Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me miell misri dhe kos / Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie / Qofte në salcë me makarona fidhe.
Erëzat dhe bimët aromatike, ato që i shtojnë shije çdo pjate! I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike. Por a i dini vetitë e erëzave? Përveçse trashëgimtare të historisë antike ato janë të njohura që nga kohërat e lashta për efektet kurative për shumë problematika shëndetësore… Cilat janë vlerat e disa prej erëzave dhe bimëve aromatike më të përdorshme në kuzhinë? A skadojnë erëzat dhe çfarë kujdesi duhet të kemi në përdorimin e tyre? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, tregojmë gërshetimet më të mira të erëzave në luftimin e sëmundjeve si dhe ndalemi në vetitë dhe vlerat e jashtëzakonshme të majdanozit, koperës, borzilokut, rozmarinës dhe dafinës.
Alfred Mirashi sjell në Shkodër çelësin gjigand, skulpturën monumentale që do të sfidojë legjendën e Rozafës. “Albanian Key” është një nga veprat artistike më të mëdha që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës do të bëhet e mundur nga një kastë mjeshtrash shqiptarë dhe të huaj. “Albanian Key” do të jetë një çelës si një hajmali fati në portat hyrëse të qytetit të Shkodrës, një çelës që vjen të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit, se ne meritojmë një të sotme dhe të ardhme për ne dhe fëmijët tanë, pa dyer të mbyllura, pa ndalime dhe pa privime. Në një lidhje skype nga Italia për studion e “Rreze Dielli” skulptori i talentuar Alfred Mirashi na tregon më shumë për këtë projekt.