-
VIDEO
Petulla me nenexhik në krem kosi me arra nga zonja Albana
Petulla me nenexhik në krem kosi me arra
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 2 vezë
- 1 tufë e vogël nenexhik
- 4–5 bishta qepësh të njoma
- Kripë sipas shijes
- Vaj për skuqje
- 1 kg kos deleje
- 200–300 ml ujë të ftohtë
- 80 gr arra
- 50 gr bukë e thekur
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë çaji piper miks
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- Lëkura e grirë e ½ limoni
Përgatitja:
Përziejmë miellin me vezët, nenexhikun, qepët e njoma dhe kripën. Shtojmë ujin pak nga pak derisa të krijohet një masë homogjene. Me lugë hedhim porcione të vogla në vaj të nxehtë dhe i skuqim derisa petullat të marrin ngjyrë të artë. Në një enë tjetër hollojmë kosin me ujin e ftohtë dhe e rregullojmë me kripë, derisa të bëhet kremoz. Në havan shtypim arrat, bukën e thekur, hudhrën dhe piperin. Shtojmë lëkurën e limonit dhe në fund vajin e ullirit. E shtojmë përzierjen aromatike me arra tek kosi dhe servirim petullat e ngrohta.
-
VIDEO
Sallatë verore nga zonja Albana
Sallatë verore
Përbërësit:
- 1 kokë sallate marule
- ½ qepë e kuqe
- ½ spec
- 1 kastravec i prerë në feta
- 1 gotë domate qershi
- ½ gotë ullinj
- 120 gr djathë i bardhë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 lugë gjelle lëng limoni
- 1 thelpi hudhër e shtypur
- ½ lugë çaji kripë
- ¼ lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
Në një tas të madh bashkoni sallatën, qepën, specin, domatet, kastravecin, ullinjtë dhe djathin feta. Në një enë të vogël përzieni vajin e ullirit, lëngun e limonit, hudhrën, kripën dhe piperin derisa të homogjenizohen. Hidheni salcën mbi sallatë dhe përziejeni lehtë që të mos prishen përbërësit.
-
VIDEO
Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës nga zonja Albana
Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës
Përbërësit:
- 2 kg ngjala
- 300 gr miell
- 200 ml vaj ulliri
- 1 kg qepë
- 10 thelpinj hudhra
- 250 gr karrota
- 1 tufë majdanoz
- 3-4 kumbulla të thata
- 200 gr oriz kokërrvogël
- 100 ml uthull
- Gjethe dafine
- Piper i zi kokërr
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pastrojmë ngjalën duke i hequr stomakun dhe kokën. Ngjala mund të përgatitet e tëra, por mund edhe të pritet në copëza rreth 5 cm gjatësi. Kalojmë ngjalën në miell të përzier me kripë, e skuqim në vaj të nxehtë nga të gjitha anët. Largojmë ngjalën nga tigani dhe e lemë mënjanë. Në të njëjtën enë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e grira derisa të zbuten. Shtojmë karrotat prerë në feta dhe orizin. E rregullojmë me piper, gjethe dafine, e shuajmë me uthull dhe e lëmë të avullojë. Shtojmë kripë dhe 2-3 kumbulla të thata për ta bërë më të ëmbël. Shtrojmë ngjalën në tavë dhe më pas gjellën me oriz. Hedhim rreth 450 ml ujë të ngrohtë mbi harxhë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 13 Korrik / qytetarët pyesin: Po kosovarët ç’duan në protestë?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 13 korrik 1996/ Qeveria “Meksi 2” betohet para Presidentit, Berisha bën ironi ndërsa PS kërkon zgjedhje të reja
Në shtypin e shkruar të datës 13 korrik 1996 pasqyroheshin zhvillimet politike si lajme kryesore. Qeveria e re “Meksi 2” bëri betimin para Presidentit Berisha. Ky i fundit bëri ironi me socialistët ndërsa këta të fundit kërkonin zgjedhje të reja pasi nuk njihnin votimet e 26 majit që e kishin cilësuar masakër zgjedhore. Në RD shkruhej : “ Qeveria e re bën betimin para Presidentit të Republikës “ ndërsa në ZP : “ Zgjedhjet e reja-kryefjala për kapërcimin e krizës politike”.
-
VIDEO
Një nga ne/ Historia e Muhamet Trepçit, mjeshtri që 'lexoi' të fshehtat e drurit të ullirit: Kam gjetur 30 vepra artistike nga natyra
Në punishten e Muhamet Trepçit nuk gjen vetëm punime druri. Një zog i fshehur në drurin e ullirit, u bë pikënisja e një rrugëtimi të pazakontë për mjeshtrin nga Shkodra. Që prej asaj kohe, numëron 30 vepra artistike me autor natyrën.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 9 Korrik / Pse flasin në emër të popullit, ja çfarë i këshilloj Ramës!
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 11 korrik 1997/ Pas fitores së thellë të PS, Nano bënte gati qeverinë e re por perëndimi votonte për Finon si Kryeministër
Pasi PS fitoi thellë zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997-të lideri i kësaj force politike po bënte gati qeverinë e re. Mirëpo në shtypin e shkruar të datës 11 korrik 1997-të flitej për një betejë Nano-Fino për postin e kryeministrit. Koha Jonë zbulon tentativat e ambasadave të huaja në Tiranë për zëvendësimin e Nanos me Finon në krye të këshillit të ministrave dhe shkruan : “ Qeveria: Perëndimi voton Finon”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare si zhvillim kryesor ishte një intervistë me Rexhep Mejdaninq ë ishte projektuar si President i vendit.
-
VIDEO
Vala e të nxehtit, meteorologia: Javën e ardhshme termometri do të shënojë 40 gradë celcius! Pas 20 korrikut mot i paqendrueshëm
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Korrik 2026 – Receta / Vetëm 17 vjeç sipërmarrës / ‘Bëje vetë’, maska natyrale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë me perime të pjekura dhe salcë aromatike / Qofte me mish viçi / Pure me patate.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të ndërtojnë rrugën e tyre në sipërmarrje, në studio vjen një histori që dëshmon se mosha nuk është pengesë për të ndjekur ambiciet. Rei Canka, gjimnazist dhe themelues i kompanisë "Hover", rrëfen rrugëtimin e tij nga punët e para si kamarier dhe në aeroport, deri te krijimi i një startup-i të fokusuar në zhvillimin personal dhe teknologji. Ai flet për pasionin ndaj marketingut, rëndësinë e investimit te vetja dhe disiplinën që, sipas tij, ka qenë çelësi i çdo arritjeje. Rei prezanton edhe shpikjen e tij më të re – një unazë inteligjente që monitoron të dhënat e trupit, si pjesë e vizionit për të bashkuar teknologjinë me mirëqenien. Një bisedë frymëzuese për pasionet, sfidat, transformimin personal dhe guximin për të ndërtuar të ardhmen që në moshë të re.
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela rikthehen me dy receta natyrale, të thjeshta dhe ekonomike për kujdesin personal, të përgatitura me përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpi. Fillimisht, ato tregojnë se si të përgatisni spërkatës natyralë për fytyrën dhe flokët me ujë rozmarine, trëndafili, karafili dhe orizi, për një rutinë të freskët dhe plot shkëlqim. Më pas, vajzat ndajnë edhe recetën e një kremi zbutës për thembrat e plasaritura, ideal për t'u rikthyer butësinë dhe kujdesin këmbëve. Dy ide praktike që mund t'i provoni lehtësisht në shtëpi.
-
VIDEO
Protesta sulm online bizneseve, mbi 10 mijë review negative, ekspertët: Po cenojmë imazhin e vendit, duke ditur rëndësinë që ka turizmi në ekonomi
Ferlot Ozuni dhe Shahin Dokuzi ishin të ftuar këtë të enjte në 'Sot Live në Shqipëri', ku komentuan rreth vlerësimeve negative që u janë bërë sipërmarrjeve vendase.
-
VIDEO
Thembrat e plasaritura? Ja zgjidhja natyrale që do ju shpëtojë
Në rubrikën "Bëje Vetë", Niki dhe Stela sjellin një tjetër recetë të thjeshtë dhe praktike për kujdesin personal. Këtë herë, ato përgatisin një krem natyral zbutës për thembrat e plasaritura, duke përdorur përbërës të thjeshtë që gjenden lehtësisht në shtëpi. Një zgjidhje ekonomike dhe e lehtë për t'i rikthyer butësinë dhe kujdesin këmbëve tuaja.