-
VIDEO
Integrimi në BE/ Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Klodiana Spahiu: Objektiv 10 deri në fund të vitit, po punojmë fort
Zhvillimi i 4 tryezave qeveritare në një ditë është sinjal nga BE dhe një moment që duhet shfrytëzuar. Mbyllja e 10 kapitujve në total të negociatave me BE janë objektivi ambicioz i qeverisë për këtë vit.
-
VIDEO
Spahiu: Ministri Ferit Hoxha, çelësi i suksesit në mbylljen e kapitujve me BE dhe standardizimin e mardhënive me jashtë
Shqipëria ka mbyllur këtë të martë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Korrik 2026 – Receta / Kujdesi për fëmijët në vapë/ Ndikimi i numrave në jetën tonë
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukëvale tradicionale / Qofte me domate dhe trahana / Djathë i bardhë i pjekur në furrë me domate të thata dhe ullinj.
Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore si goditja nga dielli, dhimbjet e barkut, diarrea dhe dehidratimi. Si mund t'i dallojnë prindërit shenjat e para? Kur mjafton kujdesi në shtëpi dhe në cilat raste duhet kërkuar menjëherë ndihma e mjekut? Për këto çështje dhe këshillat praktike për parandalimin dhe menaxhimin e tyre, bisedojmë në "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Edmond Pistulli, mjek kardiopediatër, i cili ndan rekomandime të vlefshme për t'i ndihmuar prindërit të kujdesen sa më mirë për shëndetin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.
Nga bota e inxhinierisë së ndërtimit në Norvegji, drejt kërkimit të kuptimeve më të thella të jetës, gjuhës, simbolikës dhe vetëdijes njerëzore. E ftuar ne “Rreze Dielli”, Afërdita Zaja, e cila pas një karriere të suksesshme si inxhiniere konstruktore, iu përkushtua studimit të etimologjisë, numerologjisë, meditimit dhe traditave të lashta shpirtërore. Nxënëse e studiuesit dhe gjuhëtarit të njohur Petro Zheji, ajo ka eksploruar lidhjen mes fjalës, zërit, numrave dhe energjive që, sipas saj, ndikojnë në jetën e njeriut. Sot ajo po hap në Norvegji qendrën e saj të meditimit, LotusOcean Meditation Center, një hapësirë që synon të ndihmojë njerëzit të gjejnë qetësi, ekuilibër dhe lidhje më të thellë me veten dhe natyrën. Çfarë mund të na tregojnë numrat për jetën tonë? Cila është fuqia e fjalës dhe e zërit? Dhe si mund të gjejmë më shumë harmoni në një botë që shpesh na largon nga vetvetja? Për këto dhe shumë të tjera do të flasim sot me Afërdita Zajën.
-
VIDEO
"Tjetër hap drejt BE", Gledis Gjipali: Shqipëria mbyll sot 3 kapitujt e parë...
-
VIDEO
‘Tërhiqni lëkurën e barkut të fëmijëve dhe shikoni nëse…’ / Mjeku kardiopediatër këshillon
Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore si goditja nga dielli, dhimbjet e barkut, diarrea dhe dehidratimi. Si mund t'i dallojnë prindërit shenjat e para? Kur mjafton kujdesi në shtëpi dhe në cilat raste duhet kërkuar menjëherë ndihma e mjekut? Për këto çështje dhe këshillat praktike për parandalimin dhe menaxhimin e tyre, bisedojmë në "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Edmond Pistulli, mjek kardiopediatër, i cili ndan rekomandime të vlefshme për t'i ndihmuar prindërit të kujdesen sa më mirë për shëndetin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.
-
VIDEO
Data e lindjes s’është rastësi! Çfarë zbulon për fatin dhe të ardhmen tënde? | Flet studiuesja
Nga bota e inxhinierisë së ndërtimit në Norvegji, drejt kërkimit të kuptimeve më të thella të jetës, gjuhës, simbolikës dhe vetëdijes njerëzore. E ftuar ne “Rreze Dielli”, Afërdita Zaja, e cila pas një karriere të suksesshme si inxhiniere konstruktore, iu përkushtua studimit të etimologjisë, numerologjisë, meditimit dhe traditave të lashta shpirtërore. Nxënëse e studiuesit dhe gjuhëtarit të njohur Petro Zheji, ajo ka eksploruar lidhjen mes fjalës, zërit, numrave dhe energjive që, sipas saj, ndikojnë në jetën e njeriut. Sot ajo po hap në Norvegji qendrën e saj të meditimit, LotusOcean Meditation Center, një hapësirë që synon të ndihmojë njerëzit të gjejnë qetësi, ekuilibër dhe lidhje më të thellë me veten dhe natyrën. Çfarë mund të na tregojnë numrat për jetën tonë? Cila është fuqia e fjalës dhe e zërit? Dhe si mund të gjejmë më shumë harmoni në një botë që shpesh na largon nga vetvetja? Për këto dhe shumë të tjera do të flasim sot me Afërdita Zajën.
