-
VIDEO
Himara dhe Potami të 'pushtuar' nga buburrecët, institucionet pa zgjidhje! Kumbaro: S’kanë zbritur luanët nga mali
Prej dy javësh në Himarë dhe Potam, insektet janë kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për pushuesit të cilët janë ‘alarmuar’.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Veprime jo të hijshme para fëmijëve, vjehrra:Nusja hynte online me burra,e pashë që bënte… (21 maj 2024)
Nëna braktisi 3 fëmijët dhe u largua… fati i të miturve në institucion. Është kjo historia që do të vijë e rrëfyer nga gjyshja e tyre, Sofie Sote e cila kërkon t’i kthejë nipat dhe mbesën në familje. Nënë e dy djemve me aftësi të kufizuar, ajo bashkë me të shoqin vendosën që fëmijët t’i martojnë.
-
VIDEO
Ministrja e Turizmit në Report Tv: Marrëveshje me Filipinet dhe Indonezinë për fuqi punëtore! Paketë për zhvillimin e turizmit në veri
Shqipëria është në negociata me Filipinet dhe me Indonezinë për të marrë fuqi punëtore, sidomos për sektorin e turizmit. Ashtu si e ka raportuar më parë Report Tv, lajmi u konfirmua sot edhe nga Ministria e Turuizmit Mirela Kumbaro.
-
VIDEO
Negociata me Shabanin dhe Lapajn? Qori në 'Studio Live': As kam takuar dhe as kam marrë mesazh nga ndonjë kryetar partie tjetër
Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, hodhi poshtë çdo aludim se lëvizja që drejton është në diskutim për koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Nismën Thurje të Endri Shabanit apo 'Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapaj.
-
VIDEO
'S'jam komunist', Qorri i përgjigjet akuzave: Mbeshtes social demokracinë (21 maj 2024)
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv teksa foli për aksionin politik të lëvizjes që drejton, e cila po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi
Avokati Idajet Beqiri, duke folur në Report Tv për operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, thotë se anëtarët e arrestuar kanë informacione për vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
-
VIDEO
Akuza e avokatit Beqiri: Ervis Martinaj nip i Liri Berishës, policia s’guxonte ta prekte! E mbronte ish-kryeministri
Avokati Idajet Beqiri hedh akuza të forta për lidhje mes bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj me Sali Berishën. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se Ervis Martinaj është nip i Lirie Berishës, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
-
VIDEO
Netanyahu drejt burgut?! Akuzat për genocid në Gaza ndajnë botën, Konflikti vijon - Përballje (21 maj 2024)
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Maj 2024 – Receta / Pse jemi kaq gjaknxehtë?/ Histori suksesi nga diaspora
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me narden / Patëllxhanë të skuqur me salcë kosi / Supë me karrota, pulë dhe oriz.
Si shqiptarë, është fakt se jemi një popull me shumë temperament, kemi një shkallë të lartë të ngacmueshmërisë, shpejt 'marrim flakë' për hiç gjë, jemi shumë të ndjeshëm ndaj qëndrimeve për të tjerët dhe për ne. Pse jemi kaq gjaknxehtë, dhe nuk i marrim gjërat më qetë e më ngadalë? Amerikanët thonë 'take it easy', ndërsa ne duket se bëjmë krejt të kundërtën. Gjithashtu a dimë të debatojmë pa kaluar në ofendime personale? Pse ndodh kjo? Pse kaq gjaknxehtë në diskutim?! Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me sociologun Gëzim Tushi dhe psikologen Rudina Koromani.
Shqiptarët në Florida zgjedhin Elsa Muçën si 'Gruaja e Vitit'. Biznesmenia nga Tepelena rrëfen jetën në Amerikë dhe rolin në ndihmë të grave shqiptare. Endrra e saj është të kthehet në Tepelenë dhe të investojë aty në arsim dhe shëndetësi.
-
VIDEO
‘Gruaja e vitit’ në Florida, ja cilën zgjodhën shqiptarët e Amerikës
Shqiptarët në Florida zgjedhin Elsa Muçën si 'Gruaja e Vitit'. Biznesmenia nga Tepelena rrëfen jetën në Amerikë dhe rolin në ndihmë të grave shqiptare. Endrra e saj është të kthehet në Tepelenë dhe të investojë aty në arsim dhe shëndetësi.
-
VIDEO
Habit sociologu ‘Po shkojmë drejt bishës njerëzore’ /Arsyet pse shqiptaret janë gjaknxehtë
Si shqiptarë, është fakt se jemi një popull me shumë temperament, kemi një shkallë të lartë të ngacmueshmërisë, shpejt 'marrim flakë' për hiç gjë, jemi shumë të ndjeshëm ndaj qëndrimeve për të tjerët dhe për ne. Pse jemi kaq gjaknxehtë, dhe nuk i marrim gjërat më qetë e më ngadalë? Amerikanët thonë 'take it easy', ndërsa ne duket se bëjmë krejt të kundërtën. Gjithashtu a dimë të debatojmë pa kaluar në ofendime personale? Pse ndodh kjo? Pse kaq gjaknxehtë në diskutim?! Diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me sociologun Gëzim Tushi dhe psikologen Rudina Koromani.
-
VIDEO
Qofte me narden nga zonja Albana
Qofte me narden
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 vezë
- 1 lgj nenexhik
- 1 lgj oriz
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj narden
- 500 ml buljon
- 1 lgj gjalpë
- Miell
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Marrim një enë ku shtojmë mishin e grirë, qepën, vezën, nenexhikun, orizin, miellin dhe vajin. I përziejmë mirë dhe i mbulojmë me një membranë kuzhine. Në një tigan me vaj të nxehtë skuqim qoftet të cilat i kemi spërkatur me pak miell. Pasi i skuqim kullojmë vajin e tepërt dhe kaurdisim 1 lugë miell. Më pas shtojmë buljonin së bashku me nardenin dhe e lemë të marrë valë. Shtojmë qoftet dhe i lëmë në lëng për 10 minuta. Këtë masë e kalojmë në furrë për 10 minuta të tjera në temperaturën 220 gradë Celsius.