-
VIDEO
“Ti ke shit mandatin e demokratëve me para”, Prençi përplaset me Valteri! Këshilltari bashkiak: Sa kohë të ketë përballë ty Veliaj, fiton ditë e natë
Anëtari i këshillit bashkiak në Tiranë me Partinë Socialiste Halit Valteri dhe ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi janë përplasur në emisionin Frontline në Report Tv.
-
VIDEO
Prençi: Ka drejtorë në bashki që kanë dhënë dorëheqjen, të hënën ikin në SPAK! Valteri: Po vendosni gjoba! Veliaj ka bërë padi ndaj analistëve që kërkuan favore
Shemsi Prençi, ish-drejtues policie thotë se ka një rrezik real për drejtësinë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria. Por kur sulmet bëhen nga qeveria, Prençi tha se SPAK merret peng. Prençi u shpreh se për shkka të hetimeve disa drejtorë në bashki kanë dhënë dorëheqjen
-
VIDEO
Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova
Tirana, Elbasani dhe Shkodra janë qytetet ku trafiku i drogës është më i përqendruar. Kështu tha gazetari Sokol Dema në “Studio Live” në Report Tv. Si trend të ri, Dema përmendi trafikun e drogës përmes postës
-
VIDEO
Izrael-Iran, lufta që po ndryshon situatën në Lindjen e Mesme. Flet kolonel Demiraj (2 maj 2024)
-
VIDEO
Serbia do sulmojë Kosovën, ja ministrat rusofil të Vuçiç
-
VIDEO
Droga,ja qytetet e ZONAT NË TIRANË që 'mbyten' nga kanabisi edhe e bardha.Flet gazetari dhe eksperti (2 maj 2024)
-
VIDEO
'Meta dhe banda e tij në burg, duan destabilizim', Karaj denoncon, përplasje me ish zëdhënësin e... (2 maj 2024)
Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi në “Studio Live” në Report Tv deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.
-
VIDEO
Pa Gjurme- Ishi e kërcënon se do t’i postojë fotot intime/E reja: Jam e martuar, ai do të hakmerret (2 maj 2024)
Një 27-vjeçare nga Lushnja kërcënohet dhe shantazhohet nga ish-i dashuri se do t’i publikoj fotot e saja në rrjetet sociale. Pasditen e sotme në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’, Ana do të denoncoj shantazhuesin e saj 30-vjeçar nga Korça që prej 2 vitesh jeton në Australi. Ana ishte vetëm 19-vjeç kur u njohëm me anë të rrjeteve sociale me djalin nga Korça. Paralelisht, ajo ishte e martuar dhe nëna e një vajze të vogël. Pas 2 mujash, bashkëshorti i 27-vjeçares e zbulon lidhjen e gruas së tij me 30-vjeçarin. Ana i jep fund marrdhënies me të riun nga Korça. Ndërsa bashkëshorti i jep një mundësi të dytë Anës për hir të vajzës së vogël duke e falur atë. 27-vjeçarja mendoi se historia me të kishte marrë fund por kalvari i vuajtjeve për të sapo kishte filluar. Ish- i dashuri i saj filloi ta kërcënonte duke i thënë se do të postonte fotot e tyre të përbashkëta në momente intime në rrjetet sociale. E ndodhur në këtë udhëkryq Ana e takonte fshehurazi ish-të dashurin me frikën se imazhet e saj do të bëheshin publike. Para dy viteve 30-vjeçari emigron në një kontinent të largët në Australi, por shantazhet ndaj të resë nuk do të përfundonin. Ai vazhdon ta shantazhojë me mesazhe fyese dhe tone kërcënuese. 27-vjeçarja ia ka bërë disa herë të qartë atij, se raporti mes tyre ka mbaruar, por ky i fundit nuk e pranon.
-
VIDEO
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
Një retorikë të ashpër ka përdorur Juristi Romeo Kara ndërsa komentoi në “Studio Live” në Report Tv deklaratat e kreu të PL Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. Një njeri që ka bërë krime, e quajti Kara kreun e PL-së, për të cilin tha se e konsideron veten të paprekshëm.
-
VIDEO
Nisma kundër 'tradhtarëve', Koçi: Plotëson dekriminalizimin! Pa sens që KQZ të mos 'bllokojë' kandidatë që përdhosin atdheun
Deputeti socialist Petro Koçi në një lidhje për “Studio Live” në Report Tv shpjegoi arsyet pse propozoi nismë që të mos kandidojnë apo emërohen në funksione publike persona që përdhosin simbolet kombëtare.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Maj 2024 – Receta / Fermerja 42-vjeçare që ia kalon burrave…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Samsa – Dredhanik me sherbet / Supë magjerica / Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme natyrale.
Kamera e "Rreze Dielli" ka udhëtuar në fshatin Ferras të Lushnjës ku ka takuar Eda Toskën, fermeren 42 vjeçare, e cila prej disa vitesh kujdeset për fermën e saj të lopëve. Ajo me shumë mundim ka ngritur këtë fermë e madje ka punësuar dhe disa nga bashkëfshatarët e saj për ta ndihmuar në mjeljen e tyre. E ndërsa na ndodh shpesh që në fshatra të ndryshme të hasemi me sipërmarrës meshkuj, të cilët kujdesen për bujqësinë e blegtorinë, Eda Toska bën çdo punë që mund të quhet e burrave. Po përse zgjodhi të merret me punët e blegtorisë? Përveçse pasionit të saj të rrisë të ardhurat duke përzgjedhur këtë profesion në shtimin e lopëve, ka dhe një arsye tjetër: babai i saj, Hyqmeti është i paralizuar, ndërsa një vëlla ndodhet jashtë kufijve të shtetit. Ai sjell të ardhura për t’i paraprirë punëve të blegtorisë, ndaj Eda ka zgjedhur këtë profesion duke ndërtuar një kompleks lopësh. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 5 dhe deri në mbrëmje dita e saj është dedikuar fermës, hipur në traktor për të korrur, mbledhur dhe punuar tokat. A do ta ndryshojë jetën Eda? Jo, edhe pse puna e stërmundon ajo shprehet e kënaqur dhe na dërgon një mesazh nga oborri i saj. Ne e shoqëruam në disa proçese të punëve të ditës....
-
VIDEO
'Nuk lëshohet më kupon tatimor', Tatimi për profesionet e lira/ Çoçoli përplaset me Kallanxhi (2 maj 2024)
Vijojnë kundërshtimet sa i përket tatimit për profesionet e lira. Gjykata Kushtetuese do të vendos nëse do ta marrë në shqyrtim si çështje në mes të muajit qershor, ndërsa afati i fundit për profesionistët e lirë të paguajnë faturën e kripur është fundi i qershorit. Diskutimet për këtë temë vazhduan edhe sot në ‘Përballje’ me Fatos Çoçolin, Etleva Kondakçi dhe Tomi Kallanxhi.