-
VIDEO
Nëse vëreni këto shenja tek jashtëqitja e fëmijës, është alarmuese / Flet mjeku pediatër
Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj problemeve shëndetësore si goditja nga dielli, dhimbjet e barkut, diarrea dhe dehidratimi. Si mund t'i dallojnë prindërit shenjat e para? Kur mjafton kujdesi në shtëpi dhe në cilat raste duhet kërkuar menjëherë ndihma e mjekut? Për këto çështje dhe këshillat praktike për parandalimin dhe menaxhimin e tyre, bisedojmë në "Rreze Dielli" me Prof. Dr. Edmond Pistulli, mjek kardiopediatër, i cili ndan rekomandime të vlefshme për t'i ndihmuar prindërit të kujdesen sa më mirë për shëndetin e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta.
-
VIDEO
Djathë i pjekur në furrë me domate të thata dhe ullinj nga zonja Albana
Djathë i bardhë i pjekur në furrë me domate të thata dhe ullinj
Përbërësit:
- 225 gr djathë i bardhë feta
- ⅓ filxhan domate të thata në vaj
- ⅓ filxhan ullinj
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- ½ lugë çaji trumzë e thatë
- ¼ lugë çaji spec djegës
- 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
- Piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 190°C. Vendosni djathin e bardhë në qendër të një tave të vogël. Shpërndani përreth domatet e thata dhe ullinjtë. Shtoni hudhrën, rigonin, trumzën dhe specin djegës. Hidhni sipër vajin e ullirit. Piqeni për 20–25 minuta, derisa djathi të zbutet dhe të marrë pak ngjyrë të artë. Pasi ta nxirrni nga furra, spërkateni me lëkurë limoni, majdanoz dhe pak piper të zi. Shërbejeni menjëherë me bukë të ngrohtë ose perime të freskëta.
-
VIDEO
Bukëvale tradicionale nga zonja Albana
Bukëvale tradicionale
Përbërësit:
- 400 gr miell misri
- 600 gr miell gruri
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë ujë
- 1 majë luge sodë buke
- 1 majë luge kripë
- 400 ml vaj ulliri
- 3–4 lugë gjalpë i tretur
- Sheqer për spërkatje
Përgatitja:
Përgatitni fillimisht sherbetin duke zier ujin me sheqerin në zjarr mesatar derisa të marrë valë. Lëreni të ftohet plotësisht. Në një tas të madh përzieni miellin e misrit, miellin e grurit, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni sherbetin e ftohur dhe vajin e ullirit, duke i përzier me dorë derisa të formohet një brumë homogjen. Vendoseni brumin në një tepsi dhe, me ndihmën e një luge të vogël, krijoni në sipërfaqe gërvishtjet karakteristike të bukëvales. Spërkateni me gjalpin e tretur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 60 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Pasi të jetë ftohur, priteni në copa dhe spërkateni me sheqer.
-
VIDEO
Qofte me domate dhe trahana nga zonja Albana
Qofte me domate dhe trahana
Përbërësit:
- 1 kg domate të pjekura
- 5 lgj trahana e thartë
- 6 lgj bukë e grirë (galetë)
- 1 vezë e madhe
- ½ lgj qepë të njoma të grira
- 2 lgj nenexhik i freskët i grirë
- 1½ lgj majdanoz i grirë
- 10 gr pluhur pjekës
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Grini domatet në rende të trashë ose në procesor dhe kullojini lehtë nga lëngu i tepërt. Vendosini në një tas dhe shtoni trahananë, galetën, vezën, qepën e njomë, nenexhikun, majdanozin, piperin, pak kripë dhe pluhurin pjekës. Përziejini mirë dhe lëreni masën të pushojë rreth 20–30 minuta, që trahanaja të zbutet dhe të thithë lëngjet. Nëse masa del shumë e hollë, shtoni pak galetë ose pak trahana. Ngrohni vaj ulliri në një tigan. Merrni nga një lugë gjelle nga masa dhe skuqini në vaj të nxehtë nga 3–4 minuta për secilën anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini mbi letër kuzhine që të kullojë vaji. Shërbejini të ngrohta me kos të kulluar ose salcë me kos dhe hudhër, sallatë të freskët dhe pak limon.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 14 Korrik / Qytetari: Soros nuk ia fal Ramës burgosjen e Veliajt
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 14 korrik 1998/ Tronditëse, në Tiranë ekzekutohet i forti i Niklës Muharrem Haka dhe 3 personat që e shoqëronin
Në Tiranë ishte ekzekutuar i forti i Niklës Muharrem Haka së bashku me 3 personat që e shoqëronin por kjo nuk ishte ngjarja e vetme që kishte tronditur kryeqytetin. Bëhet fjalë për verën e vitit 1998 dhe këto ngjarje pasqyroheshin në shtypin e datës 14 korrik 1998. Koha Jonë në faqe të parë shkruan: Masakër në Tiranë, ekzekutohet Muharrem Haka. Ngjarja pasqyrohej me detaje edhe në Gazetën Shqiptare apo edhe në RD.