Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrakë me gjethe rrushi dhe mish të grirë / Tavë dheu me mëlçi / Supë me brokoli, patate dhe lulelakër/ Omletë me oriz.
Cilat janë vitet më pak të lumtura në jetën e një njeriu? Kur fillon vërtet lumturia? Shprehja “Jeta fillon 40 vjeç” na ka shoqëruar gjithmonë dhe të besuarit apo interpretimet rreth vërtetësisë kanë ndryshuar me kalimin e moshës… Por duket se studimet e shtyjnë akoma më tej këtë kufi “të të jetuarit” e jo pak, por një dekadë më shumë. Një studim i kryer nga Instituti Australian për Studimin e Familjes ka hedhur poshtë thënien e vjetër se “jeta fillon 40 vjeç”. Në fakt, sipas studimit, jeta fillon 50 vjeç. Për këtë temë që ngjall shumë diskutime, por dhe për kujdesin pas të 40-ave, flasim sot në “Rreze Dielli” me tre të ftuarit tanë, Tea Dupi, Influencer, trajneren e fitnesit Erilanda Bakalli dhe fotografin Sonny K.Elson.
Trajnerja e fitnesit Erilanda Bakalli, na tregon disa ushtrime në kushte shtëpie për celulitin. Ushtrimet janë shumë të thjeshta, ju duhet vetëm një llastik dhe me disa ushtrime të ndryshme mund të tonifikoni pjesën e krahëve, kofshëve, barkut dhe vitheve. Trajnerja na tregon dhe gabimet që nuk duhen bërë teksa bëjmë ushtrime në shtëpi, natyrë apo palestër si dhe orarin e duhur për t’u ushtruar.