Qofte të vogla me makarona fidhe nga zonja Albana

24 Prill, 11:51

Qofte të vogla me makarona fidhe

Përbërësit:

  • 200 gr mish i grirë
  • 1 kokërr vezë
  • Bukë e thërrmuar
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 100 gr bizele
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 100 gr makarona fidhe
  • 1 litër ujë
  • Vaj luledielli

Përgatitja:

Në një tas bashkojmë mishin e grirë me bukën e thërrmuar, vezën kripën, piperin e zi, piperin e kuq. Formojmë qofte të vogla rrumbullake të cilat i pudrosim me pak miell dhe i skuqim paksa në një tigan. Shtojmë më pas specat e prerë në kubikë, bizelet dhe salcën. Hedhim ujin e vluar dhe makaronat fidhe. I lëmë të ziejnë duke shtuar në fund erëzat.