-
VIDEO
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
Historia e një 28 vjeçare nga Memaliaj do të prezantohet në program mesditën e kësaj të hëne. Ajo quhet Pamela Meça me profesion infermiere dhe sot denoncon padrejtësinë dhe diskriminimin që i është bërë në vendin e saj të punës në Qëndrën Shëndetësore Memaliaj. Ishte viti 2020 kur Pamela përfundoi me rezultate të shkëlqyera Universitetin në degën e Infermierisë. Ajo fillon procedurat e kërkuara për të nisur një punë në profesionin e saj. 28-vjeçarja dërgon të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe e njoftojnë se ka fituar vendin e punës. Ajo kërkon të filloj në fshatin e saj të lindjes në Memaliaj. Pamela Meça kontakton me drejtoreshën e Qëndrës Shëndetësore Memaliaj, Stoli Kora për të nisur punë. Ajo e njfton se kanë disa probleme me mbiemrin e saj në dokumenta dhe kontartën do ta firmos më vonë. 28-vjeçarja fillon punë pa nënshkruar një kontratë prej datës 1 Mars të këtij viti, duke ofruar shërbime mjekësore komunitetit. Kur mjekia konstaton se Pamela Meç ishte person me aftësi ndryshe, kërkon me ngulm ta pushoj nga puna. Sipas 28-vjeçares nga ana e mjekes është bërë presion i vazhdueshëm dhe ajo i kërkon që të heq të drejtën e KEMP-it në mënyrë që të firmos kontratën e punës. E reja është përpjekur vazhdimisht të krijoj ura komunikimi me mjeken, por është e pamundur nga ana e saj. Pamela ka kontaktuar edhe organet kompetente, por nuk i kanë ofruar asnjë zgjidhje.
-
VIDEO
Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)
Një nënë e re ka mbetur e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, pasi babai i femijeve i ka braktisur. 36-vjeçarja nga fshati Dushk i Lusnjës, Alma Lito nuk ka asnjë ndihmesë nga ish-bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit prej 10 muajsh eshte larguar jashte Shqiperise. Ishte viti 2014 kur kur Alma njihet nëpërmjet telefonit me Ëngjëllush Torrën, 2 vite më të vogël se ajo. Po në atë vit 36-vjeçarja mësoi se ishte në pritje të ëmbël. Ata vendosin të martohen dhe Alma do të kalonte një kalvar të gjatë vuajtjesh mes konflikteve dhe dhunës nga bashkëshorti i saj. Edhe pse 36-vjeçarja e ka denoncuar disa herë në polici, i ka tërhequr më shpresën se Ëngjëllushi do të ndryshonte sjellje. Vite më vonë ata u bënë prindërve të dy fëmijëve dhe Alma rrëfen se dhuna ndaj saj ka vazhduar. 34-vjeçari tregon ajo se nuk është kujdesur për të fëmijët dhe shpesh herë ka ofenduar me fjalë të rënda kundrejt vazjës. Djali i vogël vuan nga çrregullimi të spektrit të autizmizit dhe në asnjë moment nuk i ka qëndruar pranë. Në 2023 Ëngjëllushi i drejtohet dyerve të gjykatës për t’i dhënë fund martesës 10 vjeçare. Gjykata vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i çaktohej nënës, ndersa babai kishte të drejtat e takimit dhe penisionin ushqimor. Vendime këto që nuk u respektuan nga babai i fëmijëve. Prej 10 mujash Ëngëllushi nuk ka paguar asnjë detyrim ushqimor dhe hera e fundit që ka takuar fëmijët ka qenë në Janar. Djali i vogël filloi të kishte probleme shëndetësore dhe Alma e vetme është kujdesur për të.
