-
VIDEO
Deklarata e Escobar, Roland Bejko: Mesazh mbështetësve të Berishës, kanë ende kohë! Programi i PD-së do jetë surprizë
Nënkryetari i PD-së Roland Bejko ishte sot në ‘Studio Live’ teksa për gazetarin Arbër Hitaj komentoi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe forca që përfaqëson.
-
VIDEO
Raportimi i Dumanit tek 'Ligjet', deputeti Toni Gogu: Raportoi si gjithë të tjerët! PS nuk ka frikë, e sollëm drejtësinë në këtë pikë
Sa i përket raportimit të kreut të SPAK, Altin Dumani në komisionin e ligjeve, deputeti socialiste Toni Gogu u shpreh në 'Studio Live' se kishte një qasje konstruktive, por ishte një raportim siç e kanë bërë dhe krerë të tjerë institucionesh në Komisionin e Ligjeve.
-
VIDEO
Komisioni i Posaçëm për Korrupsionin/ Toni Gogu: Nëse opozita abstenon, shans i humbur për të! Në Kuvend do bëhet llogaridhënia
Deputeti socialist Toni Gogu ishte i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj këtë pasdite.
-
VIDEO
Debati i Dumanit me Nokën te ‘Ligjet’, ish-prokurorja: S’mund të intimidohet prokuroria me dyshime për dekonspirim.
‘Përballje’ trajton tema të aktualitetit politik dhe social me impakt të gjerë në shoqëri. Në fokus është analiza, debati dhe përballja e argumenteve të ndryshme me ekspertë dhe protagonistë të fushave përkatëse.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Maj 2024 – Receta/ Me mjeshtrin e meditimit Sheki Useini/ Surprizon muzikanti Dasho Kurti me ’25 gërshetat’ në Greqi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brushtull, gatim tradicional me spinaq dhe miell misri / Tavë me qepë të grira dhe vezë/ Supë krem me vezë të rrahura.
Vetëm pak ditë më parë u zhvillua një trajnim i veçantë '7 ditë heshtje drejt vetëvetes', me mjeshtrin e meditimit Sheki Useini, një ngjarje e madhe me karakter spiritual, shkencor dhe transformues. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” mjeshtri Useini na tregon se cilat janë benefitet e kësaj përvoje, ai u shpreh se ky trajnim i ngjante një pelegrinazhi drejt shpirtit dhe zemrës, duke kërkuar përgjigjet më të mëdha “Kush jam unë?” dhe “Për çfarë jetoj?”. Sfida ishte shumë e madhe, megjithatë 23 pjesëmarrësit treguan një përkushtim të hekurt, dinjitet dhe dashuri në atë që bënin. Afër 15 orë meditim në ditë, pastrim nga frikërat e së kaluarës, programim për një të ardhme ndryshe, pa celularë, pa folur, pe lexuar, pa u shikuar në sy, madje edhe duke u ushqyer me sy mbyllur…Qetësia është definitivisht ilaçi më efikas për ta freskuar shpirtin dhe mundësia për të prekur disa zona të thella në brendi të vetes, që nuk janë ndriçuar kurrë më parë. Nëpërmjet një lidhje skype nga Presheva, sipërmarrësi Astrit Hasani, pjesëmarrës në këtë këtë trajnim u shpreh se ishte një përvojë unike kënaqësie dhe lumturie.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm me këngëtaren e njohur greke Glykeri, Dasho Kurti rikthehet me një tjetër version të këngës “25 Gërsheta”, por këtë herë më këngëtarin Petros Gaitanos. Dasho Kurti është me origjinë nga Elbasani dhe prej shumë vitesh është pjesë e ekipit të këngëtares së njohur greke Glykeria, e cila ishte në Shqipëri para dy vitesh në një koncert shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar. Glykeria këndoi shqip këngën “25 gërsheta” kur u ftua në televizionin “Mega Channel” dhe nga ai moment kënga u bë një hit në Greqi dhe jo vetëm. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, nëpërmjet një lidhje skype nga Greqia, muzikanti shqiptar Dasho Kurti rrëfen bashkëpunimet e suksesshme me këngëtarët e njohur te muzikës popullore greke nga Glykeria tek Dalaras, Parios, etj. Në fund të bisedës Kurti u surprizua nga një videomesazh ardhur enkas për Report Tv, nga këngëtarja greke Glykeria, e cila u shpreh se “Shqiptarët janë pjesë e jetës time”.
-
VIDEO
Preket Dasho Kurti,mesazhi i të madhes Glykeria:Shqiptarët pjesë e jetës time/’25 gërshetat’në shqip-greqisht
Pas bashkëpunimi të suksesshëm me këngëtaren e njohur greke Glykeri, Dasho Kurti rikthehet me një tjetër version të këngës “25 Gërsheta”, por këtë herë më këngëtarin Petros Gaitanos. Dasho Kurti është me origjinë nga Elbasani dhe prej shumë vitesh është pjesë e ekipit të këngëtares së njohur greke Glykeria, e cila ishte në Shqipëri para dy vitesh në një koncert shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar. Glykeria këndoi shqip këngën “25 gërsheta” kur u ftua në televizionin “Mega Channel” dhe nga ai moment kënga u bë një hit në Greqi dhe jo vetëm. I ftuar në studion e “Rreze Dielli”, nëpërmjet një lidhje skype nga Greqia, muzikanti shqiptar Dasho Kurti rrëfen bashkëpunimet e suksesshme me këngëtarët e njohur të muzikës popullore greke nga Glykeria tek Dalaras, Parios, etj. Në fund të bisedës Kurti u surprizua nga një videomesazh ardhur enkas për Report Tv, nga këngëtarja greke Glykeria, e cila u shpreh se “Shqiptarët janë pjesë e jetës time”.
