• VIDEO

    Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë nga zonja Albana

    Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë mozarela

    Përbërësit:

    • 4 speca (të kuq dhe të verdhë)
    • 4 vezë
    • 100–120 gr mini mozarela
    • 200 gr suxhuk
    • 8–10 domate qershi
    • 10–12 ullinj jeshil pa bërthamë
    • 2 qepë të njoma të grira hollë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 200°C (me ventilim). Prisni kapakun e specave dhe hiqni farat. Vendosini specat në një tavë. Brenda secilit spec shtoni disa copa mini mozarele, pak suxhuk, 2–3 ullinj, 2–3 domate qershi, pak qepë të njoma. Thyeni nga 1 vezë në secilin spec. Rregullojini me kripë dhe piper. Nëse dëshironi, shtoni pak vaj ulliri sipër. Piqini për rreth 25 minuta në 200°C, derisa veza të mpikset sipas dëshirës dhe specat të zbuten lehtë.

  • VIDEO

    Barbun në furrë me domate, ullinj dhe kaperi nga zonja Albana

    Barbun në furrë me domate, ullinj dhe kaperi

    Përbërësit:

    • 1 kg barbun i pastruar
    • 300 gr domate qershi
    • 100 gr ullinj të zinj
    • 2 lugë gjelle kaperi
    • 4 thelpinj hudhër
    • 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
    • 1 limon (lëngu dhe disa feta)
    • 1 lugë çaji rigon
    • Majdanoz i freskët i grirë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 190°C. Vendosni barbunët në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Shtoni domatet, ullinjtë, kaperin dhe hudhrat e shtypura. Spërkatini me vaj ulliri, lëng limoni, rigon, kripë dhe piper. Vendosni sipër disa feta limoni dhe piqeni për 20–25 minuta, derisa peshku të marrë ngjyrë të artë dhe mishi të shkëputet lehtë nga kocka. Në fund, spërkateni me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 16 Korrik /Qytetari i ashpër: Në PD ka “mulizim” dhe “salizim”.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 16 korrik 1997/ PD largon Berishën nga drejtimi e partinë e merr Pollo, KQZ-Presidentit:Ose kryetar shteti ose deputet

    Në shtypin e shkruar të datës 16 korrik 1997 pasqyroheshin zhvillime në PD. Gazeta Shqiptare shkruan se pas një mbledhje surprizë Berishën e kishin larguar nga drejtimi dhe partinë e morri Genc Pollo. Nga ana tjetër KQZ i dërgon letër Presidentit ende në detyrë Berisha ku i kërkon të zgjedh: Ose kryetar shteti ose deputet.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Korrik 2026 – Receta / Problemet me fryrjen e barkut… Dieta FODMAP

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me beshamel, djathë dhe kremviçe / Qofte me salcë kremoze limoni / Fërgesë me domate dhe vezë.

    Problemet me tretjen janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet abdominale, kapsllëku apo diarreja janë shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Shpesh, edhe kur analizat rezultojnë normale, simptomat vazhdojnë, duke i shtyrë pacientët të kërkojnë zgjidhje përmes ndryshimeve në mënyrën e të ushqyerit. Një nga qasjet ushqimore që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve është dieta FODMAP, e cila përdoret kryesisht për menaxhimin e simptomave tek personat me zorrë të ndjeshme dhe sindromën e zorrës së irrituar. Por çfarë është në të vërtetë kjo dietë, si funksionon dhe a është e përshtatshme për të gjithë? Për t'iu përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike, Altin Joka. Diskutojmë për dietën FODMAP, përfitimet dhe kufizimet e saj, gabimet që duhen shmangur, si edhe për mënyrat më të mira për të mbajtur një zorrë të shëndetshme në afat të gjatë, përfshirë rolin e probiotikëve, kefirit dhe ushqimeve të fermentuara.

  • VIDEO

    Fryrje barku, gazra dhe kapsllëk? Altin Joka: Dieta FODMAP mund të ndryshojë gjithçka

    Problemet me tretjen janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet abdominale, kapsllëku apo diarreja janë shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Shpesh, edhe kur analizat rezultojnë normale, simptomat vazhdojnë, duke i shtyrë pacientët të kërkojnë zgjidhje përmes ndryshimeve në mënyrën e të ushqyerit. Një nga qasjet ushqimore që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve është dieta FODMAP, e cila përdoret kryesisht për menaxhimin e simptomave tek personat me zorrë të ndjeshme dhe sindromën e zorrës së irrituar. Por çfarë është në të vërtetë kjo dietë, si funksionon dhe a është e përshtatshme për të gjithë? Për t'iu përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike, Altin Joka. Diskutojmë për dietën FODMAP, përfitimet dhe kufizimet e saj, gabimet që duhen shmangur, si edhe për mënyrat më të mira për të mbajtur një zorrë të shëndetshme në afat të gjatë, përfshirë rolin e probiotikëve, kefirit dhe ushqimeve të fermentuara.

  • VIDEO

    Pastiçe me beshamel, djathë dhe kremviçe nga zonja Albana

    Pastiçe me beshamel, djathë dhe kremviçe

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • Djathë të bardhë
    • Djathë pice
    • Kremviçe
    • Kripë, piper
    •  
    • Për beshamelin:
    • 3 lgj niseshte
    • 2-3 lgj gjalpë
    • 500 ml qumësht
    • 3 vezë
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim niseshten me qumështin, e ngrohim duke shtuar vezët më pas, arrë moskat, kripë dhe gjalpë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë beshamelin. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Fërgesë me domate dhe vezë - Menemen, fërgesa turke nga zonja Albana

    Fërgesë me domate dhe vezë

    Përbërësit:

    • 3 domate të pjekura mirë
    • 3 vezë
    • 100 gr mozarela ose djathë i bardhë
    • 5 thelpinj hudhër
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 lugë çaji borzilok
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Shkrini gjalpin në një tigan. Shtoni hudhrën e grirë dhe kaurdiseni 30–60 sekonda derisa të lëshojë aromë. Hidhni domatet e prera dhe gatuajini në zjarr mesatar-të ulët për 10–15 minuta, derisa të zbuten dhe të krijojnë një salcë. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe borzilok. Shtoni djathin e bardhë dhe përziejeni lehtë derisa të fillojë të shkrijë. Thyeni vezët mbi salcë, mund t'i lini të plota ose t'i trazoni pak, sipas dëshirës. Mbulojeni tiganin me kapak dhe lërini vezët të piqen 3–5 minuta, derisa të arrijnë pjekjen që preferoni. Shërbejeni fërgesën menjëherë të ngrohtë me pak bukë të freskët.

  • VIDEO

    Qofte me salcë kremoze limoni nga zonja Albana

    Qofte me salcë kremoze limoni

    Përbërësit për qoftet:

    • 200 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 1 vezë
    • 1 fetë bukë
    • Kripë, piper i zi
    • Pak majdanoz i grirë
    • Vaj luledielli për skuqje

    Për salcën:

    • 300 ml lëng mishi
    • 100 ml qumësht
    • 2 lugë gjelle miell
    • 2–3 lgj gjalpë
    • Lëngu i 1 limoni
    • Spec djegës i grimcuar

    Përgatitja:

    Në një tas përzieni mishin e grirë, qepën, vezën, bukën e njomur, kripën, piperin dhe majdanozin. Punojeni derisa masa të bëhet homogjene. Formoni qofte të vogla me duar dhe skuqini lehtë në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë (nuk është e nevojshme të piqen plotësisht, pasi do të gatuhen edhe në salcë). Në një tenxhere ngrohni vajin ose gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për rreth 1 minutë. Hidhni gradualisht lëngun e mishit duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Shtoni qumështin dhe ziejeni derisa salca të trashet. Hidhni lëngun e limonit dhe përziejeni. Vendosni qoftet në salcë dhe ziejini në zjarr të ulët për 10–15 minuta, derisa të gatuhen plotësisht. Në fund spërkatini me spec djegës të grimcuar dhe, nëse dëshironi, pak majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 15 Korrik / Qytetari: Deputeti s’të hap telefonin, PD e llastuar

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 Korrik 2026.

    Titujt e gazetave për sot, nga ministrja serbe deklaratë raciste për spastrim etnik në Kosovë te BE mbyll tre kapitujt e parë me Shqipërinë e deri tek Albanian lies (gënjeshtrat shqiptare).

    Çfarë shkruanin gazetat më 15 korrik 1997/ Dy të mëdhenjtë e “Gjëndjes së Jashtëzakonshme” Berisha-Fino ndahen si miq, gati qeveria Nano

    Pasi PS kishte fituar thellë zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 partitë dhe institucionet po prisnin që KQZ të shpallte rezultatin. Në shtypin  e shkruar të datës 15 korrik 1997 pasqyrohej takimi i fundit që zhvilluan Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino. Mediat zbulojnë se ishin ndarë si miq ata që menaxhuan “Gjëndjen e Jashtëzakonshme të vitit të mbrapshtë. Gazeta Shqiptare shkruan: "Berisha-Fino ,përqafimi i fundit”. Ndërkaq KQZ shpalli rezultatin e referendumit ku Republika fitoi mbi Monarkinë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 15 korrik 1997/ Dy të mëdhenjtë e “Gjëndjes së Jashtëzakonshme” Berisha-Fino ndahen si miq, gati qeveria Nano

     

    Pasi PS kishte fituar thellë zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 partitë dhe institucionet po prisnin që KQZ të shpallte rezultatin. Në shtypin e shkruar të datës 15 korrik 1997 pasqyrohej takimi i fundit që zhvilluan Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino. Mediat zbulojnë se ishin ndarë si miq ata që menaxhuan “Gjëndjen e Jashtëzakonshme të vitit të mbrapshtë. Gazeta Shqiptare shkruan: "Berisha-Fino, përqafimi i fundit”. Ndërkaq KQZ shpalli rezultatin e referendumit ku Republika fitoi mbi Monarkinë.

  • VIDEO

    Protesta, Klodiana Spahiu: S’është pengesë, do t’i shërbejë procesit të integrimit! Braktisja e parlamentit nga opozita, negative

    Protesta që zhvillohet prej 45 ditësh para kryeministrisë do t’i shërbejë procesit të integrimit, shprehet Klodiana Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Nënkryetarja e parlamentit thotë se nga protesta duhet marrë qasja pozitive dhe zëri qytetar për nisma që i nevojiten parlamentit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv