• VIDEO

    Ekspertja: Ka rritje pensioni, ja kush përfiton / Kur fillon shpërndarja në bankë dhe si do…

    Çfarë ndodh nga 1 prilli me pensionet? Si përllogaritet indeksimi i rritjes së pensionit të pleqërisë, sa do të rritet ai? Cilat kategori do të përfitojnë rritje të pensionit? Si do ta marrin pensionistët pagesën në bankë, si do të hapen llogaritë e tyre? A do ketë më pensione me postë apo në sportele? Kur do të nisë, në cilën periudhë depozitimi i pensioneve në llogaritë bankare? Mes pensionistëve flitet për një bonus prej 5.000 lekësh, a do të ketë vërtetë një bonus…? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve do t’i marrim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha e cila përmes një numri telefoni do t’i përgjigjet dhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve në lidhje me pensionet.  

  • VIDEO

    Byrek i Pashkëve me spinaq, gjizë dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek sfoljat me spinaq, gjizë dhe vezë

    Përbërësit:

    • 2 petë sfoljat
    • 500 gr spinaq
    • 350 gr gjizë
    • 1 thelpi hudhër
    • 50 gr djathë parmixhano
    • 6 kokrra vezë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper 

    Përgatitja:

    Ziejmë spinaqin në avull dhe më pas e kaurdisim me një thelpi hudhër dhe pak vaj. Pasi të jetë gatuar, e vendosim në dërrasën e punës dhe e presim. E vendosim spinaqin në një tas të madh ku shtojmë gjizën, një vezë, kripën, piperin dhe djathin  parmixhano dhe i përziejmë mirë. Në një tavë rrethore me unazë (që përdorim kryesisht për kek) vendosim nje petë sfoljat. Shpojmë pjesën e poshtme me ndihmën e një piruni dhe derdhim përzierjen e spinaqit me gjizë. E nivelojmë mirë dhe krijojmë 5 gropëza me ndihmën e një luge. Më pas thyejmë 5 vezët në to duke pasur kujdes që të mos hapet e verdha. Vendosim petën tjetër të brumit dhe mbulojmë mbushjen. E shpojmë përsëri petën, mbyllim skajet duke bashkuar bukur anësoret e dy petëve sfoljat. E vendosim të piqet në 200° për 15 minutat e para dhe më pas në 180° për 20-25 minuta të tjera.

  • VIDEO

    Dollma me lakër dhe oriz nga zonja Albana

    Dollma me lakër dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 kokë lakër mesatare
    • 100 gr mish të grirë
    • 5 qepë mesatare
    • 100 gr oriz
    • Salcë domate
    • Kripë, piper
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara dhe presim pjesën fundore. Ndërkohë që pastrojmë lakrën, në zjarr vendosim një enë me ujë të bollshëm. Pasi të ketë vluar uji, hedhim kripë dhe vendosim lakrën të ziejë me fundin poshtë për gati 5-6 minuta. Më pas e heqim lakrën dhe e kullojmë të ngrohtë. I hapim fletët një e nga një në një tavë ose mbi tavolinën e punës. Vijojmë me përgatitjen e mbushjes për dollma, ku të gjithë përbërësit e mbushjes i kalojmë në një tas. I përziejmë mirë dhe mbushim gjethet e lakrës. Poshtë tavës vendosim gjethe të plota dhe sipër fillojmë të vendosim sarmat e mbushura. Shtojmë një sasi uji të jetë 2 gisht mbi pjatën e vendosur. Në fund të gatimit i spërkasim me gjalpë dhe salcë të tretur si dhe bimë aromatike me shumicë.

  • VIDEO

    Buka e pashkëve nga zonja Albana

    Buka e Pashkëve

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 ls kripë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç sodë

    Përgatitja:

    Formojmë brumin duke e punuar mirë derisa të bëhet një brumë kompakt. I japim formën e një buke rrumbullake dhe me majën e një thike bëjmë në mes një kryq, në këtë mënyrë buka pasi të piqet ndahet në 4 pjesë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 29 mars 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga SPAK prangos 9 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë te Olsi, Gazi dhe droga e deri tek vala e aferave përvëlon zyrtarët.

  • VIDEO

    “Ta lumsha o SPAK”, arrestimet dhe konçesionet ngrejnë tonet në studio e Frontline (28 mars 2024)

    Deputeti Saimir Korreshi tha në ‘Frontline’ në Report Tv se arrestimet e sotme me urdhër të SPAK të ish zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, kanë të bëjë me një model në vend, ku zyrtarët nuk kërkojnë më 10 apo 20%, por krijojnë kompani për të përfituar 100% fondin.

  • VIDEO

    Petro Koçi tregon pse abstenoi hetimorin e TIMS-it, ja meraku i tij

  • VIDEO

    Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

    Analisti Leonard Olli tha në 'Frontline' se sistemi shëndetësor ka dështuar në mënyrë spektakolare këto 30 vite. Ai gjtihashtu shtoi se shëndetësia falas është një përrallë që nga koha e diktaturës, që u risoll prapë në vitin 2013.

     
  • VIDEO

    Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

    Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi u diskutua në ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme me të ftuarit në studio.

  • VIDEO

    Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

    Gazetari Mentor Kikia tha në 'Frontline' se gjysma e qeverisë shkon në SPAK çdo ditë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

     
  • VIDEO

    Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

    Deputeti socialist Petro Koçi tha në 'Frontline' se dita e sotme, pas urdhër-arresteve të SPAK në bashkinë e Tiranës, duhet vlerësuar dhe çdo i korruptuar sipas tij të shkojë atje ku e meriton.

  • VIDEO

    'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

    'Edhe lekët e Kërrabës i morën dhe filluan pastrimin e tyre. Krijuan një shoqëri në Zvicër me 100 mijë euro kapital. I mori lekët e floririt Kastriot Ismaili dhe shkuan në Kongo dhe blenë minierën e zinkut', tha Beqiri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv