• VIDEO

    Kandidatët e Bashës/ Indrit Sefa në 'Studio Live': Basha dhe PD kanë fituar disa beteja! Flogert Muça: Lufta me Metën, për vendin e tretë

    Basha dhe Partia Demokratike zyrtare duket se do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025 në fillim të muajit qershor. Fillimisht, ishte paralajmëruar për në fund të marsit, por zhvillimet e brendshme në parti bën që afati të shtyhej. Sekretari ligjor në PD, Indrit Sefa dhe gazetari Flogert Muça analizuan në 'Studio Live' këtë strategji të Lulzim Bashës.

  • VIDEO

    Pa Gjurme- I dashuri e detyronte të shkonte me shokët e tij,e reja: Mbeta shtatzënë, familja ime më…

    Prej 6 vitesh, 31-vjeçarja nga Tirana nuk i ka dëgjuar zërin dhe as takuar vajzën e saj që e la në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Rezarta Muça, e penduar për gabimet e së shkuarës, kërkon të rilidhet të bijën.

    Ishte viti 2015 kur Rezarta vetëm 22-vjeç u njoh me babain e fëmijës nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo vazhdoi lidhjen fshehurazi prindërve të saj me të riun për rreth 1 vit. Rezarta mësoi se ishte në pritje dhe e lumtur vendosi që këtë lajm të gëzuar t’ia komunikonte të dashurit të saj. Ky i fundit nuk e priti lajmin si ajo kishte menduar. I tronditur, ai vendos të braktis Rezartën kur ajo ishte në muajin e 4-të shtatazanisë.

  • VIDEO

    Detajet tronditëse nga tragjedia në Shkodër/ Mjeku: Nëna mund të jetë trajtuar në mënyrë private

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Maj 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Në kohën e vjeljes së trëndafilave, vlerat shëndetësore të trëndafilit rozë

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca tigani me sallam fshati / Supë pa mish me pak përbërës.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për këtë javë, nga data 6 deri më 12 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut. ”Kjo javë është shumë e rëndësishme në lidhje me çështjet e punës dhe të kontratave, pasi lidhet shumë me anën ekonomike-financiare. Gjithashtu kemi kalimin e Hënës në datën 8 maj në shenjën e Demit, ku do të sjellë mjaft ndikime dhe ndryshime, si dhe do të kemi një intensitet marrëdhëniesh mes të gjitha shenjave. Vjen një moment tani i ribashkimit të gjërave të mëdha siç është puna, karriera apo blerjet, është pikërisht momenti tani, pasi mund të themi se kjo është java më e mirë e muajit” theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të javës për secilën shenjë.

    Në kohën e vjeljes së trëndafilave, "Bima dhe Shëndeti" udhëton në parcelat me trëndafila rozë në fshatin Ferras të Lushnjës. Këto parcela janë mbjellë nga specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregoi rreth vlerave shëndetësore të trëndafilit rozë damask. Sipas tij, petalet e këtij trëndafili përveç aromës magjepsëse dhe bukurisë së jashtëzakonshme përmbajnë 101 mikroelementë dhe ndihmojnë në gjendje të ndryshme shëndetësore mes të cilave edhe Alzhaimerin. Prodhimi i vajit të trëndafilit, shurupit të trëndafilit dhe vlerat shëndetësore të secilës u treguan në mes të "tarracës rozë" ku stafi u kujdes për të mbledhur mbi 500 kg petale, që u përdorën për prodhimin e vajit dhe ujit tonik. Dy proceset, ai i vajit dhe i tharjes së trëndafilave janë në funksion të trajtimit të shumë gjendjeve shëndetësore...

  • VIDEO

    Ylli Merja: Trendafili rozë përmban 101 mikroelemente që luftojnë shumë sëmundje/ Ja si ta përdorni…

    Në kohën e vjeljes së trëndafilave, "Bima dhe Shëndeti" udhëton në parcelat me trëndafila rozë në fshatin Ferras të Lushnjës. Këto parcela janë mbjellë nga specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregoi rreth vlerave shëndetësore të trëndafilit rozë damask. Sipas tij, petalet e këtij trëndafili përveç aromës magjepsëse dhe bukurisë së jashtëzakonshme përmbajnë 101 mikroelementë dhe ndihmojnë në gjendje të ndryshme shëndetësore mes të cilave edhe Alzhaimerin. Prodhimi i vajit të trëndafilit, shurupit të trëndafilit dhe vlerat shëndetësore të secilës u treguan në mes të "tarracës rozë" ku stafi u kujdes për të mbledhur mbi 500 kg petale, që u përdorën për prodhimin e vajit dhe ujit tonik. Dy proceset, ai i vajit dhe i tharjes së trëndafilave janë në funksion të trajtimit të shumë gjendjeve shëndetësore...  

  • VIDEO

    Speca tigani me sallam fshati nga zonja Albana

    Speca tigani me sallam fshati

    Përbërësit:

    • 700 gr speca (jeshile dhe të kuqe)
    • 1-2 patëllxhanë
    • 2 kokrra domate
    • 50 gr pure domate
    • 5-6 lgj vaj ulliri
    • 2 qepë
    • Kripë, piper
    • Sallam fshati
    • Spec djegës
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Presim specat dhe patëllxhanët në madhësi të barabartë në shkopinj. Domatet i presim në kubikë të vegjël, ndërsa sallamin e presim në feta rrumbullake. Në një tigan vendosim specat dhe patëllxhanët, shtojmë pak ujë, e mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë në zjarr perimet që të zbuten. Më pas shtojmë në tiganin me speca dhe patëllxhan qepën të grirë hollë dhe vajin e ullirit. Shtojmë më pas domatet dhe purenë e domates. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe e lemë derisa përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë pak spec djegës dhe fetat e sallamit, i lemë dhe për pak minuta dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë pudrosur me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Supë pa mish me pak përbërës, por plot shije nga zonja Albana

    Supë pa mish me pak përbërës

    Përbërësit:

    • 3 karrota
    • 80 ml qumësht
    • 3 lgj kos
    • 40 gr gjalpë
    • 2 lgj miell
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 vezë
    • 2 litra ujë
    • 1 filxhan makarona për supë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin. Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë, rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë supën të ziejë dhe në 5 minutëshin e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lemë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.

  • VIDEO

    Plot mundësi kjo javë! Ja ku duhet përqendruar fokusi sipas Jorgo Pullës / Horokopi 6-12 maj

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar të horoskopit për këtë javë, nga data 6 deri më 12 Maj, për të gjitha shenjat e zodiakut. ”Kjo javë është shumë e rëndësishme në lidhje me çështjet e punës dhe të kontratave, pasi lidhet shumë me anën ekonomike-financiare. Gjithashtu kemi kalimin e Hënës në datën 8 maj në shenjën e Demit, ku do të sjellë mjaft ndikime dhe ndryshime, si dhe do të kemi një intensitet marrëdhëniesh mes të gjitha shenjave. Vjen një moment tani i ribashkimit të gjërave të mëdha siç është puna, karriera apo blerjet, është pikërisht momenti tani, pasi mund të themi se kjo është java më e mirë e muajit” theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të javës për secilën shenjë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 maj 2024

  • VIDEO

    Esencë - 28.000 dëshmorë ka Shqipëria ende sot? Kush na gënjeu? (05 Maj 2024)

    Kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore dhe sa është numri i tyre në të vërtetë? A janë manipuluar dëshmorët shqiptarë edhe pas vdekjes? Kush i ka shfrytëzuar më shumë dëshmorët shqiptarë, komunizmi apo demokracia? Sonte, ora 21:00 të ftuar në Esencë nga Eljan Tanini Marenglen Kasmi dhe Çelo Hoxha.

  • VIDEO

    Veri Jug - Një jetë në lagunë dhe në det

    Zef Ulaj, peshkatar që ka gati 50 vjet që punon në lagunën e Patogut dhe në detin Adriatik, rrëfen historinë e jetës së tij. Vështirësitë e punës në det, rreziqet deri në humbjen e jetës në detin me dallgë. Hedhja e rrjetave natën dhe mbledhja në mëngjes. Me punën si peshkatar ai ja ka dalë të arsimojë fëmijët që sot janë pegagogë në Akademinë e Arteve të Bukura dhe në institucionet artistike në Tiranë.

  • VIDEO

    Veri Jug - Dita e Tokës në Laç

    Imer Hysa, gazetar, sudjues dhe banor në qytetin e Laçit, sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme dhe ato 9 vjecare në qytetin e Lacit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Demonstrim me bicikleta, cadra të dekoruara me lule të përgatitura me mbetje të ricikluara, gjithcka për një qytet të pastër, pa ndotje, pa gazra.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv