• VIDEO

    Habisin vajzat e Kamzës, fitojnë garën botërore të kërcimit / Ja performanca që i dha kupën

    Grupi i kërcimit 'The Beat Killers' shkëlqen në 'World of Dance', kampionatin më të madh të kërcimit në botë, duke rrëmbyer çmimin e parë!

    Elsona, Xhesi, Stamatina, Fabiola, Denalda, Luana, Sara, Brisilda dhe Laura,  janë 9 vajzat e grupit të parë shqiptar që rrëmbyen çmimin e parë në "World of Dance" në Greqi në disiplinën e hop hop-it, kategoria Junior. Disa ditë pas marrjes së këtij çmimi zbulojmë më tepër për këtë grup kërcimi i pozicionuar në qendër të Kamzës, me të rinj të cilët kanë rrëzuar çdo tabu dhe paragjykim. Mes një konkurence të fortë dhe pjesëmarrjes nga vende të ndryshme të botës, grupi shqiptar i drejtuar nga Presidenti i Akademisë, koreograf Arbiol Dardha si dhe koreografi Ermal Paraspuari, ngritën trofeun e tyre në Athinë duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë në këtë kompeticion të kërcimit "World of Dance". Në studion e "Rreze Dielli" grupi i vajzave sjell performancën që i çoi drejt fitores si dhe zbulojnë ambicien e tyre të rradhës...

  • VIDEO

    Dita Botërore e Autizmit, '2000 fëmijë të diagnostikuar', mesazhe ndërgjegjësimi në 'Përballje': Sa më shpejt të pranohet realiteti, aq më shpejt vjen ndihma

    Sot është dita botërore e autizmit. Në studion e ‘Përballjes’ në Report Tv, të ftuarat treguan eksperiencën e tyre më fëmijë dhe të rinj me këtë spektër zhvillimi.

  • VIDEO

    U martua për herë të 4-rt / Nga dasma afrikane e Edës tek puthja franceze me gjirafën…

    Sipërmarrësja dhe udhëtarja profesioniste siç e quan ajo veten, Eda Bano, këtë herë ka vizituar Afrikën. Madje, pas dasmës 'alla Marilyn Monroe' në Las Vegas, Eda rimartohet sërish me bashkëshortin e saj, këtë herë në Afrikë, veshur me fustanin e bardhë, shoqëruar nga gjirafat dhe mëngjeset përrallore mes rinocerontëve, por jo vetëm... Afrika nuk është i vetmi destinacion që Eda ka përzgjedhur ta vizitojë dhe ta shijojë si një vendase e vërtetë. Si një aventuriere pasionante, ajo pothuajse ka foto nga çdo skaj i botës, veçanërisht nëpër vendet ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk do të mendonin se do të shkonin. Në studion e "Rreze Dielli" Eda Bano ndan eksperiencën e dasmës së saj të veçantë përmes fotove që të lënë vërtetë pa fjalë...

  • VIDEO

    Zef Sokol Vladaj është nipi i bajraktarit të Shalës Kolë Ndue Prela (Vladaj)

    Zef Sokol Vladaj është nipi i bajraktarit të Shalës Kolë Ndue Prela (Vladaj).  Ai është rritur me histori trimërie e patriotizmi, rrëfime rreth burrave që shqiuar që në 11 breza i kanë pri Shalës si bajraktarë. Kur gjyshi i tij bajraktari i Shalës Kolë Ndue Prela u nda nga jeta pas 15 viteve burg në regjimin komunist Zefi ishte  13 vjeç. E njohu pak gjyshin e tij e pothuajse fare të atin, i cili ishte pushkatuar kur ishte ushtar  në Elbasan në rrethana misterioze. Zefi atëkohë  nuk i kishte mbushur ende 1 vjeç. Që prej asaj kohë e deri në fund të regjimit jeta e tij do të kalonte nëpër sfida e përballje të vështira. Presioni dhe persekutimi ndaj tij ishin aq te renda sa Zefi thotë se  jeta e detyroi që nga fjalori i shqipes të heqë përgjithmonë fjalën jo. Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Ishte i sigurt se kundërshtimi do e çonte pas hekurave, siç ndodhi me shumicën  e pjestarëve të familjes së tij… 
     

  • VIDEO

    A është fëmija im autik? Terapistja: Ja si të dalloni shenjat e hershme

    Si prind ju nuk do të besoni kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm, idealisht përpara moshës 18-muajshe bën një diferencë të madhe. Autizmi është një spektrum i çrregullimeve, shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërveprojë me të tjerë. Shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çrregullime mesatare, ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar. Në studion e "Rreze Dielli" Eriselda Dyrmishi, terapiste zhvillimi, tregoi disa nga shenjat më dalluese të një fëmije autik... Në ditën botërore të autizmit, OBSH thotë se 1 në 170 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Në vendin tona s'ka të dhëna, ndërsa apelohet rritja e numrit të specialistëve dhe qendrave të trajtimit të simptomave.

