Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Samsa – Dredhanik me sherbet / Supë magjerica / Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme natyrale.
Kamera e "Rreze Dielli" ka udhëtuar në fshatin Ferras të Lushnjës ku ka takuar Eda Toskën, fermeren 42 vjeçare, e cila prej disa vitesh kujdeset për fermën e saj të lopëve. Ajo me shumë mundim ka ngritur këtë fermë e madje ka punësuar dhe disa nga bashkëfshatarët e saj për ta ndihmuar në mjeljen e tyre. E ndërsa na ndodh shpesh që në fshatra të ndryshme të hasemi me sipërmarrës meshkuj, të cilët kujdesen për bujqësinë e blegtorinë, Eda Toska bën çdo punë që mund të quhet e burrave. Po përse zgjodhi të merret me punët e blegtorisë? Përveçse pasionit të saj të rrisë të ardhurat duke përzgjedhur këtë profesion në shtimin e lopëve, ka dhe një arsye tjetër: babai i saj, Hyqmeti është i paralizuar, ndërsa një vëlla ndodhet jashtë kufijve të shtetit. Ai sjell të ardhura për t’i paraprirë punëve të blegtorisë, ndaj Eda ka zgjedhur këtë profesion duke ndërtuar një kompleks lopësh. Ajo zgjohet çdo ditë në orën 5 dhe deri në mbrëmje dita e saj është dedikuar fermës, hipur në traktor për të korrur, mbledhur dhe punuar tokat. A do ta ndryshojë jetën Eda? Jo, edhe pse puna e stërmundon ajo shprehet e kënaqur dhe na dërgon një mesazh nga oborri i saj. Ne e shoqëruam në disa proçese të punëve të ditës....