• VIDEO

    Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Shabani: Jam i shqetësuar për tokën publike

    I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv Kryetari i nismës “Thurje”, Endrit Shabani  ka folur për investimin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit.

     
  • VIDEO

    Analisti Kikia: SPAK-u s’i zgjidh dot të gjitha, të fut të burg pasi e ke bërë krimin

    Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin “5 Pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv teksa ka folur për hetimet e SPAK-ut në politikë tha se prokuroria nuk mund të rregullojë gjithçka.

     
  • VIDEO

    SPAK dhe politika, Erald Kapri: Sado zyrtarë të arrestohen mund të mos kemi rrotacion politik

    Hetimet e SPAK në politikë janë temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv

  • VIDEO

    ‘Tirana nga ajri’, fotografi Alket Islami: Therja e bagëtive poshtë pallateve...s’janë imazhe të largëta! Brenda vitit album për trashëgiminë kulturore të vendit

    Në Kinema Milenium mbrëmjen e 27 marsit, u dha premiera e 'Tirana nga ajri', si dhe u prezantua albumi me të njëjtin titull, i cili përmban imazhe nga kryeqyteti prej vitit 1993 të fiksuara prej fotografit dhe drejtorit të Aeronautikës shqiptare, Alket Islami

  • VIDEO

    Shqipëria 15 vite në NATO, Kollçaku: Aleanca, garanci për zhvillim! Anëtarësimi u 'shty' me 5 vjet prej trazirave të ’97

    Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku, ish-shef i Shtabit të FA, koordinator për anëtarësimin në NATO, në një lidhje skype për “Studio Live” në Report Tv kujtoi ditën kur u shënua kjo arritje historike.

  • VIDEO

    Vangjel Tavo: Zgjedhjet në Himarë të pashmangshme! Kam folur dhe me Ramën

    Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur! Kështu deklaron prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Alergjitë e syve, kura popullore /Studentët kosovarë, sukses historik

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte orizi me patate / Vezë me djathë dhe speca / Sallatë me misër.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të muajit Prill (1 -7 prill) për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Është një javë me shumë ndikime të forta planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.

    Jemi në stinën e pranverës, në stinën e ndërrimit të gjakut, në një periudhë ku shumë njerëz ankohen për alergjinë. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" ndalemi pikërisht në alergjitë e syrit. Alergjitë e syve janë reaksione alergjike të sistemit imunitar ndaj lëndëve të huaja të tilla si poleni, myku dhe pluhuri, qimet e kafshëve, acarues të mjedisit, alergjenë të tjerë, por dhe infeksionet virusale dhe bakteriale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë së pari si të shmangim shfaqjen e alergjive të syrit dhe si t'i mbrojmë sytë nga alergjitë. Gjithashtu tregojmë karakteristikat dhe simptomat që shfaq alergjia e syve në dallim nga infeksionet si dhe trajtimet bimore më të mira për të luftuar këtë alergji.

    Ekipi juridik i Universitetit të Prishtinës, u rendit në 3-shen më të mirë në botë, mes 364 universiteteve duke lënë pas Harvard, Oxford apo Cambridge, në garën më prestigjoze të drejtësisë! Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik në Prishtinës kanë shënuar një sukses historik! Ata janë vlerësuar së fundmi si ndër më të mirët në botë, mes shumë universiteteve të njohur, në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, eventi më i rëndësishëm akademik në nivele elitare në fushën ligjore. Nga 364 universitete në botë, studentët e Universitetit të Prishtinës kanë arritur të renditen të tretët, ndërsa lajmin nuk ka nguruar t'a postojë me krenari, në rrjetet e saj sociale dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Prishtina, Donikë Qerimi, Profesoreshë e Fakultetit të Drejtësisë dhe Morea Pula, studente e Universitetit të Prishtinës shprehin emocionet dhe përjetimet e pafundme të këtij suksesi si dhe tregojnë sfidat që i presin në të ardhmen.

  • VIDEO

    Të rinjtë me thika, rasti tragjik i 18-vjeçarit në Shkozë, teologu në 'Përballje': Dhuna është bërë ushqim! Psikologia: Prindërit të edukojnë fëmijët

    Rasti tragjik i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet ku humbi jetën një 18-vjeçar në rrethrrotullimin e Shkozës pas një goditje me thikë në gjoks, u diskutua në ‘Përballje’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Studentët kosovarë të 3-ët në botë |Sukses historik lënë pas Harvard,Oxford,Cambridge/ Tirana nuk...

    Ekipi juridik i Universitetit të Prishtinës, u rendit në 3-shen më të mirë në botë, mes 364 universiteteve duke lënë pas Harvard, Oxford apo Cambridge në garën më prestigjoze të drejtësisë!

    Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik në Prishtinës kanë shënuar një sukses historik! Ata janë vlerësuar së fundmi si ndër më të mirët në botë, mes shumë universiteteve të njohur, në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, eventi më i rëndësishëm akademik në nivele elitare në fushën ligjore. Nga 364 universitete në botë, studentët e Universitetit të Prishtinës kanë arritur të  renditen të tretët, ndërsa lajmin nuk ka nguruar t'a postojë me krenari, në rrjetet e saj sociale dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Prishtina, Donikë Qerimi, Profesoreshë e Fakultetit të Drejtësisë dhe Morea Pula, studente e Universitetit të Prishtinës shprehin emocionet dhe përjetimet e pafundme të këtij suksesi si dhe tregojnë sfidat që i presin në të ardhmen.

  • VIDEO

    Pikat e kalimit kufitar me Greqin të mbyllura më 2-4 prill, gazetari Guri: Asnjë makinë nuk lejohet të kalojë, vetëm këmbësorët ose rastet emergjence

    Gazetari shqiptar në Greqi, Edmond Guri ka folur në Report Tv për grevën e doganierëve grekë. Guri theksoi se asnjë mjet nuk do të lejohet të futet në Greqi, për shkak të kësaj greve në datat 2 prill deri më 4 prill.

    Sipas Gurit, doganierët kërkojnë nga këto greva paga më të larta, kushte më të mira pune si edhe shtim personeli. Guri shpjegoi se kalimi i këmbësorëve do të lejohet normalisht, si edhe rastet e urgjencës.

    “Është njoftuar nga Unioni i Doganierëve grekë, për të gjitha pikat kufitare për një grevë. Do lejohen të kalohen vetëm këmbësorët që hyjnë apo dalin dhe rastet e emergjencë, që janë të sëmurët. Greva fokusohet tek automjetet, kalimi i këmbësorëve do zhvillohet normalisht. Vetëm doganierët janë në grevë.

    Nëse dikush niset nga Shqipëria në Greqi nuk do të lejohet të futet dhe anasjelltas dalja nga Greqia në Shqipëri. Vetëm qytetarët që kanë leje qëndrimi apo me vizë 3 mujore, kanë të drejtë të futen me këmbë dhe jo me mjet.

    Ishte paralajmëruar më herët çështja e doganierëve grekë. Kërkojnë përmirësim të kushteve të punës rritje rroge dhe shtim personeli”, u shpreh Guri në Report Tv.

  • VIDEO

    Sy të skuqur që lotojnë, infeksion apo alergji e syve?/ Ylli Merja: Me këtë kurë do shpëtoni!

    Jemi në stinën e pranverës, në stinën e ndërrimit të gjakut, në një periudhë ku shumë njerëz ankohen për alergjinë. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" ndalemi pikërisht në alergjitë e syrit. Alergjitë e syve janë reaksione alergjike të sistemit imunitar ndaj lëndëve të huaja të tilla si poleni, myku dhe pluhuri, qimet e kafshëve, acarues të mjedisit, alergjenë të tjerë, por dhe infeksionet virusale dhe bakteriale. Në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë së pari si të shmangim shfaqjen e alergjive të syrit dhe si t'i mbrojmë sytë nga alergjitë. Gjithashtu tregojmë karakteristikat dhe simptomat që shfaq alergjia e syve në dallim nga infeksionet si dhe trajtimet bimore më të mira për të luftuar këtë alergji.

  • VIDEO

    Prilli nis me surpriza / Mërkuri në retrogradë ndikon tek…/Horoskopi 1-7 prill nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve"në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të muajit Prill (1 -7 prill) për të gjitha shenjat e zodiakut. Është një javë me shumë ndikime të forta planetare për të gjitha shenjat, ku vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv