• VIDEO

    Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin

    Historia e trishtë e një 56-vjeçareje do të trajtohet pasditen e sotme në studion e emisionit ‘Pa Gjurme”. Feride Jukaj është një nënë e 3 fëmijëve e cila jeton në Shkodër bashkë me bashkëshortin Skënder Jukaj 69 vjeç. Ky i fundit ka lindur me një problem në shikim ndërsa para 4 vitesh për shkak të tensionit të lartë ai e humbi shikimin 100% në të dy sytë dhe sot jeton në terr të plotë. Edhe pas shumë vizitave nëpër spitale të ndryshme, Skënderit nuk i japin shpresë për të rikthyer shikimin.

  • VIDEO

    Softa në Report Tv: SPAK gati operacionin tjetër për goditjen e grupeve kriminale, të përfshirë edhe policë

    Eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ftuar në Report Tv tha se SPAK pritet të godasë sërish me një operacion të ri për goditjen e grupeve kriminale. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Softa tha se të përfishirë mund të rezultojnë edhe policë të nivelit të lartë.

     
  • VIDEO

    Vula në duart e Berishës/ Juristi: Morali ka qenë me Bashën! U përball me turmën berishiane, i hodhi nga kati i dytë në Lanë

    Apeli i kaloi vulën Berishës duke lënë në fuqi vendimin 'Zhukri'. Për juristin Romeo Kara, morali ka qenë me Bashën pasi u përball me Berishën dhe turmën e tij.

    • VIDEO

      Kryemadhi në SPAK/ Juristi Romeo Kara në 'Studio Live': Së shpejti do ketë një akuzë! Edhe 'Metamorfoza' ka lidhje me Metën

      Juristi Romeo Kara shtjelloi idenë se hetimet ndaj çifiti Meta-Kryemadhi janë drejt fundit dhe së shpejti do të ketë një akuzë.

    • VIDEO

      “Nga bashkimi me Berishën tek parti me logo të re! Avokati Logu zbardh për Report Tv takimin me dyer të mbyllura të Bashës pasi Apeli i mori vulën

      Për avokatin Besard Logu, vendimi i Apelit nuk pritej nga shumica.

    • VIDEO

      A do t’i bashkohet Basha-Berishës?/ Analisti: Politika nuk duhet lidhur me vula e logo! Rithemelimi karantinë me figura të dyshimta

      Pas shumë kohësh zvarritje të çështjes, Gjykata e Apelit vendosi ditën e djeshme që vula dhe logoja e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit të Sali Berishës. Pas këtij vendimi, natyrshëm në opinion publik u ngrit pyetja se çfarë do të ndodhë me grupimin e Lulzim Bashës.

    • VIDEO

      Basha te Berisha?! Logu zbardh prapaskenat e takimit, Tafani apelon për akuzat ndaj drejtësisë

      ‘Përballje’ trajton tema të aktualitetit politik dhe social me impakt të gjerë në shoqëri. Në fokus është analiza, debati dhe përballja e argumenteve të ndryshme me ekspertë dhe protagonistë të fushave përkatëse.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 qershor 2024 – Receta/ Makina e parë ushtarake ‘Shota’/ Këshillla biznesi/ Maska në kushte shtëpie

      Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë / Sallatë pule me kos dhe oriz / Kadaif me krem.

      “Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania” lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit…Për herë të parë në Shqipëri prodhohet makina e parë ushtarake me emrin "Shota". Prezantimi i saj do të bëhet në Panairin Eurosatory Paris 2024 në panairin ndërkombëtar për mjete mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Kristi Dhimitri, menaxhere operacionale tregon se makina “Shota” është prototip me të cilin duan të vijojnë prodhimin në seri të mëtejshme sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar.

      Në studion e “Rreze Dielli” u njohëm me Jonian Demiri, analist i lartë biznesi me 10 vite eksperiencë në Australi në Universitetin e Sidney, si analist biznesi, me përvoja të suksesshme në orientimin e bizneseve, projekteve të larmishme në fusha të ndryshme. Prej dy vitesh ai jeton dhe punon në Greqi, ndërsa në studio u diskutuan tematikat e mëposhtme: Cilat janë bizneset që sjellin më tepër të ardhura në ditët e sotme, nëse dikush ka ndërmend të hapë një biznes dhe ka mundësinë financiare? Cilat janë strategjitë për t’i bërë bizneset e vogla më të forta se kurrë? Sa i takon biznesit online, cilat janë hapat që duhen ndjekur për t’i promovuar sa më mirë? Cilat sipërmarrje biznesi do të ishin më të mirat për gratë?

      Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na tregon recetën e vjehrrës me lëvozhgat e vezëve dhe limon për fytyrën. Një maskë ideale për lëkurë të hidratuar që përgatitet lehtë në shtëpi dhe mbi të gjitha me zero kosto. Gjithashtu Xheni na tregon dhe një truk te thjeshtë si të shkëlqejmë lugët dhe sendet e aluminit me vetëm dy përbërës.

    • VIDEO

      Doni lëkurë si bebe? Xheni tregon recetën e vjehrrës me vetëm 2 përbërës / Truk si të shkëlqeni enët

      Amvisa virale që jeton në Amerikë e njohur për gatimet e saj speciale tradicionale dhe maskat e vjetra të gjysheve, Xheni Fundo, këtë herë për studion e “Rreze Dielli” na tregon recetën e vjehrrës me lëvozhgat e vezëve dhe limon për fytyrën. Një maskë ideale për lëkurë të hidratuar që përgatitet lehtë në shtëpi dhe mbi të gjitha me zero kosto. Gjithashtu Xheni na tregon dhe një truk te thjeshtë si të shkëlqejmë lugët dhe sendet e aluminit me vetëm dy përbërës.

    • VIDEO

      ‘Shota’ makina e parë ushtarake e blinduar ‘Made in Albania’

      “Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania” lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit…Për herë të parë në Shqipëri prodhohet makina e parë ushtarake me emrin "Shota". Prezantimi i saj do të bëhet në Panairin Eurosatory Paris 2024 në panairin ndërkombëtar për mjete mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Kristi Dhimitri, menaxhere operacionale tregon se makina “Shota” është prototip me të cilin duan të vijojnë prodhimin në seri të mëtejshme sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar.

    • VIDEO

      Byrek me petë të pjekura me qumësht e vezë nga zonja Albana

      Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë

      Përbërësit:

      • 1 pako petë të pjekura
      • 1 lt qumësht
      • 100 gr gjalpë
      • 100 ml vaj
      • 5-6 kokrra vezë
      • 1 lç sodë sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Në një tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë qumështin, kripën, arrën moskat dhe pak sodë buke. Lyejmë me yndyrë tavën ose tepsinë dhe vendosim në të një petë të thatë si bazë. Petët e tjera i lagim mirë me qumështin me vezë dhe i shtrojmë mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve, nëse na tepron pak qumësht e hedhim sipër. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.  

    • VIDEO

      Sallatë pule me kos dhe oriz nga zonja Albana

      Sallatë pule me kos dhe oriz

      Përbërësit:

      • ½ filxhan oriz basmati
      • 3 lugë vaj ulliri
      • 1 gjoks pule
      • ¾ lugë çaji kripë
      • ¾ lugë çaji piper i bluar
      • 1 brokoli
      • ½ filxhan kos
      • 3 lugë uthull balsamike të bardhë
      • 2 lugë qepë të grira
      • 1 lugë gjelle ujë
      • 2 gota rrush të kuq
      • 1 degë selino
      • 1 tufë majdanoz

      Përgatitja:

      Vendosim orizin të ziejë dhe më pas e lëmë të ftohet. Ndërkohë ngrohim dy lugë gjelle vaj në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, shtojmë pulën me pak kripë dhe piper, e mbulojmë dhe e gatuajmë për 8 minuta. E kthejmë nga ana tjetër dhe vazhdojmë ta gatuajmë derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. E largojmë pulën dhe e vendosim në një pjatë dhe pasi të jetë ftohur e presim në copa. Tek tigani shtojmë ujë të ziejë, më pas vendosim brokolin e ndarë në lule. Ulin nxehtësinë në mesatare-të ulët dhe e gatuajmë për rreth 4 minuta. Ndërkohë rrahim në një tas të vogël, kosin, uthullën, qepët dhe pjesën e mbetur të vajit, kripë dhe piper. Kombinojmë orizin, pulën, brokolin, rrushin, selinonë, majdanozin dhe qepët në një tas të madh. Hedhim salcën mbi sallatë dhe e shërbejmë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv