-
VIDEO
Ari i kuq në tavolinë! Speci djegës, ilaç për shumë sëmundje / Kujdes, mos e bëni këtë gabim kur...
Speci djegës, ‘ari i kuq’ në tavolinë, si ta përdorim në të mirë të shëndetit. Specat djegës janë të njohur për aftësinë e tyre për të përmirësuar shijen e çdo vakti me aromën e tyre të nxehtë. Specat djegës përdoren kryesisht si erëza të freskëta apo të tharë. Kapsaicina është përbërja kryesore në specat djegës që jep shijen e tyre të veçantë dhe një numër përfitimesh shëndetësore. Specat djegës janë të pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale. Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq, ulin presionin e gjakut, ndihmojnë në ulje peshe e shumë të tjera, të cilat i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka.
-
VIDEO
Mos iu ndani specave, janë depo vitaminash / Si ti zgjidhni të duhurat dhe vlerat sipas ngjyrave
Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C dhe A, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë. Kemi speca jeshile, të verdha, të kuqe me nuanca të ndryshme të ndërmjetme. Ekzistojnë gjithashtu forma të ndryshme, nga ato të mëdha dhe të rrumbullakëta, deri tek ato të gjata dhe të hollë dhe, natyrisht, ka speca të ëmbël dhe pikante. Çmimet variojnë sipas ngjyrave, aktualisht në treg kemi speca të ndryshëm të vendit. Ku e marin farën fermerët? Si jemi me përdorimin e pesticideve tek perimet? Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil? Si të dallojmë specat e vendit në treg dhe çfarë duhet të kemi parasysh në përzgjedhen e tyre? Cilët speca kanë më shumë vlera ushqimore, si duhen konsumuar për të marrë maksimalisht benefitet në organizëm. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e lartë të bujqësisë Ilir Pilku dhe nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Ndërkohë Albana Mançja, shefja jonë e kuzhinës na tregon përdorimin e specave në kuzhinë, receta tipike e verës është pikërisht tava me speca të mbushur, plot ngjyra e aroma.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë
Një grup prej 4 vrasesish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga gjykata e Lezhes me 118 vite burg për akuza të rënda
-
VIDEO
Shije fantastike! Gjellë e shpejtë tigani me perime nga zonja Albana
Gjellë e shpejtë tigani me perime
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 3 speca
- 2 qepë
- 1 lgj salcë domate e koncentruar
- 3 domate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj vaj për person
- 1 tufë majdanoz
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Presim patëllxhanët për së gjati dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Në po atë yndyrë skuqim specat dhe më pas qepët. I bashkojmë të gjithë përbërësit në tigan ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcën e domates dhe domatet e prera në kubikë. Me erëzat dhe bimët aromatike rregullojmë shijen në fund.
-
VIDEO
Akullore me shije limoni nga zonja Albana/ Ja sa thjeshtë e përgatisni vetë në shtëpi
Akullore me shije limoni
Përbërësit:
- 200 gr sheqer
- 250 ml pana me 35 % yndyrë
- 250 ml qumësht
- 60 ml lëng limoni
- 4 limona
- Pak kripë
- Gjethe mente
- Ngjyrues ushqimor të verdhë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Ndajmë limonat përgjysmë, u marrim tulin dhe i kalojmë në blender. Kullojmë lëngun. Në një ene shtojmë përbërësit përveç mentes. I përziejmë dhe e kalojmë në një enë qelqi të sheshtë. E vendosim në frigorifer për 3 orë. I mbushim limonat me akullore duke i zbukuruar me gjethe mente.
-
VIDEO
Kek me kos dhe limon, aromë dhe shije delikatese nga zonja Albana
Kek me kos dhe limon
Përbërësit:
- 240 gr kos
- 3 kokrra vezë
- 6-7 lgj sheqer
- 2 e ½ gotë miell
- 1 gotë vaj
- 1 lgj niseshte
- 1 limon (lëkura dhe lëngu)
- Pak kripë
- Sheqer pluhur për dekor
Përgatitja:
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim derisa të formohet një shkumë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin dhe kripën dhe i rrahim derisa sheqeri të tretet plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me kosin. Më pas shtojmë miellin, niseshten, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me një tel gatimi derisa masa të bëhet e njëtrajtshme, E bashkojmë masën me shkumën e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë lehtë me spatul. E hedhim në formën e pjekjes dhe e vendosim në furrë në temperaturën 150⁰C për 30-35 minuta. Pasi keku të ftohet i shtojmë sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Dita e Merulas midis mëmësisë dhe pasionit për punimet makram, sonte në 20:00 ‘Një nga Ne’ në Report Tv
Një veshje e zakonshme merr një tjetër vlerë nga duart e saj.
-
VIDEO
Uzuni e Cikalleshi s’thirren në Gjermani, debate në studio: Kush i la jashtë?!
Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho shpalli pasditen e së hënës listën me 27 emrat për në Europianin 2024, që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori - 14 korrik.
Në "Repolitix" me gazetarin Denis Minga në Report TV u analizua lista e Sylvinhos dhe mënyra sesi zgjidhen lojtarët për ekipin Kombëtar. Jashtë listës mbetën emra si Cikalleshi, Uzuni apo Bare që kanë kontribuar për vite në ekip. Veç mungesës së ftesës, Cikalleshi këtë të martë njoftoi largimin nga ekipi kuqezi.
Në lidhje me listën dhe emrat e ftuar dhe mungesat, ish-Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani u ndal edhe te mungesa e Cikalleshit.
-
VIDEO
U tërhoq pasi nuk u ftua në Europian, Hygerta Sako: Humbje për Kombëtaren, s’e prisja që do thirrej Naser Aliji
Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Kombëtarja, pasi nuk arriti që të merrte një ftesë për në Europian.
-
VIDEO
“Rama nuk është mirë mendërisht”, Shehi: Akuza të forta për korrupsionin e qeverisë në Frontline
-
VIDEO
Kush e bën listën e Kombëtares, trajneri, FSHF apo agjentët? Rudi Vata: Trajnerët që e bëjnë këtë janë ordinerë! Sylvinho e ka personale me Uzunin
Në lidhje me listën dhe mënyrën sesi përzgjidhet lista e Kombëtares, Rudi Vata tha se trajnerët që punojnë me agjentët e futbollistëve shkojnë vetëm në nivele ordinere. Sa i takon Kombëtares, ai shtoi se nuk ka fakte për këto gjëra.
-
VIDEO
Prokuroret e SPAK jane kercenuar, gazetarja trondit me detajet e reja nga pergjimet