-
VIDEO
Thembrat e plasaritura? Ja zgjidhja natyrale që do ju shpëtojë
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela sjellin një tjetër recetë të thjeshtë dhe praktike për kujdesin personal. Këtë herë, ato përgatisin një krem natyral zbutës për thembrat e plasaritura, duke përdorur përbërës të thjeshtë që gjenden lehtësisht në shtëpi. Një zgjidhje ekonomike dhe e lehtë për t'i rikthyer butësinë dhe kujdesin këmbëve tuaja.
-
VIDEO
Niki dhe Stela provuan spërkatësin natyral që po bën namin / Rezultat befasues!
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela rikthehen edhe këtë herë me ide praktike dhe receta natyrale që mund t'i përgatisë kushdo në shtëpi. Me përbërës të thjeshtë që i kemi të gjithë në kuzhinë, vajzat tregojnë hap pas hapi si të krijoni spërkatës natyralë për fytyrën dhe flokët me ujë rozmarine, trëndafili, karafili dhe orizi. Një mënyrë e lehtë, ekonomike dhe natyrale për t'i dhënë freski dhe kujdes rutinës suaj të përditshme.
-
VIDEO
E thërrisnin ‘boli’ i grupit, 17 vjeçari tregon si humbi 30 kg për tre muaj
Përtej suksesit në sipërmarrje dhe teknologji, Rei Canka ka edhe një histori personale që ka ndikuar thellësisht në mënyrën se si e sheh jetën dhe zhvillimin personal. Ai ndan për herë të parë rrugëtimin e tij drejt një transformimi të madh fizik dhe mendor. Dikur obez, Rei arriti të ndryshojë stilin e jetesës dhe të transformojë trupin brenda tre muajsh falë disiplinës, përkushtimit dhe metodës. Për të, kjo përvojë nuk ishte vetëm një ndryshim në pamje, por prova se me vullnet dhe këmbëngulje mund të arrihen objektiva që në fillim duken të pamundura.
-
VIDEO
‘Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi’, Rama-kryebashkiakëve: Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të banalizohet, është proces historik
Kryeministri Edi Rama thotë se programi “Rilindja Urbane 2.0” nuk është vetëm ndërtim infrastrukture, por të ndërtojnë cilësi sipas standardeve të BE. Rama u tha kryebashkiakëve se nuk mund të lejohet që çështja e anëtarësimit të banalizohet.
-
VIDEO
‘Rilindja Urbane 2.0’, Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore
Programi rilindja urbane 2.0 parashikon që të gjitha bashkitë të furnizohen me autobusë elektrikë. Detajet u dhanë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se do të ndërtohet një kompani e përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkitë, që të furnizohen me flota të reja autobusësh elektrikë. Fillimisht do të niset me bashkitë më fluksin më të madh.
-
VIDEO
Rama: Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, s’duhet të merret me politikë! Koha që vendi të kalojë në nivel tjetër, standardi është Europa
-
VIDEO
Nisi punë që 13 vjeç, sot 17-vjeçari ka kompaninë e tij / Njihuni me historinë frymëzuese të Reit
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të ndërtojnë rrugën e tyre në sipërmarrje, në studion e “Rreze Dielli” vjen një histori që dëshmon se mosha nuk është pengesë për të ndjekur ambiciet. Rei Canka, gjimnazist dhe themelues i kompanisë "Hover", rrëfen rrugëtimin e tij nga punët e para si kamarier dhe në aeroport, deri te krijimi i një startup-i të fokusuar në zhvillimin personal dhe teknologji. Ai flet për pasionin ndaj marketingut, rëndësinë e investimit te vetja dhe disiplinën që, sipas tij, ka qenë çelësi i çdo arritjeje. Rei prezanton edhe shpikjen e tij më të re – një unazë inteligjente që monitoron të dhënat e trupit – si pjesë e vizionit për të bashkuar teknologjinë me mirëqenien. Një bisedë frymëzuese për pasionet e tij, sfidat, transformimin personal dhe guximin për të ndërtuar të ardhmen që në moshë të re.
-
VIDEO
Qofte shtëpie me mish nga zonja Albana
Qofte me mish viçi
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë viçi
- 2 feta bukë bajate (tuli)
- 8 thelpinj hudhër të shtypur
- 1 lugë gjelle kumin
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji piper djegës
- 1 lugë çaji kripë
- 1 filxhan kafeje miell
- 1 gotë vaj ulliri
Përgatitja:
Përzieni mishin e grirë me tulin e bukës, hudhrën, kuminin, piperin e zi, piperin djegës dhe kripën. Lëreni masën në frigorifer për 1 orë. Formoni qofte të vogla, kalojini lehtë në miell që të mos ngjiten me njëri-tjetrin dhe skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe shërbejini të ngrohta me pak salcë domate të aromatizuar ose xaxiq.
-
VIDEO
Pure me patate nga zonja Albana me një shije speciale
Pure me patate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 150 ml qumësht i ngrohtë
- 100 ml lëng mishi i ngrohtë
- 50 gr gjalpë
- 50 gr djath parmixhano i grirë
- Kripë, piper i zi
- Pak arrëmoskat
Përgatitja:
Ziejini patatet për 30–40 minuta derisa të zbuten. Qërojini sa janë ende të ngrohta dhe shtypini mirë. Vendosini në tenxhere në zjarr të ulët. Shtoni gjalpin dhe përziejeni derisa të shkrijë. Hidhni gradualisht qumështin dhe lëngun e mishit të ngrohtë, duke i përzier vazhdimisht. Shtoni arrën moskat, piperin dhe kripën. Në fund shtoni djathin e grirë duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht dhe pureja të bëhet e butë, kremoze dhe me shije të pasur.
-
VIDEO
Petë me perime dhe salcë aromatike nga zonja Albana
Petë me perime të pjekura dhe salcë aromatike
Përbërësit:
- 4 petë të gatshme
- 2 gota djathë kaçkavall të grirë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë e vogël
- 200 gr domate të grira
- 1-2 lgj gjalpë ose margarinë
- 1 kungull i njomë mesatar
- 2 speca, jeshil dhe i kuq
- 1 karotë mesatare
- 2 kërpudha
- 200 gr brokoli
- 1/4 filxhan misër i zier
- 1/4 filxhan fasule të kuqe
- 1/2 filxhan pana gatimi
- Pak salcë tabasko
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Përgatisni fillimisht salcën e domates. Ngrohni vajin, skuqni hudhrën dhe qepën për rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe ziejini në zjarr të ulët për 5 minuta. Rregullojeni me kripë dhe piper. Në një tenxhere të madhe shkrini margarinën. Skuqni kungullin dhe specat për rreth 5 minuta. Shtoni pak ujë, karrotën dhe brokolin dhe ziejini derisa të zbuten pak. Hidhni kërpudhat, misrin, fasulet dhe tabaskon. Përziejini për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe në fund përziejeni me panën. Skuqni lehtë petët në pak vaj dhe vendosini mbi letër kuzhine që të kullojë yndyra. Lyejeni tavën me gjalpë. Vendosni pak nga përzierja e perimeve në fund, mbulojeni me gjysmën e petëve, shtoni gjysmën e salcës së domates, pjesën tjetër të perimeve dhe gjysmën e djathit. Përsëritni shtresat dhe përfundoni me djathin e mbetur. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta servirni.
-
VIDEO
Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Në kërkim autori, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)
Emiljan (Artur) Suti është dënuar me 5 vite burg për “kanosje për shkak të detyrës” dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu ka qenë i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Në 2011, ka arritur t’i shpëtojë edhe një atentati para komisariatit të Kurbinit. Artur Suti është vëllai i Gentian Sutit, ‘të fortit’ të Laçit.
- E
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 10 Korrik / Koncerti si anti-miting, 4 mln euro e kanë një kafe!