Pulë me arra
Përbërësit:
- 1 pulë 1 kg
- 50 gr gjalpë
- 2 filxhanë kafeje arra
- 1 kokë hudhër
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pulën e pastruar dhe të larë e presim në thela. E vendosim në tenxhere, hedhim ujë të vluar aq sa të mbulohet mishi, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim miellin, shtojmë lëngun e pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe e lemë të ziejë 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e përziejmë me arra të shtypura. Rregullojmë salcën me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi dhe thelpinj arre dhe e lëmë në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Kur e shërbejmë në pjatë vendosim pulën të cilën e mbulojmë me salcën e përgatitur.