Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie nga zonja Albana

24 Prill, 11:44

Bukëvale e kripur me kulaç shtëpie

Përbërësit:

  • 500 gr miell gruri
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 125 ml vaj ulliri
  • 1 litër e gjysmë ujë
  • 300 gr djathë i bardhë i thërrmuar

Përgatitja:

Në një enë të gjerë hedhim miellin, kripën dhe nisim e punojmë me duar duke shtuar ngadalë ujë të vakët derisa të krijohet një masë e butë. Brumin e kulaçit e vendosim në një tepsi të lyer me vaj ulliri dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të bëhet transparente. Pasi është pjekur dhe ftohur pak, kulaçin e thërrmojmë në copëza të vogla si ato të përsheshit. Ndërkohë, në një tenxhere shtojmë djathin dhe ujin dhe e lëmë derisa masa të vlojë mirë dhe të bëhet si masë e njëtrajtshme. Në këtë moment e heqim nga zjarri. Më pas, hedhim kulaçin e thërrmuar në tenxheren me masën e djathit të zbutur. Shtojmë sipër vaj ulliri, mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë që copëzat e kulaçit të përthithin shijen e kripur të djathit.