-
VIDEO
'Kush vjedh është tradhtar' Erion Braçe në Frontline Interview: Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot ka përgjegjës dhe pa mburojë politike
Përballe gazetares Marsela Karapanco në Frontline Interview, në Report tv, Erion Braçe tha se PS po nis një reformë kundër korrupsionit.
-
VIDEO
Beteja me drejtësinë, sipas Erjon Braçes! Sot në orën 18:30 në Frontline Interview, në Report tv
Kush janë tradhëtarët në PS? Erjon Braçe përballe gazetares Marsela Karapanco në orën 18.30 në Frontline Interview, në Report tv
-
VIDEO
Teologu Çako: Nëna ka bërë një krim, të vrasësh 3 fëmijët për inat të burrit është tmerr! Psikologia: OJF-të të heshtin, kanë dështuar
Vetëflijimi i 39-vjeçares Alma Arrazi, duke u hedhur në Lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, është një ngjarje që ka tronditur opinionin publik. I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, teologu Miron Çako, tha se nëna ka bërë një krim pasi ka vrarë 3 fëmijët e saj, duke i hedhur në lumë
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga histeria anti-Veliaj te Eskobar largohet nga Ballkani e deri tek a u dërguan 4 tonë ar nga Tirana në dy banka të Zvicrës në 1990?
-
VIDEO
Pogaçe me gjizë nga zonja Albana
Pogaçe me gjizë
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 lç maja
- 1 lk sheqer
- 1 lç kripë
- 1 gotë kos
- 200 gr gjizë
- 1 lgj gjalpë
- Ujë sa të marrë
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas hapim kuleçet e vegjël sa një pëllëmbë, bëjmë prerje diagonale duke lënë mesin e pa prerë. Vendosim nga një lugë gjizë dhe i mbledhim. I vendosim pogaçet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz nga zonja Albana
Speca të mbushur me mish të grirë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg speca
- 500 gr mish të grirë
- 2 qepë mesatare
- 2-3 domate
- 2 karrota
- 2 speca të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- 1 ls oriz për çdo spec
- 1 lç nenexhik
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë specat duke larguar farat e tyre. Në një tigan me 2-3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim vetëm pak qepën, sa të ulë volumin pa i dhënë ngjyrë. Në tas pëgatisim mbushjen duke vendosur mishin e grirë të pa gatuar, qepën, karrotën të grirë në rende, specat e kuq të prerë në kubikë, domaten të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël, orizin e shpëlarë, kripën, piperin e zi dhe nenexhikun e thatë. Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim specat duke i mbushur. I spërkasim sipër me pak vaj dhe pak fare kripë dhe i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.
-
VIDEO
Embëlsirë e lehtë me banane të skuqura nga zonja Albana
Embëlsirë e lehtë me banane të skuqura
Përbërësit:
- 2 banane
- 1 gotë miell
- 1 lç fryrës
- 1 lç sheqer
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Krijojmë masën e qullit dhe ndërkohë bananet i presim në copëza. I lyejmë me qullin e përgatitur dhe i skuqim me vaj të bollshëm. I shërbejmë me pak mjaltë përsipër.
-
VIDEO
Dy non-grata në qeverinë serbe, Alia: Shantazh ndaj perëndimit dhe SHBA-së
Analisti Ilir Alia teksa po diskutonte për situatën e prag-zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, u ndal edhe me situatën e Serbisë e cila tashmë është me një qeveri të re me dy personazhe non-grata nga Shtetet e Bashkuara. Alia thotë se kjo është një shantazh ndaj perëndimit dhe SHBA-së prej Serbisë.
-
VIDEO
Lufta Rama-Kurti 'shkon' në Shkup, për asosacionin Kosova kërkon garanci (6 maj 2024)
-
VIDEO
Taksimi i profesionistëve të lirë/ Muço në '5 Pyetjet': Qeveria i merr 2600 euro secilit! Gjokutaj: I gjeti të papërgatitur
Rritja e taksave për profesionistët e lirë ka krijuar shumë konfuzion tek kjo shtresë. Në ‘5 Pyetjet’ me Babaramon, ekspertët dhanë sqarime në lidhje me këtë vendim të qeverisë që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Ekonomisti Eduart Gjokutaj u shpreh se ky taksim i gjeti të papërgatitur njerëzit.
-
VIDEO
Maqedonia prag zgjedhjeve/ Rushti në '5 Pyetjet': VMRO DPMNE qeverisje të përbashkët me Vlen! Zaimi: Nëse garojnë dy shqiptarë humbasin të dy
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen pas dy ditësh më 8 maj, teksa sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore. Në ‘5 pyetjet’ me Ilir Babaramon, të ftuarit diskutuan dinamikat e kësaj fushate zgjedhore, ku theksi bie tek përçarja e shqiptarëve që garojnë të ndarë me dy partitë rivale BDI dhe Vlen.
-
VIDEO
Kina 'sulmon' Evropën, tre shtetet që i mban si aleatë. Eksperti: Beogradi mes Moskës e Pekinit