• VIDEO

    Provimet e maturës/ Ja si po i presin 3 maturantet, ndjesitë e tyre dhe...

    Çdo vit, mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë përballen me provimet e Maturës Shtetërore, si një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes së tyre. Ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e tyre. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me Sara Çaushi, Ortensia Kosta dhe Xhesika Kotica, tre maturante nga Gjimnazi Qemal Stafa në Tiranë. Maturantet flasin për ndjesitë e tyre dhe perceptimin që ata kanë për provimet e maturës shtetërore dhe ëndrrat për shkollimin e lartë… 

  • VIDEO

    Ekspertja e arsimit: Provimi i maturës nuk është jeta / Largoni stresin duke…

    Jemi në fund të muajit Maj, dhe ethet e provimeve të maturës duket se kanë nisur, jo vetëm për nxënësit, por dhe për prindërit e tyre dhe mësuesit. Pse maturantët janë kaq shumë të stresuar gjatë provimeve? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e arsimit Irsa Ruçi, psikologen shkollore Brunilda Sherra dhe nutricionisten Diola Dosti. Japim këshilla sesi maturantët duhet të menaxhojnë stresin dhe ankthin, zgjedhja e degës për profesionin e së ardhmes, por dhe roli që luajnë ushqimet në memorien, mirëpërqendrimin dhe shëndetin emocional dhe fizik.  

  • VIDEO

    Kosla, receta çame e qofteve me miell misri në tavë kosi nga zonja Albana

    Kosla, recetë çame

    Përbërësit:

    Për kokrrat:

    • 2 gota miell misri
    • 4 kokrra vezë
    • 1 qepë e thatë
    • Kripë, piper i zi
    • Kopër
    • Gjalpë për skuqje

    Për lëngun:

    • 1 kg kos
    • 2 të verdha vezësh të freskëta
    • 1 lugë miell
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 3 lugë gjalpë të tretur
    • 4 thelpinj hudhër
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në fillim vendosim miellin në tavolinën e punës. Grijmë qepën në rende. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë aty qepën e grirë, kripën dhe i përziejmë mirë. Po aty shtojmë dhe koprën të grirë hollë. Hapim një gropë në mes të miellit dhe hedhim masën e vezëve me qepët dhe erëzat. Na krijohet një brumë i fortë që nuk ngjit në duar. Marrim nga një lugë gjelle nga brumi dhe krijojmë topa (më të mëdha se një kokërr arrë). I skuqim në gjalpë.

    Në një tigan zverdhim miellin me 1 lugë gjalpë të tretur. Gjithmonë raporti i gjalpit me miellin kur e skuqim duhet të jetë 1 me 1. Përziejmë kosin në një tas. Shtojmë të verdhat e vezëve të rrahura më parë dhe i përziejmë mirë bashkë. Më pas miellin e skuqur me gjalpë të holluar me pak ujë që të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund shtojmë hudhrat të cilat i kemi shtypur në havan me pak kripë. Masën e përtuar e hedhim në një tepsi ku brenda kemi vendosur kokrrat e skuqura në gjalpë.  E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Kur nxirret nga furra, në pjatë i hidhet piper i zi apo i kuq sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Birjan me mish dhe oriz, shije unike e sofrës shqiptare nga zonja Albana

    Birjan me mish dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1.5 kg mish qengji
    • 2 qepë të thata
    • 1 domate
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 3 lugë gjalpë të tretur
    • 2 gota oriz
    • 4 gota lëng mishi
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi të kemi larë e pastruar mishin e qengjit e presim në thela. Më pas e vendosim në një tenxhere dhe i hedhim kripë e piper sipas dëshirës. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të pijë lëngun e vet. Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin e tretur. I kthejmë copat e mishit nga të dy anët dhe pasi mishi ka filluar të marrë faqe (të skuqet) e heqim nga tenxherja dhe e vendosim në një pjatë. Me yndyrën që kemi në tenxhere skuqim qepën e grirë në rende. I përziejmë me lugë druri vazhdimisht derisa qepa të zbutet e të marrë një ngjyrë të artë. Shtojmë domaten që e kemi grirë në rende. Ndërkohë, marrim mishin që e kishim vendosur në pjatë dhe e përziejmë me qepën e domaten. I hedhim ujë të nxehtë dhe e kontrollojmë herë pas here nëse ka zier apo jo. Në rast se mishi nuk ka zier i shtojmë sërish ujë. Në fund mishi duhet të ketë lëng që do të na shërbejë për orizin. Raporti i orizit me ujin duhet të jetë 1 me 2. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrimë gjalpin në vajin e ullirit. Sapo ai të shkrijë hedhim orizin. E përziejmë mirë duke e skuqur ngadalë. E shtrojmë orizin në tepsinë e lyer më parë me gjalpë. I hedhim përsipër lëngun e mishit të vluar si dhe piper të zi. Vendosim thelat e mishit në tepsi dhe e pjekim në 180 gradë.

  • VIDEO

    Qofte patate të mbushura me spinaq dhe djathë nga zonja Albana

    Qofte patate të mbushura me spinaq dhe djathë

    Përbërësit:

    • 3 patate
    • 1 lç kripë
    • 500 gr spinaq
    • 200 gr kërpudha
    • 1 lgj gjalpë
    • 100 gr djath i butë i grirë
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • Niseshte
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Ziejmë patatet në ujë të bollshëm me kripë. I bëjmë pure duke i shtuar pak niseshte. Kërpudhat i kaurdisim me gjalpë, shtojmë masën e spinaqit dhe rregullojmë shijen me erëzat dhe djathin e grirë. E ndajmë në topa brumin. E hapim me niseshte. Në mes vendosim mbushjen dhe mbyllim anësoret duke krijuar një top të mbushur. E shtypim me dorë dhe e skuqim në vaj.

  • VIDEO

    Rezoluta anti-korrupsion, Bozdo: Makjazh, qeveria grabitëse! Hazizaj: Komisioni i Posaçëm zgjat më shumë se ekzistenca Kuvendit! Shabani: Duan të pezullojnë punën e SPAK

    Anëtari i Kryesisë së Rithemelimi, Enno Bozdo, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv e cilësoi rezolutën si makijazh, në një kohë kur qeveria është një qeveri e korruptuar

  • VIDEO

    Çfarë ndodhi në Milano?! Prapaskenat e vizitës së Ramës, flet nga Italia avokati Daci

  • VIDEO

    Vrasja e Santos u porosit nga…Softa: Ja kush fshihet pas grupit të Shkozetit

  • VIDEO

    Burri e lë në moshë të re, e veja akuzon kunatin: Më mashtroi, më fshehu të vertetën për…

     

    Një nënë e vetme me dy fëmijët kërkojnë drejtësi për vdekjen e kryefamiljarit në vendin e punës. 43-vjeçarja nga Librazhdi, Viturije Doskja do të mësoj të vërtetën e parave të dëshpërblimit, që nuk mori kurrë. Viturije dhe bashkëshorti i saj Haki kishin krijuar familjen e tyre të vogël në fshatin Dorëz në Librazhd. Prindër të dy djemve, ata mundoheshin që t’iu ofronin dashuri dhe t’iu plotësonin kushtet e nevojshme atyre. Kryefamiljare emigronte shpesh në shtetin grek për të punuar, ku dhe ishte pajisur me dokumenta të rregullta. Ishte viti 2009 ku në familjen Doskja gjithçka do të ndryshonte. Një vit i skalitur në memorien e tyre pasi humbën njeriun më të shtrenjtë. Një ditë në dukje sit ë gjithë të tjerat, por fatale për Haki Doskjan. Ai mbërrin në punë në orën 9 të paradites. Teksa ishte duke lyer me bojë faqen e murit të një marketi në zonën e Selanikut, bie në kontakt me rrymën elektrike. Edhe pse u dëgua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Nëna e 2 fëmijëve 5 dhe 2 vjeç asokohe ishte e tronditur… teksa kaloi në gjendje të rënduar psikologjike. E pafuqishme për të kërkuar drejtësi për vdekjen e bashkëshortit, kunati i saj, Haki Doskja i premton se do ta çoj cështjen deri në fund. Ndaj ai i kërkon që të firmos një dokument ku i jep të drejtën dhe autoritetin një avokati grek me emrin Kontakos Nikolas për të përfaqësuar në të gjitha proçest gjqësore. Fillimisht vëllai i të ndjerit e informon se gjithçka po shkonte mirë. E nuk kaluan shumë kohë, kur Haki Doskja i tregon se gjyqin nuk e fituan… Viturija nuk mori asnjë dokument nga seancat gjyqësore të ndodhura në Greqi, teksa dyshon se nuk po i tregojnë të vërtetën. Sot janë fëmijët që tashmë janë rritur, të cilët kërkojnë drejtësi për babain e tyre.

  • VIDEO

    Kanoçja, ose konvertitori që eksitoi dhe kulturoi shqiptarët! Esencë-Report Tv

    Saimir Maloku: Çfarë ishte kjo pajisje magjike? Kush e krijoi dhe përse u shpik? 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Maj 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Tiroidet, kurat popullore nga Ylli Merja

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me të brendshme qingji / Tavë verore me mish të grirë dhe speca.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e fundit të këtij muaji, 27 maj – 2 qershor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por pozitive, na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ndikimi i Mërkurit do të japë mundësi në plane personale, është një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë.

    Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, ose mund të shtoni apo humbni peshë, por jo vetëm. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje tiroide në krahasim me burrat, veçanërisht pas shtatzënisë ose menopauzës. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, nga kjo gjëndër sekretohet hormoni i tiroides, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit dhe kontrollon metabolizmin e trupit. Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin. Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptoma të tjera, ndaj në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni si dhe kurat popullore për trajtimin e gjendrave tiroide.

  • VIDEO

    Shenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide

    Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroidit, i cili kontrollon shumë aktivitete të trupit, duke përfshirë shpejtësinë e djegies së kalorive dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Kushtet e ndryshme patologjike të gjëndrës tiroide shkaktojnë prodhim më të ulët ose më të lartë të hormoneve tiroide. Në varësi të sasisë së hormoneve që prodhon gjëndra tiroide, mund të ndiheni aktiv ose të lodhur, ose mund të shtoni ose humbni peshë, por jo vetëm. Gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje tiroide në krahasim me burrat, veçanërisht pas shtatzënisë ose menopauzës. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël në formë fluture e vendosur në bazën e qafës, nga kjo gjëndër sekretohet hormoni i tiroides, i cili përmes qarkullimit të gjakut arrin në të gjitha pjesët e trupit dhe kontrollon metabolizmin e trupit. Nëse puna e saj prishet, kjo mund të çojë në pasoja të rënda për organet tuaja: mëlçinë, zorrët, veshkat, sistemin riprodhues, zemrën dhe madje edhe trurin. Ndonjëherë simptomat e shkaktuara nga problemet e tiroides ngatërrohen me simptoma të tjera, ndaj në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat që nuk duhet t’i anashkaloni si dhe kurat popullore për trajtimin e gjendrave tiroide.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv