-
VIDEO
Asnjë pastori i vërtetë nuk do e legjitimonte 'martesën' e së njëjtës gjini, Akil Pano: Surrogacia po sponsorizohet nga pronarët e spitaleve privatë
Pastori Akil Pano dhe njëherësh kreu i Koalicionit Pro Familjes, ishte sot në ‘Studio Live’ ku komentoi ‘martesën’ e së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë Tiranë dhe projektligjin e Surrogacisë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Zhd*kja e shqiptarit në Athinë,flet babai: Shkoi në burg të takonte mikun,telefoni iu fik…
47-vjeçari Eduart Aliaj është i riu që sot është në skedën e të humburve, që prej vitit 2002. 22 vitet e tij të zhdukjes mbajnë ende në ankth zemrat e familjarëve, për fatin e të cilit nuk dihet ende më asgjë. Ishte një 25- vjeçar asokohe, kur u zhduk pa lënë gjurmë, nga Athina e Greqisë. Eduarti kishte emigruar edhe më herët drejt tokës Helene, për një jetë më të mirë, sikundër çdo shqiptar tjetër. Në vitin 1998 ishte pajisur me dokumenta greke dhe shpesh kthehej në Shqipëri, për t’u takuar me familjarë të tij. Viti 2000 ishte viti kur ai u martua me bashkëshorten e tij Eglantina, me të cilën kanë edhe një djalë, i cili ende dhe sot është në kërkim të babait, të cilin nuk e pa më që kur ishte 2 vjeç. Familja Aliaj, në atë kohë një familje e re, e kompletuar vazhdonte jetën normalisht në qytetin e vogël të Ballshit në Mallakastër. Eduarti vijonte të bënte jetën si emigrant në Greqi, për të siguruar të ardhura të tjera për familjen e tij të re të sapo ndërtuar. Në shtetin fqinj, ai punonte në firma të ndryshme ndërtimi.
-
VIDEO
SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë
Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi komentoi në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn, operacionin e SPAK që lëshoi 50 urdhër arreste në mbarë vendin për kokat e krimit. Sipas Rexhepit, SPAK meriton përgëzime, por informaconi ishte dhuratë nga shërbimet e huaja. Krimi duhej të goditej sipas tij, pasi ishte bërë problem për vendin.
-
VIDEO
Martesa e së njëjtës gjini tek tarraca e bashkisë/ Boçi: Sulmi ndaj familjes ka kohë që ka nisur, këto nisma e bjerrin shoqërinë
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi u shpreh në 'Studio Live' për Arbër Hitajn edhe për martesën e së njëjtës gjini të celebruar në bashkinë e Tiranës ditën e djeshme.
-
VIDEO
'2 gra martohen para Priftit homoseksual në Tiranë!' Provokim apo e drejtë?! - Përballje (20 maj 2024)
Ceremonia simbolike e martesës së e Albës dhe Edlirës, në tarracën e bashkisë së Tiranës ka ngjallur reagime në publik. Çifti i së njëjtës gjini u celebrua simbolikisht nga dy pastorë britanikë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Maj 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Pastrimi natyral i zorrës nga Ylli Merja
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me miell integral / Gjellë e freskët vere.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 20-26 maj për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë është mjaft e mbarë, por duhet të jemi të vëmendshëm se çfarë duhet të bëjmë dhe të jemi të kujdesshëm dhe jo të nxituar në vendimet që marrim. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Ushqimet e pashëndetshme, por jo vetëm, bakteret, parazitët, etj, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa receta dhe kura bimore për pastrimin natyral të zorrës së trashë. Detoksifikimi i trupit çon në një mënyrë jetese të shëndetshme, shfryjmë barkun, luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe zgjidhim shumë probleme të tjera shëndetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë. Në studion e “Rreze Dielli” Merja na tregon dhe ushqimet më të mira probiotike dhe bimët mjekësore të cilat na ndihmojnë në ndërtimin e florës bakteriale të zorrëve.
-
VIDEO
Zorra ‘truri i dytë’ burim sëmundjesh/ Ylli Merja jep recetën e pastrimit dhe detoksit brenda ditës
Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Ushqimet e pashëndetshme, por jo vetëm, bakteret, parazitët, etj, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa receta dhe kura bimore për pastrimin natyral të zorrës së trashë. Detoksifikimi i trupit çon në një mënyrë jetese të shëndetshme, shfryjmë barkun, luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe zgjidhim shumë probleme të tjera shëndetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë. Në studion e “Rreze Dielli” Merja na tregon dhe ushqimet më të mira probiotike dhe bimët mjekësore të cilat na ndihmojnë në ndërtimin e florës bakteriale të zorrëve.
-
VIDEO
Krepa me miell integral / Sekreti i shijes fantastike nga zonja Albana
Krepa me miell integral
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 250 gr miell
- 50 gr gjalpë
- 3 kokrra vezë
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën. Shkrijmë gjalpin në banjëmari ose në mikrovalë, e lëmë të ftohet pak dhe e bashkojmë me masën e përgatitur. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene. Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve, e lyejmë me pak gjalpë dhe hedhim në qendrën e tij një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin, e lemë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur. Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës, të ëmbël apo të kripur.
-
VIDEO
Gjellë e freskët vere nga zonja Albana
Gjellë e freskët vere
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 kungulleshkë
- 2 patate
- 2 speca jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lgj vaj
- 200 ml qumësht
- 1 vezë
- 2 lgj kos
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën që e kemi grirë hollë në vaj, shtojmë hudhrën dhe patatet e prera në kubikë. Më pas shtojmë kungulleshkat dhe pas një kaurdisje të mirë shtojmë specat duke rregulluar dhe shijen me kripë e piper. Mbas kaurdisjes shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë pak. Në fund rrahim një vezë me pak kos dhe ia shtojmë gatimit dhe e lëmë derisa të mpikset pak
-
VIDEO
Javë plot surpriza, por kujdes në… / Horoskopi javor 20-26 maj nga astrologu Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 20-26 maj për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë është mjaft e mbarë, por duhet të jemi të vëmendshëm se çfarë duhet të bëjmë dhe të jemi të kujdesshëm dhe jo të nxituar në vendimet që marrim. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga aleancat për të vrarë armiqtë dhe si i nxirrnin në pritë grupet kriminale te ligji 7501 plagjiaturë e Reformës Agrare e deri tek Egnatia luan titullin me Partizanin.
-
VIDEO
Esencë - Si hymë në Ambasadën Italiane në 2 korrik 1990, flet Andi Tepelena. (19 Maj 2024)
Dëshmi dhe dashuri për lirinë e viteve 90 nga Andi Tepelena. Andi Tepelena ishte i ftuari i mbrëmjes në Esencë. Tepelena rrëfeu për 2 korrikun 1990 dhe mënyrën e futjes së shqiptarëve në Ambasadën Italiane, në kohën kur sapo kishte nisur mësymja apo hyrja e shqiptarëve nëpër ambasadat e huaja. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv, ora 21:00.