Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë e shpejtë tigani me perime / Kek me kos dhe limon / Akullore me shije limoni.
Specat janë burimi më i mirë i Vitaminës C dhe A, por kur vjen puna te ngjyrat, ato ndryshojnë. Kemi speca jeshile, të verdha, të kuqe me nuanca të ndryshme të ndërmjetme. Ekzistojnë gjithashtu forma të ndryshme, nga ato të mëdha dhe të rrumbullakëta, deri tek ato të gjata dhe të hollë dhe, natyrisht, ka speca të ëmbël dhe pikante. Çmimet variojnë sipas ngjyrave, aktualisht në treg kemi speca të ndryshëm të vendit. Ku e marin farën fermerët? Si jemi me përdorimin e pesticideve tek perimet? Përse specat jeshilë janë më të lirë se specat me ngjyrë tjetër? Kush është ndryshimi mes specit të kuq, të verdhë dhe jeshil? Si të dallojmë specat e vendit në treg dhe çfarë duhet të kemi parasysh në përzgjedhen e tyre? Cilët speca kanë më shumë vlera ushqimore, si duhen konsumuar për të marrë maksimalisht benefitet në organizëm. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e lartë të bujqësisë Ilir Pilku dhe nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Ndërkohë Albana Mançja, shefja jonë e kuzhinës na tregon përdorimin e specave në kuzhinë, receta tipike e verës është pikërisht tava me speca të mbushur, plot ngjyra e aroma.
Speci djegës, ‘ari i kuq’ në tavolinë, si ta përdorim në të mirë të shëndetit. Specat djegës janë të njohur për aftësinë e tyre për të përmirësuar shijen e çdo vakti me aromën e tyre të nxehtë. Specat djegës përdoren kryesisht si erëza të freskëta apo të tharë. Kapsaicina është përbërja kryesore në specat djegës që jep shijen e tyre të veçantë dhe një numër përfitimesh shëndetësore. Specat djegës janë të pasur me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale. Specat djegës mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit të keq, ulin presionin e gjakut, ndihmojnë në ulje peshe e shumë të tjera, të cilat i diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka.