-
VIDEO
Kunguj jahni, recetë tipike plot shije e stinës së verës nga zonja Albana
Kunguj jahni
Përbërësit:
- 600 gr kunguj të njomë
- 500 gr mish të grirë
- 2 qepë mesatare
- 2 domate të pjekura
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë kopër
- 1 filxhan vaj ulliri
- 2 lugë gjalpë të tretur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë lehtë nga jashtë kungujt dhe i presim në feta të rrumbullakta. Nëse janë të hollë i presim në formë vezake. Në një pjatë të cekët hedhim pak miell. I lyejmë kungujt dhe i skuqim paksa në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë. Në tiganin ku skuqëm kungujt shtojmë qepën e grirë në rende dhe e kaurdisim derisa të marrë një ngjyrë floriri. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë të skuqet për pesë minuta. E kriposim dhe më pas në të shtojmë domatet e qëruara nga cipa e të grira në rende. I lemë në zjarr të ngadaltë derisa të avullojë lagështira e tepërt. Vendosim në një tenxhere kungujt e skuqur, më pas i hedhim kimanë. Në fund piperin, majdanozin e prerë.imët, koprën e grirë hollë dhe pakëz ujë. E mbulojmë tenxheren dhe i lemë të ziejnë derisa të mbeten në yndyrën e vet.
-
VIDEO
Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Albana
Tavë me patate dhe spinaq
Përbërësit:
- 8 patate mesatare
- 500 gr spinaq
- 2 karrota
- 3 lgj miell
- 3 lgj gjalpë
- 1 lç piper i kuq
- 1 lç turmerik
- 2 gota qumësht
- 1 gotë pana
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë patatet që i kemi prerë në disqe. I kullojmë dhe i shtrojmë në tavë. Kaurdisim karrotat që kemi grirë në rende me pak gjalpë, shtojmë miellin dhe sërisht i kaurdisim. Më pas shtojmë qumështin dhe erëzat. Kur trashet shtojmë panën dhe e shtrojme sipër patateve. I vendosim në furrë në tempertaurën 200 gradë për 35 minuta.
-
VIDEO
‘Një nga ne’/ Prodhimi i tapeteve të barit, babë e bir realizojnë ëndrrën në Lushnjë
Duhen 7-8 muaj punë intensive për të realizuar këta tapetë bari natyral. Rrapi Arapi nga Lushnja e ndërmori këtë iniciative rreth 5 vite më parë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga shkarkohet kreu i KLP Alfred Balla te Argita thotë se është gati të marrë drejtimin e PD-së e deri tek parashikimi britanik për Berishën.
-
VIDEO
SHBA e Britania: Sali Berisha, jo e ardhmja e PD. Debate në studio: E drejton partinë si Putin (21 maj 2024)
Deklaratat e Escobar se opozitës i nevojitet një lidership që nuk përfaqëson më kohën e shkuar u diskutuan sot në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga.
-
VIDEO
‘Nga 100 heronj të Greqisë, 90 ishin arvanitas!’/ Tare: Janë të baraslarguar nga Greqia e Shqipëria
-
VIDEO
Si i merret Berishës, PD-ja?! Debate në studio, replika mes Mingës, Kthupit e Çaçës
Sekretari i PD-së Rezart Kthupi iu përgjigj pyetjes në Repolitix se si i merret partia Berishës. Kthupi thotë se votuesit e Berishës janë tkurrur dhe situata në terren është ndryshe nga ajo e 14 majit.
-
VIDEO
'Tipari i viteve '90 ishte destabilizimi', Meçaj për deklaratat e Escobar: Nuk e kishte për non-gratën e Berishës!
Analisti Arben Meçaj komentoi deklaratat e Escobar se PD nuk duhet të ketë një lidership që kujton kohën e vitieve '90. Meçaj shprehet se këto vite nuk kanë të bëjnë me korrupsionin dhe non-gratat e Berishës. Këto vite kishin si tipar destabilzimin. Dhe Berisha në filizofinë e tij sipas Meçajt ka destabilzimin dhe luftën.
-
VIDEO
Deklaratat e Escobar/ Redi Varaku: Kemi ripropozim të SHBA se si PD-ja të vijë në pushtet në 2025
Analisti Redi Varaku komentoi në Repolitix, deklaratat e Escobar lidhur me lidershipin e PD-së. Varaku u shpreh se Escobar dhe SHBA duket se po gjejnë sërish një rrugë që PD-ja të vijë në pushtet në vitin 2025.
-
VIDEO
Arben Meçe: Escobar kërkon ndryshim rrënjësor të opozitës, nuk lidhet me individët
Deklaratat e Escobar se opozitës i nevojitet një lidership që nuk përfaqëson më kohën e shkuar u diskutuan sot në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga.
-
VIDEO
Filipinasit dhe indonezianet “lene” pa pune shqiptaret, Ministrja Kumbaro zbulon turizmin 2024
-
VIDEO
Dosja K - Bedri Blloshmi: Revolta e Qafë Barit dhe krimet e fshehura pas saj
40 vjet më parë me 22 maj 1984, në kampi burgun e Qafë barit do të shënohej një revolt e të burgosurve politikë, të cilët sin ë rastin e para 13 viteve në Spaç kishin ngritur krye kundër komnadës së burgut, e cila ushtronte dhunë të pandërprerë ndaj tyre duke i shfrytëzuar në ekstrem për të realizuar norma të papërballueshme në nxjerrjen e mineralit në minierën e Qafë Barit.