• VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 10 korrik 1998/ Nano lëshon alarmin se PS mund të humbasë pushtetin, me urgjencë do bëhën ligje anti-korrupsion

    Në korrik të vitit 1998-të kur PS kishte gati një vit që kishte ardhur në pushtet çështja e korrupsionit dhe kontrabandës në dogana ishte bërë shqetësuese. Kryeministri Fatos Nano lëshoi alarmin se PS mund të humbasë pushtetin dhe vendi mund të destabilizohet. Për këtë qeveria do të bëntë ligje kundër korrupsionit.Në shtypin e shkruar të dates 10 korrik 1998 në gazetën Koha Jonë kryeartikulli është ky: “ Nano: Po humbasim pushtetin”. Ndërsa Gazeta Shqiptare shkruante në faqe të parë: “ Kontrabanda, Nano merr në pyetje ministrat”. Ndërkaq PD kishte bojkutuar Kuvendin.

  • VIDEO

    Dhuna ndaj 17-vjeçares në Fier, Prençi: Shoqërie po dështon në edukimin e brezit të ri! Malaj: Tabani i familjes nuk është më i fortë dhe po kriset

    Dhuna e ushtruar ndaj një 17-vjeçareje në Fier, e cila u filmua dhe më pas u publikua në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin për përhapjen e fenomeneve të dhunës dhe bullizmit mes të rinjve.

  • VIDEO

    Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Korrik 2026 – Receta / Pushimet dhe destinacionet më të kërkuara

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Birjam me qumësht e oriz / Makarona furre me perime dhe beshamel / Toptha me djathë të bardhë dhe susam / Sallatë e freskët verore me shalqi.

    Vera është sezoni kur turizmi merr jetë dhe Shqipëria vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj. Nga bregdeti te Alpet, nga qytetet historike te fshatrat turistikë, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. Por, krahas rritjes së interesit, lindin edhe disa pyetje të rëndësishme: Si kanë ndryshuar shërbimet turistike krahasuar me disa vite më parë? A po arrijmë t'u përgjigjemi pritshmërive të turistëve? Dhe cilat janë destinacionet që po tërheqin më shumë vëmendje këtë sezon? Për këtë temë flasim në “Rreze Dielli” me tre të ftuar që e njohin turizmin nga këndvështrime të ndryshme. Ani Rusi, guidë turistike me përvojë në shoqërimin e vizitorëve vendas dhe të huaj; Mirilda Tili, gazetare dhe e apasionuar pas udhëtimeve, e cila ka eksploruar nga afër shumë destinacione brenda dhe jashtë vendit; si edhe Adrian Mitrovasili nga Albanian Odyssey, i cili do të ndajë me ne përvojën dhe perspektivën e tij mbi zhvillimin e turizmit shqiptar.

  • VIDEO

    Malaj: PD votoi kundër rezolutës në PE, humbet konsensusi për integrimin e Shqipërisë në BE

  • VIDEO

    1200 euro sanitarja në jug, filipinezi gatuan fërgesën…Çudirat e sezonit turistik në Shqipëri!

    Vera është sezoni kur turizmi merr jetë dhe Shqipëria vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj. Nga bregdeti te Alpet, nga qytetet historike te fshatrat turistikë, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. Por, krahas rritjes së interesit, lindin edhe disa pyetje të rëndësishme: Si kanë ndryshuar shërbimet turistike krahasuar me disa vite më parë? A po arrijmë t'u përgjigjemi pritshmërive të turistëve? Dhe cilat janë destinacionet që po tërheqin më shumë vëmendje këtë sezon? Për këtë temë flasim në “Rreze Dielli” me tre të ftuar që e njohin turizmin nga këndvështrime të ndryshme. Ani Rusi, guidë turistike me përvojë në shoqërimin e vizitorëve vendas dhe të huaj; Mirilda Tili, gazetare dhe e apasionuar pas udhëtimeve, e cila ka eksploruar nga afër shumë destinacione brenda dhe jashtë vendit; si edhe Adrian Mitrovasili nga Albanian Odyssey, i cili do të ndajë me ne përvojën dhe perspektivën e tij mbi zhvillimin e turizmit shqiptar.

  • VIDEO

    Birjam me qumësht e oriz nga zonja Albana

    Birjam me qumësht e oriz

    Përbërësit:

    • 2 qepë mesatare
    • 1 gotë oriz
    • 1 gotë ujë
    • 2 vezë
    • 3 lugë gjelle djathë i thërrmuar
    • 1 gotë qumësht
    • 2 lugë gjelle gjalpë

    Përgatitja:

    Kaurdisni qepën e grirë hollë me gjalpin derisa të zverdhet. Shtoni orizin dhe vazhdoni ta kaurdisni pak. Hidhni ujin dhe ziejeni derisa orizi të mos jetë zier plotësisht (ta lërë pak kokërr). Përzieni veçmas vezët me djathin e thërrmuar dhe qumështin. Hidhni përzierjen mbi orizin dhe kalojeni në një tavë të lyer me gjalpë. Sipër spërkateni me copëza gjalpi dhe piqeni në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Makarona furre me perime dhe beshamel nga zonja Albana

    Makarona furre me perime dhe beshamel

    Përbërësit:

    • 500 gr rigatoni
    • 2 kunguj të njomë
    • 4 lugë gjelle gjalpë
    • 500 gr peshk pa hala
    • 1 filxhan brokoli
    • 1½ filxhan salcë beshamel
    • ¼ filxhan majdanoz i grirë
    • 200 gr parmixhano i grirë
    • 200 gr mocarela e grirë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kriposni fetat e kungullit dhe lërini të kullojnë për rreth 20 minuta. Shpëlajini dhe thajini mirë. Në një tigan shkrini gjysmën e gjalpit dhe skuqni lehtë copat e peshkut derisa të marrin ngjyrë. Shtoni brokolin dhe majdanozin, përziejini dhe hiqini nga zjarri. Përgatitni salcën beshamel dhe përzieni në të gjysmën e parmixhanos. Zieni rigatonit në ujë me kripë derisa të jenë al dente. Kullojini. Përziejini makaronat me beshamelin, përzierjen e peshkut dhe gjysmën e djathërave. Vendoseni masën në një tavë, sipër hidhni pjesën tjetër të parmixhanos dhe mocarelës, pak piper të sapobluar dhe copëzat e gjalpit të mbetur. Piqeni në 200°C për 35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbehet menjëherë, e nxehtë.

  • VIDEO

    Toptha me djathë të bardhë dhe susam nga zonja Albana

    Toptha me djathë të bardhë dhe susam

    Përbërësit:

    • 400 gr djathë i bardhë feta
    • 30 gr susam i bardhë
    • 20 gr susam i zi
    • 5 gr trumzë e tharë
    • 3 gr spec djegës i thatë
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Përzieni në një pjatë susamin e bardhë, susamin e zi, trumzën dhe specin djegës. Thërrmoni djathin feta në një tas. Formoni toptha të vegjël, rreth 25 gr secili. Rrotullojeni çdo topth në përzierjen me susam dhe erëza derisa të mbulohen plotësisht. Mund t'i shërbeni menjëherë ose t'i vendosni në një kavanoz qelqi të sterilizuar. Nëse dëshironi t'i ruani, hidhni vaj ulliri derisa topthat të mbulohen plotësisht. Mbylleni kavanozin dhe ruajeni në frigorifer. Lërini për 24 orë që aromat të përthithen mirë përpara se t'i konsumoni.

  • VIDEO

    Sallatë e freskët verore me shalqi nga zonja Albana

    Sallatë e freskët verore me shalqi

    Përbërësit:

    • 100 gr shalqi
    • 100 gr pjepër
    • 50 gr djathë të bardhë
    • 150 gr kastravec
    • 10 gjethe mente
    • 10 kokrra ullinj
    • Vaj ulliri
    • Lëng limoni
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Nga një shalqi ndajmë gjysmën dhe e presim në kubikë të vegjël ose me lugë në forma të rrumbullakëta (sipas dëshirës mund të vendosim dhe pjepër). Presim kastravecin dhe djathin e bardhë në kubikë dhe i vendosim përbërësit në një sallatiere duke shtuar ullinjtë dhe gjethet e mentes. E marinojmë sallatën me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

  • VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 9 Korrik / Pse arkivoli në protestë, kë donin të vrisnin?

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 9 korrik 1997/ Në vilën e Nanos takimet sekrete për qeverinë e re, Ceka merr Rendin e Paskal Milo Ministër i Jashtëm

    PS fitoi thellë zgjedhjet e parakohshme të 29 qershor 1997-të dhe Fatos Nanos si lider i opozitës po zhvillonte takime me krerët e partive aleate për formimin e qeverisë. Emrat e mundshëm pasqyroheshin në shtypin e shkruar të datës 9 korrik 1997-të. Gazeta Shqiptare në faqen e parë shkruan : “ Sekretet në vilën e Nanos”. Emrat që përfliten ishin. Neritan Ceka tek Rendi , Paskal Milo te Ministria e Jashtme e Skënder Gjinushi projektohej si Kryetar Kuvendi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv