• VIDEO

    Kungulleshka tavë me domate nga zonja Albana

    Kungulleshka tavë me domate

    Përbërësit:

    • 1 kg kungulleshka
    • 2-3 fk vaj për skuqje
    • 6-7 domate
    • 100 gr djathë i bardhë
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 lgj miell
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kungulleshkat i pastrojmë dhe i presim në feta si për musaka. I spërkatim me kripë, i kalojmë në miell dhe i skuqim nga të dyja anët ose i pjekim në furrë. Në një tavë të lyer me yndyrë vendosim një shtresë me kungulleshka, një shtresë feta domatesh, kripë, piper, vendosim djathë të bardhë të grirë, përsëri një shtresë kungulleshka, domate dhe djathë, kungulleshka. Bëjmë në fund një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

  • VIDEO

    Pulë me qull me arra nga zonja Albana

    Pulë me arra

    Përbërësit:

    • 1 pulë 1 kg
    • 50 gr gjalpë
    • 2 filxhanë kafeje arra
    • 1 kokë hudhër
    • 2 lugë gjelle uthull
    • 1 lugë gjelle miell
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pulën e pastruar dhe të larë e presim në thela. E vendosim në tenxhere, hedhim ujë të vluar aq sa të mbulohet mishi, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim miellin, shtojmë lëngun e pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe e lemë të ziejë 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e përziejmë me arra të shtypura. Rregullojmë salcën me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi dhe thelpinj arre dhe e lëmë në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Kur e shërbejmë në pjatë vendosim pulën të cilën e mbulojmë me salcën e përgatitur.

  • VIDEO

    Mollë sheqeri nga zonja Albana/ Ja si ta realizoni në pak minuta recetën e nostalgjisë

    Mollë sheqeri

    Përbërësit:

    • 10 mollë të vogla
    • 4 filxhanë ose 1 kg sheqer
    • 250 gr gjalpë
    • ½ lugë ngjyrosës të kuq ushqimor
    • ½ filxhan uthull /verë të bardhë
    • ½ filxhan ujë të zier

    Përgatitja:

    Së pari, përziejmë sheqerin me gjalpin, uthullën dhe ujin e zier së bashku. Sigurohemi që të përdorim tenxhere me fund të trashë për të parandaluar masën të ngjisë. Më pas shtojmë ngjyrosësin ushqimor të kuq për t’i dhënë pamjen tunduese mollëve të sheqerit. Ulim flakën e sobës në nivel minimal, duke i lënë kështu përbërësit të homogjenizohen me njëri-tjetrin pa ngjitur dhe pa u djegur. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të tretet i gjithi. E lëmë përzierjen për 10 minuta të tjera në zjarr, derisa të shohim që ka arritur në pikën e duhur. E testojmë nëse është gati duke hedhur një lugë të vogël të masës në një tas me ujë. Nëse sheqeri forcohet menjëherë, kjo do të thotë se është gati. E heqim nga zjarri dhe presim derisa flluskat të zhduken. Marrim mollët e vogla, kalojmë mes tyre shkopat e drurit dhe zhysim mollën brenda, e rrotullojmë ngadalë derisa e gjithë molla të jetë lyer në ngjyrë të kuqe. E largojmë mollën e lyer nga tenxherja kur të mos jetë duke pikuar më dhe e zhytim menjëherë në ujë të ftohtë me copëza akulli brenda për të forcuar masën e sheqerit. Përdorim letër kuzhine për të vendosur mollët e përgatitura.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 maj 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga dhunohet avokati Sokol Mëngjesi te ditët në hotel të Ilirit pa Monën e tij e deri tek a do reformohet reforma?

  • VIDEO

    Batuta,avokati i PD: Anti-korrupsioni i PS? T’i nxjerrin breshkes koken nga guacka pastaj ta godasin

    Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm për shkak të detyrës mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut

  • VIDEO

    Sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Beqiri: 80% e klientëve që ua fiton gjyqin nuk paguajnë më! Meçe: Shqiptarët të heqin dorë nga vetëgjyqësia

    Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm për shkak të detyrës mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut

  • VIDEO

    Puna, pasioni dhe familja/ Merula ia doli t'i bëjë të gjitha: Jam e pasur në shpirt

  • VIDEO

    Plas keq në studio/Berisha ka vr*sje në kurriz, Meta bllokun e vjedhjes, debate mes Balës e Kullurit

     

    Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Pa Gjurme–NDODH E PAPRITURA/Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu suprizon live: Jam mirë

    Prej 4 muajve i humbur, gjendet 27-vjeçari Albert Çepa nga Elbasani. Falë emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv prindërit i dëgjuan zërin live të riut.

  • VIDEO

    Sulmi ndaj avokatit, Plator Nesturi: Sokol Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens

    Akuzat e Rithemelimit të Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

  • VIDEO

    5 vdekje në punë gjatë majit/ Aktivisti ngre alarmin: Më të shpeshta se ngjarjet kriminale-Përballje

    Pesë viktima nga aksidentet në punë gjatë muajit maj janë shifrat që kanë ngritur këmbanat e alarmit për kushtet e sigurisë në punë. Në ‘Përballje’ në Report Tv, u debatua për sigurinë e punonjësve në mjediset e punës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Maj 2024 – Receta / Specat, benefitet ushqyese / Speci djegës, ari i kuq në tavolinë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë e shpejtë tigani me perime / Kek me kos dhe limon / Akullore me shije limoni.

    Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C dhe A, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë. Kemi speca jeshile, të verdha, të kuqe me nuanca të ndryshme të ndërmjetme. Ekzistojnë gjithashtu forma të ndryshme, nga ato të mëdha dhe të rrumbullakëta, deri tek ato të gjata dhe të hollë dhe, natyrisht, ka speca të ëmbël dhe pikante. Çmimet variojnë sipas ngjyrave, aktualisht në treg kemi speca të ndryshëm të vendit. Ku e marin farën fermerët? Si jemi me përdorimin e pesticideve tek perimet? Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil? Si të dallojmë specat e vendit në treg dhe çfarë duhet të kemi parasysh në përzgjedhen e tyre? Cilët speca kanë më shumë vlera ushqimore, si duhen konsumuar për të marrë maksimalisht benefitet në organizëm. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e lartë të bujqësisë Ilir Pilku dhe nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Ndërkohë Albana Mançja, shefja jonë e kuzhinës na tregon përdorimin e specave në kuzhinë, receta tipike e verës është pikërisht tava me speca të mbushur, plot ngjyra e aroma.  

    Speci djegës, ‘ari i kuq’ në tavolinë, si ta përdorim në të mirë të shëndetit. Specat djegës janë të njohur për aftësinë e tyre për të përmirësuar shijen e çdo vakti me aromën e tyre të nxehtë. Specat djegës përdoren kryesisht si erëza të freskëta apo të tharë. Kapsaicina është përbërja kryesore në specat djegës që jep shijen e tyre të veçantë dhe një numër përfitimesh shëndetësore. Specat djegës janë të pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale. Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq, ulin presionin e gjakut, ndihmojnë në ulje peshe e shumë të tjera, të cilat i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv