-
VIDEO
ZHDUKET 3-vjeçari: 'E drejta zakonore, fëmija rri me gjyshërit?' Debati mes të ftuarve - Përballje
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Më martuan me të sëmurë, urinonte në shtrat’/41-vjeçarja: Kunata më akuzon për tradhti
-
VIDEO
Dokumentet sekrete të firmave piramidale - "Crime Story" në Report Tv
-
VIDEO
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
Nga Strasburgu, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj u shpreh se vendimi për Kosovën në Këshillin e Eurpoës është një sukses, që erdhi si pasojë edhe e punës së palodhur nga ana e përfaqësuesve të Shqipërisë.
-
VIDEO
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikoj vilat në Londër
Gjuha e ashpër e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani u komentua në ‘Studio Live’ me avokatin Romeo Kara dhe anëtarin e kryesisë së PL-së, Faik Basha.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Prill 2024 – Receta/ Nuk dobësoheni dot? Ja çelësi i rënies në peshë / Befason me magjitë…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq dhe qepë të njoma / Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine / Kaçamak me miell misri.
Pse disa njerëz nuk bien në peshë pavarësisht se mbajnë dietë? Cilët janë faktorët që pengojnë në rrëzimin e kilogramëve dhe 3 gabimet më të mëdha që bëhen nga personat mbipeshë… Në studion e Rreze Dielli flasim pikërisht mbi këtë tematikë me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili shprehet se faji i mosrënies në peshë tek disa njerëz pavarësisht se nuk hanë tepër, është i hormoneve dhe jo i pakësimit të kalorive. Po pse shumë dietologë udhëzojnë si fillim pakësimin e kalorive në dietat për dobësim? Çfarë është mekanizmi homeostatik si funksionon ai? Cilat janë hormonet që nuk na lejojnë të dobësohemi dhe a lidhet ndryshimi i balancës së tyre me moshën, aspektin genetik, gjininë etj? Përveç treguesve hormonal a ka arsye shtesë të mosrënies nga pesha? Cilat janë gabimet që bëhen më shpesh nga individët që duan të rrëzojnë peshë?
Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e Rreze Dielli prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij si dhe realizon një numër shpejtësie duke pirë kafen mbi një tavolinë që fluturon në ajër.
-
VIDEO
3-vjeçari prej 5 ditësh i zhdukur, avokati: Veprimet për gjetjen e të miturit të vonuara! Të gjurmohet telefoni i gjyshes
Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit në Durrës, i zhdukur që prej 5, ditësh janë të vonuara. Kështu deklaroi në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku tha se tha se duhet të kryhen veprimet konkrete siç do të sihte gjrumimi i telefonit të gjyshës së të miturit si dhe të kontrollohet sistemi ‘TIMS’ nëse ka dalë jashtë vendit
-
VIDEO
Uauu fenomenale | Edmond Murraj befason me magjitë e tij, pi kafen në ajër
Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ushtron në një nga restorantet e Londrës. Nëpërmjet një lidhje skype nga Anglia për studion e Rreze Dielli prestigjatori Edmond Murraj na befason me ‘magjitë’ e tij si dhe realizon një numër shpejtësie duke pirë kafen mbi një tavolinë që fluturon në ajër.
-
VIDEO
Nuk po dobësoheni dot? Altin Joka: Fajin nuk e kanë kaloritë /Ja çelësi i humbjes së peshës
Pse disa njerëz nuk bien në peshë pavarësisht se mbajnë dietë? Cilët janë faktorët që pengojnë në rrëzimin e kilogramëve dhe 3 gabimet më të mëdha që bëhen nga personat mbipeshë… Në studion e Rreze Dielli flasim pikërisht mbi këtë tematikë me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili shprehet se faji i mosrënies në peshë tek disa njerëz pavarësisht se nuk hanë tepër, është i hormoneve dhe jo i pakësimit të kalorive. Po pse shumë dietologë udhëzojnë si fillim pakësimin e kalorive në dietat për dobësim? Çfarë është mekanizmi homeostatik si funksionon ai? Cilat janë hormonet që nuk na lejojnë të dobësohemi dhe a lidhet ndryshimi i balancës së tyre me moshën, aspektin genetik, gjininë etj? Përveç treguesve hormonal a ka arsye shtesë të mosrënies nga pesha? Cilat janë gabimet që bëhen më shpesh nga individët që duan të rrëzojnë peshë?
-
VIDEO
Pispili me spinaq dhe qepë të njoma, receta origjinale e traditës nga zonja Albana
Pispili me spinaq dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 500 gr spinaq
- 3 qepë të njoma
- 200 gr djathë i bardhë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 gotë miell misri
- 1 gotë qumësht
- 2 kokrra vezë
- Kripë, piper
- Majdanoz, kopër
Përgatitja:
Pasi e lajmë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t’i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur sipërfaqen. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine, sekretet e shijes nga zonja Albana
Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine
Përbërësit:
- 800 gr bishtaja
- 2 qepë
- 2 karrota
- 2 domate
- 1 fç kumbulla shahine
- 1 lgj salcë e koncentruar
- Vaj ulliri
- Gjethe mente
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë bishtajat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas largojmë bishtajat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende, kumbullat shahine si dhe bishtajat e kaurdisura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të përbërësve. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit nëse duan që lëngu të jetë pak më i plotë mund të shtojmë pak miell të holluar me ujë. E spërkasim me gjethe mente, e lemë pak të ajkoset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Kaçamak me miell misri nga zonja Albana
Kaçamak me miell misri
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- 100 gr djathë
- 100 gr gjalpë
- Ujë sa të marrë
- Pak kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë që të digjet pak dhe më pas shtojmë kosin. E përziejmë duke shtuar gradualisht miellin me pak kripë. Kur masa shkëputet nga fundi i tenxheres, pa u ngjitur e largojmë nga zjarri dhe shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar.