Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule behari / Sallatë me fasule dhe ton / Tost francez në tavë.
Panorama javore astrologjike për 12 shenjat e zodiakut sjell një javë dinamike, me lëvizje, ndryshime dhe ndikime planetare që mund të ndihen fort në fusha të rëndësishme të jetës, si dashuria, karriera, financat dhe marrëdhëniet tona. Cilat janë shenjat që do të kenë mbështetjen e yjeve dhe më shumë mundësi për të realizuar planet dhe synimet e tyre? Cilave do t’u hapen dyer të reja, ndërsa cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes, të shmangin vendimet e nxituara dhe të jenë të vëmendshme ndaj sfidave që mund të sjellë kjo periudhë? Në “Rreze Dielli”, astrologia Denisa Shyle ndalet në parashikimin e detajuar për secilën prej 12 shenjave të zodiakut, duke zbuluar se çfarë pritet të sjellë kjo javë në dashuri, karrierë, financa dhe marrëdhënie.
Deklarata virale e inxhinierit elektronik Azmer Duleviç, ka tërhequr vëmendjen këto ditë te rreziqet e privatësisë nga televizorët inteligjentë LG. Sipas ekspertit, bazohet në një investigim ndërkombëtar mbi mbledhjen e të dhënave dhe audios nga pajisjet në gjendje "standby". Ky hulumtim ka ngritur shqetësime globale rreth mënyrës se si sistemet operative të këtyre pajisjeve regjistrojnë zëra dhe skanojnë rrjetet shtëpiake, duke nxitur thirrje për masa mbrojtëse të privatësisë. I ftuar në "Rreze Dielli" Duleviç sqaron më shumë mbi deklaratën "Mos bëni dashuri para televizorëve LG, se ju përgjojnë!" - Si qendron e vërteta?
Jemi në stinën e vjeshtës, një periudhë e vitit që sjell jo vetëm ndryshime në natyrë, por edhe ndryshime në organizmin tonë. Një prej shqetësimeve që shumë njerëz vënë re pikërisht në këtë periudhë është rënia e flokëve. Por pse ndodh kjo? Cilët janë shkaktarët dhe kur duhet të shqetësohemi? Sot në "Bima dhe Shëndeti" do të flasim për rënien e flokëve dhe mënyrat natyrale për t’i forcuar ata, duke u ndalur te trajtimet bimore që mund të ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokut. Dhe kur flasim për bimët mjekësore dhe përdorimet e tyre, nuk mund të mungojë specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të përgatisë një përzierje bimore për forcimin e rrënjës së flokut. Por nuk do të ndalemi vetëm te rënia e flokëve. Do të zbulojmë edhe përdorimet e lëvozhgave të arrave për shëndetin e flokëve dhe mënyrën se si ato mund të përdoren për të ndihmuar në mbulimin e thinjave. Ylli Merja do të na tregojë gjithashtu si përgatitet një formulë bimore për mbulimin e thinjave, për t’i mbajtur flokët më të fortë dhe më të shëndetshëm.




















