-
VIDEO
Veri Jug - Spërkatja e vreshtave në Baldushk (02.06.2024)
Vreshtarët e Baldushkut janë drejt përfundimit të spërkatjes së hardhive të rrushit në mbi 60 hektarë të mbjella në 12 fshatra. Në krye të punëve - agronomët dhe specialistët e bujqësisë. Kamera e emisioneve Veri Jug është ngjitur në vreshtat e fshatit Mumajes I sipërm dhe ka ndjekur operacionin e spërkatjes me gurë kali dhe gëlqere, si mënyra më e mirë për shpëtimin e hardhive nga sëmundja e vrugut. Ndiqni reportazhin “Spërkatja e vreshtave në Baldushk” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
“Komisioni antikorrupsion” - e lufton vertete korrupsionin? (2 qershor 2024)
-
VIDEO
Insulina javore aprovohet nje mënyre e re trajtimi për personat me diabet -Entela Puca endokrinologe (01.06.2024)
Emisioni mjekësor "Klinika 24" me një eksperiencë 12 vjecare , vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.
-
VIDEO
Spahiu tregon: 4 arsyet e fshehta pse rezoluta antikorrupsion u prit keq nga SHBA dhe BE
Pasi mazhoranca miratoi e vetme ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, SHBA dhe BE kërkojnë transparencë dhe gjithëpërfshirje. Analisti Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv analizoi reagimet e ndërkombëtarëve mbi këtë komision, ndërsa renditi edhe 4 arsyet e fshehta se përse u prit keq nga SHBA dhe BE.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 1 qershor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga 1 qershori i Lulzim Bashës te si u zhdukën 32 milionë euro pensione të arkëtuara në vite e deri tek dështimi amerikan në Ballkan.
-
VIDEO
Si më bënë agjent të CIA-s dhe UDB-s që 14 vjeç! Takimi me Hysni Kapon, Ramiz Alinë dhe Enver Hoxhën
Edhe pse nuk i dhanë arsim, ia doli të bëhet mësues. Djaloshi që kur dilte në mal me dele, i harronte se lexonte librat, ndërkohë delet humbisnin. Mësuesi që bënte mbi 8 orë rrugë natën, për të shkuar në mëngjes te nxënësit. Vajza e njohu kur ajo u bë 7 vjeçe, sepse nuk ishte në shtëpi.
-
VIDEO
SPECIALE/ Një udhëtim i shkurtër në tokën e rojtarëve të shqiptarisë! Drejt Mirditës turistike dhe historike
Mirdita ka ruajtur dhe kultivuar pasuritë dhe vetitë më të mira të traditës së maleve shqiptare siç janë besa, burrëria, trimëria, mikpritja dhe atdhetaria. Dëshmitë arkeologjike janë pikë referimi për gjithë zhvillimin historik të vendit
-
VIDEO
Pa Gjurme-Përballet LIVE me dëshmitarin/ ’Djalin ta pashë me sytë e mi, mbaheshin në rrugë nga…’
Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini rezulton i humbur prej 27 vitesh. I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Rreth mbrëmjes një shok i panjohur e kërkon 13-vjeçarin. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe pronari i bilardos, i cili u ka pohuar familjarëve se Forcimi ishte larguar dhe nuk ishte kthyer më. Pas vonesës së djalit në familje babai i tij Enver Sulkja u nis ta kërkonte. Fillimisht shkoi në bilardon e fshatit ku mori si përgjigje të informacionet e vetme që i dha pronari, informacione që për familjen nuk do të mjaftonin. I alarmuar për të birin nisin menjëherë kërkimet në terren, në fshatin Fatish të Peqinit. Pyetën shokët, fqinjët edhe kushërinjtë e tyre, por asnjë gjurmë prej adoleshentit. Enver Sulkja iu drejtua rajonit të policisë së qytetit për të bërë denoncimi e zhdukjes së djalit të tij.
-
VIDEO
Korreshi kundër Berishës: Jo bojkot te komisioni Anti-korrupsion! Juristi Kara: Mos ndiqni shtriganin non grata që flet nga kati i tetë
Me 74 votat e mazhorancës u miratua dje në Kuvend komisioni anti-korrupsion me në fokus sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit. Të dyja grupimet e opozitës, ashtu siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim përveç 6 deputetëve.
-
VIDEO
6 muaj pa shpërblim, kampioni foli për Report Tv/ Artan Shyti: Sportistët duhen paguar jo vetëm kur kanë sukses! Trajneri: Po vriten moralisht
Ertjan Kofsha, 19-vjeçari kampion bote për të rinjtë në peshëngritje, 6 muaj pas suksesit ende nuk ka marrë shpërblimin nga Ministria e Sportit. Në 'Përballje' në Report Tv, gazetari Ernest Koçi, trajneri Leonard Toska dhe analisti Artan Shyti diskutuan për këtë rast dhe sfidat e sportistëve në vendin tonë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Maj 2024 - Receta/ Celuliti/ Horoskopi i muajit Qershor/ Këngët e liqenit
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me djathë / Tavë me brokoli dhe lulelakër/ Petulla me kos.
Mite dhe fakte për celulitin. A zhduket ai përfundimisht? Cilat janë metodat më të mira të trajtimit, ushtrimet që ndihmojnë celulitin dhe ushqimet që e përkeqësojnë atë…Flasim në studion e “Rreze Dielli” me estetisten Sidorela Gremi për teknikat më të thjeshta që mund të përdorim në kushte shtëpie për reduktimin e celulitit, sigurisht duke patur kujdes dhe në regjimin ushqimor dhe hidratimin sa më të madh të organizmit. Gjithashtu rekomanduam dhe një maskë në kushte shtëpie me përbërës natyral.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Qershor sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është muaji më perfekt, më i vrullshëm sa i takon çështjeve ekonomike financiare. Ndikimet planetare përgjatë këtij muaji do të sjellin një Qershor tepër pozitiv, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në çështjet e punës dhe karrierës. Tani në këtë periudhë sugjerohet që të ecim pak më shpejt, është koha ideale për të zgjidhur problemet e së shkuarës” thekson Pulla. Favorizimet më të mëdha do të kenë shenjat e ajrit Binjakët, Ujorët dhe Peshorja.
‘Këngët e liqenit’ rikthehen nga Arben Duro pas kaq vitesh… Artisti Arben Duro e ka nisur muzikën që në moshë të re, si një pasion i madh, por që do e shoqëronte përgjatë gjithë jetës. Ishin vitet ’80 koha kur edhe ai vetë u bind vërtetë se kishte një talent të veçantë në këndim. Ambjenti ku ai bashkë me shoqërinë këndonte, ishte te kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, të cilat dita-ditës filluan të mbusheshin me spektatorë të rastësishëm, duke u bërë më pas ndjekësit apo fansat e rregullt të tyre. Këta djem të talentuar edhe pse nuk ishin marrë me aktivitete artistike, nuk u mungonte dëshira për të kënduar dhe për krijuar këngë të reja, të cilat dhe sot njihen si këngët e djemve të liqenit.
-
VIDEO
Si më bënë agjent të CIA-s dhe UDB-s 14 vjeç , Historia sonte në 'Esencë' ora 21:00 në Report Tv
'Esencë", sonte ora 21:00 në Report Tv, i ftuar ish mësuesi i sakrificave dhe etjes për arsim, Sadik Prethi.