-
VIDEO
Njihuni me Edën, fermeren që ia kalon burrave / Historia e trishtë e babait e detyroi që…
Kamera e "Rreze Dielli" ka udhëtuar në fshatin Ferras të Lushnjës ku ka takuar Eda Toskën, fermeren 42 vjeçare, e cila prej disa vitesh kujdeset për fermën e saj të lopëve. Ajo me shumë mundim ka ngritur këtë fermë e madje ka punësuar dhe disa nga bashkëfshatarët e saj për ta ndihmuar në mjeljen e tyre. E ndërsa na ndodh shpesh që në fshatra të ndryshme të hasemi me sipërmarrës meshkuj, të cilët kujdesen për bujqësinë e blegtorinë, Eda Toska bën çdo punë që mund të quhet e burrave. Po përse zgjodhi të merret me punët e blegtorisë? Përveçse pasionit të saj të rrisë të ardhurat duke përzgjedhur këtë profesion në shtimin e lopëve, ka dhe një arsye tjetër: babai i saj, Hyqmeti është i paralizuar, ndërsa një vëlla ndodhet jashtë kufijve të shtetit. Ai sjell të ardhura për t’i paraprirë punëve të blegtorisë, ndaj Eda ka zgjedhur këtë profesion duke ndërtuar një kompleks lopësh. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 5 dhe deri në mbrëmje dita e saj është dedikuar fermës, hipur në traktor për të korrur, mbledhur dhe punuar tokat. A do ta ndryshojë jetën Eda? Jo, edhe pse puna e stërmundon ajo shprehet e kënaqur dhe na dërgon një mesazh nga oborri i saj. Ne e shoqëruam në disa proçese të punëve të ditës....
-
VIDEO
Supë magjerica nga zonja Albana / Një supë plot shije për tryezën tuaj të Pashkëve
Supë magjerica
Përbërësit:
- 250-300 gr të brendshme
- 50 gr gjalpë
- 3 lgj oriz
- 2-3 qepë të njoma
- 1 kokërr vezë
- 1/2 limon
- 1 tufë koper
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi kokërr të bluar.
-
VIDEO
Samsa, Dredhanik me sherbet nga zonja Albana
Samsa – Dredhanik me sherbet
Përbërësit:
- 8 petë të gatshme
- 150 gr gjalpë
Mbushja:
- 2 gota miell
- ½ gotë sheqer
- 2 kokrra vezë
- 200 gr arra
- 50 gr gjalpë
- ½ lk sodë
Sherbeti:
- 2 gota sheqer
- 1 ½ gotë ujë
Përgatitja:
Bashkojmë në një enë përbërësit e mbushjes dhe realizojmë një brumë të shkrifët, jo të fortë. Marrim 2 petë dhe i spërkasim me gjalpë. Vendosim mbushje nga masa e përgatitur dhe e mbledhim petën në formë roleje, e vendosim në tavë dhe e presim në copa. Kështu veprojmë dhe me petët e tjera. I spërkasim në fund me gjalpë dhe i vendosim të piqen në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 40-45 minuta. Në fund e sherbetosim ëmbëlsirën njësoj siç veprojmë me bakllavanë.
-
VIDEO
Si të ngjyrosim vezët me produkte natyrale /Vezë pashke plot ngjyra nga zonja Albana
Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme
Për vezë ngjyrë blu:
- 5 vezë
- 1 lakër e kuqe
- 1 lgj kripë
- 3 lgj uthull
Për vezë ngjyrë jeshile:
- 5 vezë
- 1 lgj kurkuma
- 5 lugë çaj ibiskus
Për vezë ngjyrë të verdhë:
- 5 vezë
- 1 lgj kurkuma
- 1 lgj kripë
- 3 lgj uthull
Përgatitja:
Për realizimin e vezëve me ngjyrë blu mbushim një tenxhere me ujë dhe brenda vendosim një lakër të kuqe. Shtojmë vezët, 1 lugë kripë dhe 3 lugë uthull. I lëmë vezët të ziejnë për 15 minuta. Ndërsa për vezët ngjyrë jeshile në një tenxhere me ujë vendosim vezët, 1 lugë kurkuma dhe 5 bustina ose lugë çaj ibiskus. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Për vezët e verdha veprojmë njësoj vetëm nuk përdorim çajin, por hedhim kripë dhe uthull. Pasi vezët të kenë marrë ngjyrë i lëmë të thahen dhe i lyejmë me pak vaj.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 maj 2024
Titujt e gazetave për sot, nga "Rama ik" në "Veliaj ik" te prapaskenat e molotovit e deri tek BE thotë se SPAK e organet e Vettingut nuk do rikandidojnë kur u mbaron mandati.
-
VIDEO
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia (1 maj 2024)
Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit dje në SPAK (30 prill), ku ka folur rreth 8 orë për inceneratorin e Tiranës. Për mediat Veliaj tha se ishte aty si bashkëpunëtor për të treguar gjithçka, ndërsa nuk i kurseu fjalët më të mira për SPAK-n
-
VIDEO
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Pamë dy botë, njëra që i ulërt drejtësisë, tjetra që e respekton
Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit dje në SPAK (30 prill), ku ka folur rreth 8 orë për inceneratorin e Tiranës. Për mediat Veliaj tha se ishte aty si bashkëpunëtor për të treguar gjithçka, ndërsa nuk i kurseu fjalët më të mira për SPAK-n
-
VIDEO
Dhimbje shpine dhe mesi? Instruktorja e yoga zbulon si ta zhdukni falë trapezit - Një nga ne (1 maj 2024)
Nuk ka nevojë për alarm për t’u zgjuar.
Çdo mëngjes për Eridën nis vrullshëm.
Studioi për biologji molekulare, por veten e gjeti tek yoga.
“Anti-graviteti është një shërim i shpirtit”
Çfarë duhet të dini për këtë praktikë të re jo fort të njohur në vendin tonë?
Njihuni me ditën e instruktores dhe përfitimet e ushtrimeve në trapez dhe rreth.
NJË NGA NE prezanton “Vajza që sfidon gravitetin” -
VIDEO
Pa Gjurme-La burrin për kushëririn e tij, përplasen palët/ Vjehrra: Djalin do e rrisim ne, ti shko… (1 maj 2024)
Pasditen e datës 30 Prill në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’, një 17-vjeçare nga Tirana, Ina kërkoi ndihmën e programit për të dorëzuar djalin 2 vjeçar në jetimore. E braktisur nga partneri i saj dhe kushtet e vështira e detyruan nënën e re të marrë këtë vendim. E rritur nga gjyshërit, pasi prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte fëmijë, Ina nis një raport dashurie me një djalë 4 vite më të madh se ajo, Roberto Driza. Dhe pse familja e saj nuk ishte dakord për këtë marrdhënie, 17-vjeçarja nis bashkëjetesën në shtëpinë e prindërve të djalit pa dijeninë e tyre.
-
VIDEO
Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë
Qeveria e re e Serbisë do të përfshijë ish-shefin e zbulimit Aleksandar Vulin, një politikan që mbështet lidhjet e ngushta me Rusinë, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur non-grata. Eksperti i njohur për çështjet e sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se me këtë veprim Serbia është rreshtuar kundër SHBA-së
-
VIDEO
Do destabiizohet Kosova, ja skenari që do zbatojë Vulin së shpejti. Flet eksperti (1 maj 2024)
-
VIDEO
Berisha, Meta e Basha s'fitojnë dot ndaj Ramës, plas debati në studio. Sula: Kështu humbim keq (1 maj 2024)
Deputeti i opozitës Dash Sula ka deklaruar se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat tjetër Edi Ramës.