-
VIDEO
Ekskluzive/Mëson të vërtetën pas 60 vitesh,ish-komandati i ushtrisë dëgjon zërin e vajzës… (3 Prill 2024)
Historia e sotme na kthen pas në kohë, një 88 vjeçar nga Vlora është në kërkim të shokut të tij ushtar që ka humbur kontaktet prej 60 vitesh. Pirro Xheli jeton në shtetin italian prej disa vitesh dhe kerkon te gjej shokun e tij. Pirro Xheli ishte komandant në repartin kundërajëror në Vlorë në vitin 1963. Në atë vit ai lidh miqësi të ngushtë me një nga ushtarët e repartit, Ndue Prenga. Vetëm 20 vjeç asokohe, i rrëfen atij se e kishin marrë pa të drejtë ushtar dhe kishte lënë nënën e sëmurë ne fshat. Oficerët mendonin se ky ishte pretekst i Ndues për të mos vazhduar detyrimin ushtarak. Pirro vendosi t’i besoj fjalëve të Ndue dhe ndaj i jep leje për të vizituar nënën e tij në gjendje shtrati. Ai nis disa letra ankuese në disa degë të ushtrisë për ta liruar nga detyra e shërbimit, e cila ishte e detyruar të ndiqej për 4 vite. Kur Ndue kthehet në repart, nëna e tij kishte ndërruar jetë… Ai pas dy vitesh lirohet nga shërbimi dhe u kthye në shtëpi. Para se të largohej, shkoi të takonte Pirron për ta falenderuar dhe se nuk do ta harronte kurrë për ndihmën. Ai i premtoi se do i shkruante një letër atij dhe miqësia e tyre të vazhdonte… Pirro i premtoi se do t’i kthente përgjigje letrës së tij, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndue e mbajti fjalën, por 88-vjeçari kishte humbur letrën dhe bashkë me letrën humbën kontaktet me mikun e tij Ndue Prenga. Ndaj Pirro ndihet në faj për premtimin e pambajtur dhe deshiron t’i kerkoj falje…
-
VIDEO
‘Me gruan dal nga shtëpia,djali na dhun*n’/ Flet i droguari:Më ndihmoni, nuk dua t’i vr*s (2 Prill 2024)
Përdorimi i lëndëve narkotike është shndërruar në një fenomen shqetësues vitet e fundit te të rinjtë. E till është edhe historia që do të rrëfehet në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’, nga një baba 67-vjeçar nga Levani i Fierit, Zef Pepa. Djali i vogël i familjes, Daniel Pepa nga përdorimi dhe varësia e lëndëve narkotike e ka bërë të jetë i dhunshëm ndaj dy prindërve të thyer në moshë. Ishte viti 2019 kur Danili asokohe një 25-vjeçar emigroi drejt shtetit helen për të punuar dhe sigurura të ardhura. Pas disa ditësh qëndrimi në Selanik, ai njihet me disa shtetas të huaj të cilët i ofrojnë të riut shqiptar një mënyrë të shpejti të bëri para, por edhe të rrezikshme. Danieli jo vetëm që filloi të shiste lëndë narkotike në rrugicat e Selanikut, por u bë përdorues i tyre. Kontaktet i kishte të vazhdueshme me familjen në Fier, por nuk iu kishte treguar për jetën e çregullt që po bënte në tokë të huaj. Danieli arrestohet nga policia helene për shpërndarje të lëndëve narkotike i kapur në flagrancë. I vendosur në paraburgim dhe në pritje të dënimit të tij nga gjykata greke, i riu shqiptar i frikësuar për jetën e tij, hap dritaren e qelisë dhe hidhet nga dritarja e katit të dytë. Pas 15 ditësh Danieli së bashku me një shokun e tij mbërrijnë në atdhe. Gjendja psikologjike e 30-vjeçarit ishte e rënduar dhe filloi të kishte paranoja. Babai e dërgon djalin të kurohet në spitalin e burgut në Shën Koll të Lezhës. Pas disa kohësh qëndrimi, Danieli del nga atje dhe kur kthehet në shtëpi fillon të bëhet i dhunshë dhe i rrezikshëm për komunitet, ku jetojnë. Dy prindërit e thyer në moshë janë të frikësuar për jetën e tyre dhe flenë netëvë jashtë. Të pikëlluar në shpirt dhe të vrarë në zemër, Zef Pepa dhe bashkëshortja e tij kërkojnë që djalin ta dërgojnë në instuticion për të marrë kurimet e duhura nga mjekë të specializuar.
-
VIDEO
Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)
Një nënë e re ka mbetur e vetme me dy fëmijët e saj të mitur, pasi babai i femijeve I ka braktisur. 36-vjeçarja nga fshati Dushk i Lusnjës, Alma Mito nuk ka asnjë ndihmesë nga ish-bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit prej 10 muajsh eshte larguar jashte Shqiperise. Ishte viti 2014 kur kur Alma njihet nëpërmjet telefonit me Ëngjëllush Torrën, 2 vite më të vogël se ajo. Pas bisedave me orë të tëra në telefon, Ëngjëllush vendos të takohet me Almën në shtëpinë e saj. 36-vjeççarja ende nuk iu kishte treguar familjes së saj se kishte filluar një lidhje dashurie me Ëngjëllushin. Alma pas disa javësh nga takimi me të dashurin e saj, mësoi se ishte në pritje të ëmbël dhe ndaj këtë lajm ia komunkoi edhe atij.Ky i fundit nuk e priti lajmin siçç 36-vjeççarja kishte menduar dhe i tha se nuk ishte i gatshëm të krijonte familje. Alma kërkoi te ndihmë te babai i saj dhe ai vendos të bëj një denonçim në poliçi për të dashurin e vajzës. Ëngjëllushi i ndodhur në këtë presion, vendos të martohet me Almën. Natën e parë të martesës, 34-vjeçari e dhunon Almën barbarisht dhe kërkonte që ajo ta humbiste fëmijën. Mëngjesin e ditës tjetër, nusja e re i drejtohet rajonit të poliçisë së Fierit për të bërë një denonçim për bashkëshortin e saj. Alma pendohet për kallëzimin në poliçi, pasi Ëngjëllushi i kërkon të falur dhe i premeton se nuk do të ushtronte dhunë ndaj saj. Premtim që nuk u mbajt kurrë nga 34-vjeççari. Deri në ditën që vazja erdhi në jetë, Ëngjëllushi e ka akuzuar Almën se nuk është ai babai. Çifti vazhdoi për vite më rradhë të kishte një martesë konfliktuale mes dhunës dhe denonçimeve të bëra para uniformave blu. Edhe pas ardhjes në jetë të djalit, Ëngjëllushi vazhdoi të kishte të njëjtën sjellje ndaj nënës së fëmijëve të tij. Madje ai ka dhunuar edhe vëllain e Almës, i çili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në 2023 Ëngjëllushi i drejtohet dyerve të gjykatës për t’i dhënë fund martesës 10 vjeçare. Gjykata vendosi që kujdestaria e fëmijëve t’i çaktohej nënës, ndersa babai kishte të drejtat e takimit dhe penisionin ushqimor. Vendime këto që nuk u respektuan nga babai i fëmijëve. Prej 10 mujash Ëngëllushi nuk ka paguar asnjë detyrim ushqimor dhe hera e fundit që ka takuar fëmijët ka qenë në Janar. Djali i vogël filloi të kishte probleme shëndetësore dhe Alma e vetme është kujdesur për të.
-
VIDEO
Jeta e frikshme e tre fëmijëve poshtë një plastmasi/Nëna: Lahemi në natyrë, flemë edhe… (29 mars 2024)
Familja Meçi nga fshati Kukur i Gramshit prej gati 2 muajsh jetojnë një qiell të hapur pasi shtëpia e tyre u dogj. Ata janë strehuar në një çadër dhe jetojnë në kushte të mjerueshme, ndaj nëna e 3 fëmijëve Margarita Meçi ka udhëtuar nga larg për të apeluar për ndihmë. Banesa e tyre u përfshi nga flakët mëngjesin e 2 Shkurtit dhe e favorizuar nga era për pak minuta, e gjithë shtëpia u shkrumbua. Pjestarët e familjes fatmirësisht arritën të shpëtojnë, ndersa dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike në çatinë e baneses që ka shkakëtuar zjarrin. Që prej asaj dite 5 antarët e familjes jetojnë te strehuar ne nje çadër në kushte të mjeruershme, ku në ditë me shi i gjithë uji futet brenda. Ne çadër mungon çdo gjë jetike dhe rrënojat e shtëpisë së vjetër, Margarita se bashku me bashkeshortin e saj janë mundur ta sajojnë në një kuzhinë për të gatuar ushqim. Familja Meçi jetojnë në një varfëri ekstreme dhe i vetmi burim të ardhurash është ndihma ekonomike prej 50 mijë lekësh të vjetra. Vajzës së vogël 5-vjeçare i duhen kilometra të tëra për të shkuar në shkollë. Prindërit mundohen ta shoqërojnë të voglën, pasi jane te shqetesuar se në pyll ka edhe ergërsira. Djali 14-vjeçar i familjes prej 2 muajsh nuk ulet në bankat e shkollës, pasi librat u shkrumbuan nga flakët e zjarrit. 3 fëmijëve të familjes Meçi varfëria iu ka zvenitur buzqëqeshjen dhe ata ndihen të diferencuar nga bashkëmoshtarët e tyre.
-
VIDEO
23 vjeç u prek nga kanceri në fazën e fundit/ Rreqeth Olivia: S'kisha shenja, mjekët u habitën kur...
Një histori sa prekëse dhe frymëzuese u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli" nga 24 vjeçarja Olivia Gega, nje vajzë luftarake, ambicioze për jetën dhe plot ëndrra. Në moshë fare të re, në prill të 2023 jeta e përballi me sëmundjen e rëndë të kancerit të pazakontë në sistemin limfatik, në fazën e 4-rt dhe me metastaza në mushkëri. Olivia përballoi 12 seanca kimioterapie të rënda, por ajo nuk u ankua asnjëherë, pavarësisht dhimbjes së tejskajshme dhe këputjes së trupit. "Dhimbjet ishin aq të forta sa edhe morfina nuk bënte punë, por dhimbjen më të madhe e kishte familja ime kur më shihte në atë gjendje. 4 herë shkova në urgjencë në luftë me jetën - u shpreh Olivia. Në një videomesazh, mamaja e 24 vjeçares u shpreh se lajmi për sëmundjen e Olivias na përmbysi jetën të gjithve, por edhe na mësoi sesi kalohen sfidat. Olivia, që nga dita e parë e deri në fund nuk u ankua kurrë! Sot, Olivia është e mbijetuara e kancerit dhe e ka mposhtur tmerrin e zi, me force, guxim, mendim pozitiv e buzëqeshje!
-
VIDEO
Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj
Gjergji Çekani është 57-vjeçari i cili rezulton i zhdukur prej që prej muajit shkurt të këtij viti. Denoncimi i humbjes së tij vjen nga Kristina Ibro, e cila është kujdesur për të gjatë 10 viteve të fundit, pasi Gjergji ishte pa njeri dhe bënte jetën e një endacaku. Ai jetonte në një parking në "Myslym Shyr", e ndërsa Kristina kujdesej për të e i jepte për të ngrënë. Herën e fundit që është parë ai është marrë nga uniformat blu në parkingun ku qëndronte për arsye të cilat nuk dihen dhe nga ai moment nuk është bërë më i gjallë. Kristina ka kërkuar informacion në polici, por për shkak se Gjergji nuk ka një mjet identifikues me vete ato nuk kanë informacion se ku 57-vjeçari ndodhet.
