-
VIDEO
Deputeti i opozitës Dash Sula ka deklaruar se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat tjetër Edi Ramës.
Deputeti i opozitës Dash Sula ka deklaruar se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat tjetër Edi Ramës.
-
VIDEO
1 Maji, dita e punëtorëve, arsimtarët në protestë
Këtë 1 maj, në ditën e punëtorëve, nuk munguan protestat e sindikatave të punonjësve edhe në Tiranë. Më e veçanta ishte ajo e Unionit të sindikatave e udhëhequr nga sindikatat e arsimtarëve dhe e minatorëve. Në ‘Përballje’ u diskutua mbi problematikat që hasin punonjësit në vendin tonë dhe si mund të jetë zgjidhja për disa prej tyre.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Maj 2024 – Receta/ Dhjamosja dhe pastrimi i mëlçisë nga Altin Joka/ Truke për ngjyrosjen e vezëve të Pashkëve
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trileçe me karamel / Mish viçi me makarona kërmill / Kungulleshka me rikota.
Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike flasim për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, mëlçinë, e cila quhet si ‘truri’ ynë i tretë. Cilat janë funksionet e mëlçisë në organizëm? Cilat janë sëmundjet e mëlçisë? Si të kuptojmë shenjat paralajmëruese të mëlçisë së dhjamosur? Cilat janë burimet e yndyrës në mëlçi, çfarë duhet të bëjmë për mëlçinë e yndyrshme? A rigjenerohet plotësisht mëlçia dhe në sa kohë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim nga Altin Joka, i cili ndan këshillat naturopatike për shërimin e mëlçisë së dhjamosur si dhe disa receta pastrimi për mëlçinë.
Dhe pak ditë na ndajnë nga Pashkët ortodokse dhe tashmë në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë përgatitjet kanë nisur. Në një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” amvisa korçare që jeton në Amerikë, Xheni Fundo, na tregon disa mënyra natyrale të ngjyrosjes së vezëve me ndihmën e çorapeve të holla, majdanozit dhe koperës.
-
VIDEO
Mëlçia, truri ynë i tretë! Altin Joka: Faktor i 100 sëmundjeve /Ja roli i mëlçisë në trup
Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike flasim për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, mëlçinë, e cila quhet si ‘truri’ ynë i tretë. Cilat janë funksionet e mëlçisë në organizëm? Cilat janë sëmundjet e mëlçisë? Si të kuptojmë shenjat paralajmëruese të mëlçisë së dhjamosur? Cilat janë burimet e yndyrës në mëlçi, çfarë duhet të bëjmë për mëlçinë e yndyrshme? A rigjenerohet plotësisht mëlçia dhe në sa kohë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim nga Altin Joka, i cili ndan këshillat naturopatike për shërimin e mëlçisë së dhjamosur si dhe disa receta pastrimi për mëlçinë.
-
VIDEO
Vulin zv.kryeministër në qeverinë serbe, Nexhat Behluli për Report Tv: Njihet si anti-shqiptar! Ka përdorur etiketime fyese
Qeveria e Serbisë tashmë është mandatuar prej kryeministrit të ri, Millosh Vuçeviç. Gazetari Nexhat Behluli u shpreh për Report Tv se Aleksander Vulin mund të jetë emëruar zv.kryeministër edhe si presion nga Moska ndaj presidentit Aleksander Vuçiç.
-
VIDEO
Surprizon sërish Xheni nga Amerika, na tregon tre truket më të mira për vezët…
Dhe pak ditë na ndajnë nga Pashkët ortodokse dhe tashmë në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë përgatitjet kanë nisur. Në një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” amvisa korçare që jeton në Amerikë, Xheni Fundo, na tregon disa mënyra natyrale të ngjyrosjes së vezëve me ndihmën e çorapeve të holla, majdanozit dhe koperës.
-
VIDEO
Trileçe me karamel në kushte shtëpie nga zonja Albana
Trileçe me karamel
Përbërësit:
Për pandispanjën:
- 6 kokrra vezë
- 200 gr miell
- 200 gr sheqer
- Pak vanilje pluhur
Për kremin:
- 300 gr qumësht
- 300 gr pana e freskët
- 300 gr qumësht i kondesuar
- Pak karamel
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim pandispanjën, ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë i irrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. Vazhdojmë t'i rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë hedhim me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke vijuar me trazimin. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një duke mos e ndërprerë rrahjen. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin e situr me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Pasi të kemi formuar një masë homogjene e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180°C përreth 25-30 minuta. Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak, e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë. Fillojmë përgatisim kremin, hedhim në një enë qumështin, shtojmë ngadalë qumështin e kondensuar dhe e trazojmë mirë. Pasi qumështi i kondensuar të jetë tretur plotësisht shtojmë panën e freskët. Masën e qumështit e hedhim mbi pandispanjën, e lëmë të përthithet dhe e mbulojmë sipërfaqen me karamel. E vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.
-
VIDEO
Mish viçi me makarona kërmill nga zonja Albana
Mish viçi me makarona kërmill
Përbërësit:
- 700 gr mish viçi
- 450 gr makarona kërmill
- 3-4 ls gjalpë ose margarinë
- 4-5 domate të pjekura
- 2 ls djathë i grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë mishin nga kockat, e ndajmë në racione dhe e vendosim të ziejë. Pasi mishi ka zjerë kontrollojmë sasinë e lëngut dhe shtojmë ujë në mënyrë që të kemi një raport të barabartë 1 me 1 me sasinë e makaronave. Pasi lëngu të ketë marrë valë hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë. Në fund të gatimit pasi kemi shtuar dhe domatet, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe hedhim sipër djathë kaçkavall të grirë në rende. Sipas dëshirës këtë gatim mund ta përfundojmë në sobë ose në furrë.
-
VIDEO
Kunguj me gjizë dhe erëza, një shije e freskët nga zonja Albana
Kungulleshka me rikota
Përbërësit:
- 800 gr kungulleshka
- 400 gr rikota ose gjizë pa kripë
- 40 gr gjalpë
- 1 kokërr vezë
- 1 thelpi hudhër
- Majdanoz i grirë
- Kripë, pak kurkuma
Përgatitja:
Mbasi i kemi larë mirë kungulleshkat i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë. Më pas presim skajet e kungujve dhe i ndajmë përgjysmë. Shtrydhim me napë ricotën ose gjizën që të largojmë ujin dhe e përziejmë me vezën, majdanozin, hudhrën dhe erëzat. I vendosim në një tavë kungulleshkat i mbushim dhe në fund i spërkatim me gjalpë. I vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Mësuesit zhvendosen tek Kryeminstria: Financoni arsimin publik! Nëse nuk bashkëpunohet, mund të kalojmë në greva
Sindikatat e mësuesve e kanë zhvendosur protestën e tyre këtë 1 maj, nga ministria e Arsimit tek Kryeministria. Një prej mësuesve foli gjatë protestës duke bërë thirrje qeverisë, të financoj arsimin publik.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga 8 orët e Erion Veliajt në SPAK te molotov, gaz lotsjellës e përplasje para Bashkisë kush është politikani që ka marrë një orë dore 400 mijë euro dhuratë.
-
VIDEO
Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi
Ish deputeti Halit Valteri ka deklaruar në “Repolitix” në Report Tv se SPAK i ka kërkuar GJKKO masë arresti për kreun e PL Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi.