbëve në rërë të ngrohtë është një terapi e mrekullueshme për një sërë sëmundjesh varikoze dhe reumatizmale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për të gjitha përfitimet që marrim nga rrezatimi diellor dhe deti, gjithashtu tregojmë arsyet që pengojnë mospërthithjen e vitaminës D nga organizmi.
-
VIDEO
Byrek me spinaq dhe gjizë nga zonja Albana/ Përgatitet lehtë, shija është fantastike
Byrek me spinaq dhe gjizë
Përbërësit:
Brumi:
- 500 gr miell
- 10 pika uthull
- 10 pika vaj
- Pak kripë
- Pak sheqer
- Ujë sa të marrë
Mbushja:
- 500 gr spinaq
- 5 qepë të njoma
- 250 gr gjizë
- Vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas hapim petë të madhe dhe e presim në katrore. Bashkojmë përbërësit e mbushjes duke i trazuar mirë. Mbushim byrekët dhe i mbyllim në formë zarfi. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Embëlsirë në gotë, super e shpejtë me vetëm 3 përbërës nga zonja Albana
Embëlsirë me 3 përbërës në gotë
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 4 lgj niseshte
- 3 lgj sheqer pluhur
- Lajthi apo bajame / Fruta të freskëta për servirje
Përgatitja:
Shtojmë qumështin në një tenxhere bashkë me sheqerin dhe niseshten. Kur masa të trashet e kalojmë nëpër gota. E spërkasim me lajthi të thërmuar dhe fruta sipas dëshirës.
-
VIDEO
Vëmendje në punë! Kujdes nga grindjet dashurore shenja e... Horoskopi javor 17-23 qershor nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 17-23 qershor 2024, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme në lidhje me atë çfarë duam të bëjmë dhe është e rëndësishme në fushën ekonomike dhe atë sociale. Përsa i përket çështjeve që lidhen me dashurinë, me udhëtimet apo me mundësitë duket se planetet favorizojneë në këtë rast. Eshtë një moment mjaft pozitiv dhe shumë ideal përsa i përket punës dhe vazhdimësisë, por duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë bëjmë dhe ku shkojmë. Përqendrohuni në synimet tuaja!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 17 qershor 2024