-
VIDEO
Sheki Useini: Provoni të rrini 7 ditë në heshtje, gjeni lumturinë dhe…
Vetëm pak ditë më parë u zhvillua një trajnim i veçantë '7 ditë heshtje drejt vetëvetes', me mjeshtrin e meditimit Sheki Useini, një ngjarje e madhe me karakter spiritual, shkencor dhe transformues. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” mjeshtri Useini na tregon se cilat janë benefitet e kësaj përvoje, ai u shpreh se ky trajnim i ngjante një pelegrinazhi drejt shpirtit dhe zemrës, duke kërkuar përgjigjet më të mëdha “Kush jam unë?” dhe “Për çfarë jetoj?”. Sfida ishte shumë e madhe, megjithatë 23 pjesëmarrësit treguan një përkushtim të hekurt, dinjitet dhe dashuri në atë që bënin. Afër 15 orë meditim në ditë, pastrim nga frikërat e së kaluarës, programim për një të ardhme ndryshe, pa celularë, pa folur, pe lexuar, pa u shikuar në sy, madje edhe duke u ushqyer me sy mbyllur…Qetësia është definitivisht ilaçi më efikas për ta freskuar shpirtin dhe mundësia për të prekur disa zona të thella në brendi të vetes, që nuk janë ndriçuar kurrë më parë. Nëpërmjet një lidhje skype nga Presheva, sipërmarrësi Astrit Hasani, pjesëmarrës në këtë këtë trajnim u shpreh se ishte një përvojë unike kënaqësie dhe lumturie.
-
VIDEO
Brushtull, gatim tradicional me miell misri, spinaq dhe djathë nga zonja Albana
Brushtull
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 1/2 kg spinaq
- 1 tufëz kopër
- 1 tufë me qepë të njoma
- 1 tufëz majdanoz
- 1 tufëz dhjozmë
- 3-4 hudhra të njoma
- 3 kokrra vezë
- 300 gr djathë të bardhë
- 1 filxhan vaj ulliri
- 3 lgj gjalpë të tretur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë spinaqin nga gjethet e dëmtuara, e lajmë mirë me ujë të bollshëm dhe më pas e shtypim fort. Shtojmë qepët e hudhrat e njoma të grira hollë, dhjozmën, koprën, majdanozin të prerë imët si dhe vajin e ullirit. Më pas, rrahim vezët në një pjatë dhe i hedhin brenda. Shtojmë djathin e thërrmuar, gjalpin e tretur që të lidhet. Mund të shtojmë edhe pak kripë e pak piper nëse duam. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Hedhim miellin e misrit ngadalë ngadalë duke e përzier në mënyrë që të ngjeshen të gjitha bashkë dhe të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund hedhim ujë të vakët derisa të formohet një brumë i lidhur si top. Njomim duart me ujë dhe hapim brumin në tepsinë e lyer më parë me vaj ulliri. I thërrmojmë sipër djathë dhe e lyejmë me vaj. E vendosim të piqet në furrë në 180 gradë.
-
VIDEO
Tavë me qepë të grira me vezë, gatim super i shijshëm nga zonja Albana
Tavë me qepë të grira me vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 domate/ 1 lgj salcë
- 4-5 vezë
- Kripë, piper
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm, mbuluar me kapak derisa të zbuten. Pastaj hedhim domate ose salcë, kripë, piper i zi, dafinë, ujë dhe i lemë të ziejnë derisa qepët të zbuten dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë dhe hedhim vezët në rreshta në largësi 4-5 cm nga njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë sa të mpikset e bardha e vezës.
-
VIDEO
Supë krem me vezë të rrahura nga zonja Albana
Supë krem me vezë të rrahura
Përbërësit:
- 3 kokrra vezë
- 3 lgj galetë
- 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
- 4-5 garuzhde buljon
- 1 lgj gjalpë
- Pak lëng limoni
- Kripë, piper
Përgatitja:
Rrahim vezët, shtojmë galetën e bluar, djathin kaçkavall të grirë, pak lëng limoni, pak lëng mishi të nxehtë dhe i përziejmë me tel. Në tenxhere vlojmë lëngun e mishit dhe duke e përzier masën e përgatitur e hedhim me kujdes te lëngu. E lëmë supën në zjarr sa të trashet, i hedhim gjalpë të freskët dhe gjatë shërbimit pak bukë të thekur.
-
VIDEO
Takimi i Ramës në Milano, Trimçe për Report Tv: Pritet që të ketë pjesëmarrje masive! Si do të llogariten pensionet e shqiptarëve në Itali
Pas takimit me shqiptarët e Athinës, takimi i radhës i kryeministri Edi Rama me diasporën që do të zhvillohet në Milano më 26 maj në pallatin e sportit “Busto Arsizio”
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Dumani thotë se është ulëritëse lidhja e zyrtarëve me krimin te SPAK nis hetim pasuror për Flamur Nokën e deri tek Gjimshiti në histori,kapiteni shqiptar ngre trofeun e Europa League.