-
VIDEO
E ftuara braktis studion/ Debate të ashpra për të drejtat në punë - Përballje
-
VIDEO
25 vite martesë, çifti nga Korça tregon historinë e dashurisë dhe jep mesazhin e Pashkës
Mesazhi dhe kuptimi i Pashkës u rrëfye në studion e "Rreze Dielli" nga çifti korçar i bashkëshortëve besimtarë protestantë Arjan dhe Moza Larashi, të cilët rrëfyen sesi e festojnë këtë ditë në familjen e tyre dhe në Kishë. "Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin" - tha pastor Arjani. Gjatë bisedës, bashkëshortët kujtuan vitet e para të njohjes mes tyre në një takim ungjillor. "Besimi në Zot, na ka bërë njerëz më të mirë, më të qetë dhe së bashku kemi ndërtuar një familje të lumtur, kemi dy vajza të rritura të cilat na krenojnë me edukimin e sjelljen e tyre" - tha Moza, mësuese biokimie. 25 vite të martuar, Arjani dhe Moza rrëfyen sekretin e një martese të lumtur, sesi i kanë tejkaluar sfidat dhe problemet. Nga kjo martesë ata janë bekuar me dy vajza, Pjetrën dhe Çelestian. Pastor Arjani, ka mbaruar shkollën për Inxhinieri Gjeologjike, dhe më pas shkollën për Teologji. Ai është autor i 6 librave, ku i fundit mban titullin "Thyej fortesat e Komunizmit"
-
VIDEO
Supë brokoli me patate nga zonja Albana
Supë brokoli me patate
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 1 kokë lulelakër
- 1-2 patate mesatare
- 1-2 karrota
- 1 qepë të vogël
- 200 gr mish pule
- 1 litër ujë
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë. Pasi kanë kaluar 35-40 minuta nga zierja e pulës vendosim tek pula pataten të prerë në kubikë të vegjël dhe e lemë të ziejë bashkë me pulën për rreth 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë mishin e pulës dhe pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për 10-15 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me gjizë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 200 gr gjizë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj miell gruri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë lëkurën e patëllxhanëve një po një jo. I lëmë në ujë me kripë dhe më pas i vendosim në furrë që të zbuten pak. Në një enë bashkojmë vezët e rrahura me vajin, kripën, gjizën, miellin dhe hudhrat e shtypura. Bëjmë një prerje në mes të patëllxhanit, e sheshojmë tulin dhe vendosim harxhin. I rivendosim në furrë për pak minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Brukseta në çast me domate, borzilok dhe djathë nga zonja Albana
Brusketa me domate dhe djathë
Përbërësit:
- 1 bagetë
- 1 domate
- 2-3 thelpinj hudhra
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 50 gr djathë i bardhë
- Pak kripë dhe rigon
- Borzilok i freskët
Përgatitja:
Presim bukën në feta të holla dhe i vendosim në furrë për t’u thekur. Spërkatim nga njëra anë e bukës pak vaj ulliri. Presim domatet dhe djathin në formë kubike të vogla dhe i vendosim një nga një mbi fetat e bukës. Shtojmë sipër hudhrat, kripën, rigonin dhe gjethet e freskëta të borzilokut. Për një shije më kompakte të gjithë përbërësit i trazojmë në një tas dhe i hedhim me lugë mbi fetat e bukës.
-
VIDEO
Akullore e shpejtë në kushte shtëpie me luleshtrydhe nga zonja Albana
Akullore e shpejtë me luleshtrydhe
Përbërësit:
- 1 litër pana për ëmbëlsira
- 300 gr qumësht i kondensuar
- 500 gr luleshtrydhe
- Pak vanilje
Përgatitja:
Rrahim panën e ftohtë derisa të marrë formë. Shtojmë qumështin e kondensuar, vaniljen dhe luleshtrydhet e bëra pure. E përziejmë mirë dhe e vendosim në një tas në frigorifer në ngrirje. Pas 30 minutave e nxjerrim nga frigoriferi e përziejmë dhe e rivendosim përsëri në frigorifer. Këtë procedurë është mirë ta bëjmë 2-3 herë, pasi nuk lejon të krijohen kristale. Më pas e lëmë akulloren të ngrijë plotësisht dhe e kemi gati për ta servirur.
-
VIDEO
'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur
Influencër të lidhur me çiftin Kryemadhi-Meta të cilët po hetohen për pasurinë nga Prokuroria e Posaçme, janë kontrolluar nga agjentë të BKH-së. Kështu bëri me dije gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin Frontline në Report Tv, ku tha se është kryere kontrolli i banesës së një influencuesit, pasi nuk justifikon shtëpinë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga pakt i ri mes PS dhe "Rithemelimit" për të prekur Reformën në Drejtësi te të inkriminuarit fitojnë tenderat e policisë e deri tek SPAK bën gati tavolinën e "prangave" për Sejkon.
-
VIDEO
Valteri: Tiku, ti vdes të bëhesh si Veliaj! Lapaj: Më erdhe e mu prezantove si mik i Berishës
Anëtari i këshillit bashkiak në bashkinë e Tiranës, Halit Valteri, në emisionin Frontline në Report Tv ka debatuar në me kreun e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapajn. Valteri tha se Lapaj vdes të bëhet si Veliaj. Lapaj tha se ai i është prezantuar disa vite më parë si mik i Sali Berishës.
-
VIDEO
‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët
Gazetari Lavdrim Lita në emisionin Frontline në Report Tv thotë se qytetarët i dinë politikanë në rang të lartë se janë të korruptuar. Sipas tij qytetarët e dinë se kush politikan ka vilë me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit.
-
VIDEO
'Frontline'/ Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve (1 maj 2024)
Shemsi Prençi, ish-drejtori i Emergjencave Civile thotë se ka një rrezik real për drejtësinë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria. Por kur sulmet bëhen nga qeveria, Prençi tha se SPAK merret peng. Prençi u shpreh se për shkka të hetimeve disa drejtorë në bashki kanë dhënë dorëheqjen
-
VIDEO
'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët
Gazetari Sokol Bregu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se përkufizimi i Erion Veliajt si ‘koleg’ për prokurorët e SPAK, tregoi se respekton reformën në drejtësi dhe nuk e anatemoi. Bregu tha se Veliaj, ka ndikim të madh edhe të ambasadorët.