  • VIDEO

    Pitalka ramazani/ Simite të buta si pambuk mbushur me djathë e vezë nga zonja Albana

    Pitalka Ramazani

    Përbërësit:

    • Miell
    • Maja
    • Kripë
    • Vezë
    • Djathë / gjizë
    • Pak gjalpë
    • Fara susami

    Përgatitja:

    Përgatisim brumin me miell, maja, kripë dhe e lëmë në një vend të ngrohtë që të  dyfishohet për 1-2 orë. E vendosim më pas brumin në tryezën e punës të spërkatur mirë me miell. E ndajmë në kuleçë, i hollojmë dhe i vendosim në tepsi të lyer me yndyrë, i mbulojmë dhe i lëmë të qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta. Ndërkohë rrahim vezët dhe shtojmë djathin e grirë. Mbushim pitalkat me nga 2-3 lugë vezë dhe djathë, hedhim fara susami dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pitalkat i shërbejmë të nxehta, sipas dëshirës mund t'i shtojmë dhe kima me mish të grirë me qepë ose suxhuk/salçiçe pule.

  • VIDEO

    Gjellë me patate dhe bizele nga zonja Albana

    Gjellë me patate dhe bizele

    Përbërësit:

    • 500 gr bizele
    • 500 ml lëng mishi
    • 2 karota
    • 1 kokërr qepë
    • 1 kokërr patate
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhra
    • Salcë domate
    • Bimë aromatike
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi i pastrojmë të gjitha perimet, i grijmë të vogla në formë kubike. Qepën e grijmë më vete, e hedhim në tenxhere me pak vaj ulliri dhe e kaurdisim. Pasi kemi kaurdisur qepën hedhim salcën dhe kripën. Vijojmë pak minuta me kaurdisjen dhe më pas shtojmë perimet. Shtojmë lëngun e mishit të ngrohtë dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.

  • VIDEO

    Supë pule me kos dhe oriz nga zonja Albana

    Supë pule me kos dhe oriz

    Përbërësit:

    • 300 gr mish pule
    • 200 gr karrota
    • 1 fk oriz
    • 250 ml kos
    • 2 të verdha veze
    • Buljon mishi
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë me kripë. Në minutat e fundit të zierjes së mishit shtojmë tek buljoni orizin e shpëlarë. Vazhdojmë zierjen duke shtuar dhe karrotat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë vezët e rrahura me pak kripë, trazuar dhe me kosin. E lëmë supën të trashet pak dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Sultiash tradicional nga zonja Albana

    Sultjash / Oriz me qumësht

    Përbërësit:

    • 250 gr oriz
    • 500 ml ujë
    • 1 litër qumësht
    • 150 gr sheqer
    • Vanilje
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Vendosim masën e orizit të ziejë në ujë, kur shohim që uji po shteron shtojmë qumështin bashkë me sheqerin dhe vaniljen. E lemë derisa masa të trashet dhe orizi të shkriftohet. E shpërndajmë në tasa duke e pudrosur me kanellë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 2 prill

  • VIDEO

    Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, burime: ‘Benz’-i i mbushur me klandestinë tentoi t’i ikë policisë me shpejtësi rreth 180 km/h, ‘fluturoi’ në anë të lumit Vjosë

    Report Tv sjell detaje nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

    Drejtuesi i mjetit, Sokol Ismeti ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

    Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë. Të 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

  • VIDEO

    Dritëhijet mbi investimin në Sazan dhe arrestimet e fundit të SPAK, Kikia kritikon opozitën..

    Hetimet dhe arrestimet e SPAK në politikë janë temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv.

    Analisti Erald Kapri deklaroi SPAK-u e ka bërë punën por mund të mos kemi rrotacion politik, ndërsa si shembull solli Rumaninë ku ka pasur arrestime të ministrave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv