Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petë sfoliat me spinaq në furrë / Tavë me perime dhe krem / Speca me djathë / Kek me hurma arabie.
Një histori sa prekëse dhe frymëzuese u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli" nga 24 vjeçarja Olivia Gega, nje vajzë luftarake, ambicioze për jetën dhe plot ëndrra. Në moshë fare të re, në prill të 2023 jeta e përballi me sëmundjen e rëndë të kancerit të pazakontë në sistemin limfatik, në fazën e 4-rt dhe me metastaza në mushkëri. Olivia përballoi 12 seanca kimioterapie të rënda, por ajo nuk u ankua asnjëherë, pavarësisht dhimbjes së tejskajshme dhe këputjes së trupit. "Dhimbjet ishin aq të forta sa edhe morfina nuk bënte punë, por dhimbjen më të madhe e kishte familja ime kur më shihte në atë gjendje. 4 herë shkova në urgjencë në luftë me jetën - u shpreh Olivia. Në një videomesazh, mamaja e 24 vjeçares u shpreh se lajmi për sëmundjen e Olivias na përmbysi jetën të gjithve, por edhe na mësoi sesi kalohen sfidat. Olivia, që nga dita e parë e deri në fund nuk u ankua kurrë! Sot, Olivia është e mbijetuara e kancerit dhe e ka mposhtur tmerrin e zi, me force, guxim, mendim pozitiv e buzëqeshje!
Në një lidhje direkte nga Nairobi në Kenia-Afrikë, Ish-kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili së fundmi jeton në Afrikë së bashku me familjen që nga gushti i vitit 2023. Fillimisht ai ka udhëtuar në Afrikë vajtje-ardhje, pasi bashkëshortja e tij Eva, ishtë emëruar Drejtore e UNICEF për gjithë Afrikën Lindore dhe Jugore. Pas 11 vitesh në vende të ndryshme të Afrikës, Somali, Kenia, Kongo, Gambia, dhe pas 12 viteve në Kopenhagen, ata u kthyen përsëri në Afrikë, atje ku pikërisht e nisi karrierën Eva. Nëpërmjet lidhjes skype me studion e Rreze Dielli, ish deputeti rrëfen jetën mes afrikanëve, përshtatjen, ushqimet, gjërat që i bëjnë përshtypje, diferencat kulturore, pasionin për natyrën, kulturën dhe sportin, të pazbuluara më parë.