Gjëndja shëndetësore e Gjergjit ështe e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim, por humbja e familjarëve dhe të mbeturit i vetëm pa asnjë mbështetje e kanë detyruar Gjergjin që të bëjë jetën e një sendacaku, ashtu siç duket edhe në këto video, të vetmet që Kristina ruan. Ajo është e vetmja që i ka qëndruar pranë 57-vjecarit. Për të ai ështe bërë një pjesë e zemrës së saj dhe largimi i tij që prej muajit shkurt e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e emisionit "Pa Gjurmë". -
VIDEO
‘Jeta ime Afrikane, si Shqipëria e para ‘90’ ish-deputeti Fatbardh Kadilli rrëfen eksperiencën…
Në një lidhje direkte nga Nairobi në Kenia-Afrikë, Ish-kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili së fundmi jeton në Afrikë së bashku me familjen që nga gushti i vitit 2023. Fillimisht ai ka udhëtuar në Afrikë vajtje-ardhje, pasi bashkëshortja e tij Eva, ishtë emëruar Drejtore e UNICEF për gjithë Afrikën Lindore dhe Jugore. Pas 11 vitesh në vende të ndryshme të Afrikës, Somali, Kenia, Kongo, Gambia, dhe pas 12 viteve në Kopenhagen, ata u kthyen përsëri në Afrikë, atje ku pikërisht e nisi karrierën Eva. Nëpërmjet lidhjes skype me studion e Rreze Dielli, ish deputeti rrëfen jetën mes afrikanëve, përshtatjen, ushqimet, gjërat që i bëjnë përshtypje, diferencat kulturore, pasionin për natyrën, kulturën dhe sportin, të pazbuluara më parë.
-
VIDEO
Byrek sfoliat me spinaq në furrë nga zonja Albana
Petë sfoliat me spinaq në furrë
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 qepë
- 250 gr spinaq
- 1 tufë koper
- 2 vezë
- 100 gr djathë i bardhë
- 100 gr djathë kaçkavall
- 150 ml qumësht
- 1 lgj miell
- Vaj ulliri
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Petën e sfoliatës e hapim në një tavë. Kaurdisim fillimisht në pak vaj ulliri qepën e grirë imët, më pas shtojmë spinaqin dhe sapo të ulet volumi hedhim pak kripë dhe miellin dhe e përziejmë me lugë druri. Shtojmë qumështin dhe erëzat, e trazojmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë vezët, djathin dhe koperën. Këtë masë e shtrojmë mbi petën sfoljatë, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 25 minuta.
-
VIDEO
Tavë me perime dhe krem special nga zonja Albana
Tavë me perime dhe krem
Përbërësit:
- 4 patate
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 lulelakër
- 1 lgj miell
- 1 e 1/2 gotë qumësht
- 3 kokrra vezë
- 150 gr djathë kaçkavall
- Arrë moskat
- Vaj për skuqje
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Presim patatet në disqe dhe i kaurdisim. Kaurdisim gjithashtu qepën e grirë hollë dhe karrotën në kubikë. Shtojmë pas 10 minutave miellin, lulelakrën dhe qumështin. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet për disa minuta duke rregulluar shijen me kripë dhe erëza. Më pas e shtrojmë në një tavë dhe përsipër hedhim vezët e rrahura me pak qumësht. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të butë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Speca me djathë, recetë në 3 minuta nga zonja Albana
Speca me djathë
Përbërësit:
- 500 gr speca
- 10 domatina
- 100 gr djathë të bardhë
- 1 fl qumësht
- 2 lgj vaj luledielli
- Kripë, piper
- Hudhra sipas dëshirës
Përgatitja:
Skuqim specat, shtojmë domatinat me pak kripë përsipër. I spërkasim me qumësht, djathin e thërmuar përsipër dhe hudhra në fetëza.