• VIDEO

    Hallvë me miell misri, arra dhe mjaltë nga zonja Albana

    Hallvë me miell misri, arra dhe mjaltë

    Përbërësit:

    Shurupi:

    • 3 gota ujë
    • 2 gota sheqer
    • 1 shkop kanelle

    Për hallvën:

    • 150 ml vaj
    • 200 gr miell misri të trashë
    • 100 gr miell misri të hollë
    • 100 gr rrush i thatë
    • 100 gr arra
    • 2 lç kanellë
    • Mjaltë për spërkatje

    Përgatitja:

    Vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin, një shkop kanelle dhe e lëmë të ziejë. Në një tenxhere tjetër hedhim vajin dhe dy llojet e miellit të misrit. E përziejmë derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë kanellën dhe frutat e thata. Në fund shtojmë me garuzhde shurupin. Kur bëhet masa e duhur e kalojmë në një formë dhe e lëmë të ftohet. E spërkasim me arra dhe mjaltë përsipër dhe e servirim.

  • VIDEO

    Kimë me vezë nga zonja Albana

    Kimë me vezë

    Përbërësit:

    • 400 gr mish i grirë
    • 4 kokrra vezë
    • 1 lgj koncentrat domate
    • 500 gr qepë
    • 20 gr oriz
    • 4 lgj vaj luledielli
    • Kripë
    • Piper i zi kokërr

    Përgatitja:

    Qepët i grijmë hollë me pak ujë, i lëmë të gatuhen, më pas shtojmë vaj dhe i kaurdisim. Shtojmë mishin e grirë dhe vijojmë me gatimin. I japim ngjyrë me salcën e domates, rregullojmë shijen me kripë e piper duke shtuar dhe pak ujë. Në fund shtojmë orizin dhe e vendosim kimën në tavë duke bërë 4 gropëza ku hedhim vezët. E lëmë kimën në furrë për 20 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 3 prill

    Titujt e gazetave për sot, nga Olsi Rama kallëzon në SPAK Gazment Bardhin te "Babalja", si lindi fenomeni para Salianjit e deri tek makina me klandestinë bie në Vjosë, 8 viktima.

  • VIDEO

    Ekskluzive,dokumentat e hetimit të vrasjeve të 2 prillit,si Gramoz Ruci raportoi tek Ramizi dhe Nano

    33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

  • VIDEO

    Masakra e 2 prillit '91, Beqiri: Azem Hajdari ishte agjent i sigurimit të shtetit

    Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv duke folur për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe rolin e Azem Hajdarit. Sipas Beqiri, Hajdari ka qenë ishte agjent i sigurimit të shtetit’

     
  • VIDEO

    ‘Ti ke qenë në burg atëherë’, Dervishi debat të ashpër me Beqirin në Repolitix

    Një debat i ashpër ka ndodhur mes avokatit Idajet Beqirit dhe Ferdinand Dervishit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa po diskutohej për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën 20 policë.

  • VIDEO

    Masakra e fundit të komunizmit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në ‘91

    Emisionin Repolitix, në Report Tv, sjell dokumente ekskluzive për ngjarjet e 2 prillit 1991.

  • VIDEO

    PD pa kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, Bejko zbulon prapaskenat: Bardhi luajti lojën e Berishës! Vendimin e gjykatës për vulën e pranojmë, sfidojmë dhe Rithemelimin

    Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, hodhi akuzat në drejtim të grupimit të Gazment Bardhit se në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, ka luajtur lojën e Sali Berishës. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Bejko tha se Gazment Bardhi do po ashtu që t’i çojë edhe siglën dhe vulën e PD-së te Sali Berisha.

  • VIDEO

    Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh

    Ish komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari thotë se Rusia nuk ka kapacitete të sulmojë një vend anëtar në NATO apo vend kufitar. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, tha se nuk ka kapacitete Rusia pasi të gjitha burimet po i përdor për Ukrainën.

     
  • VIDEO

    Gështenja në Report Tv: Do të ketë komisione të tjera në Shëndetësi dhe për dializën e laboratorët

    Deputeti demokrat Lefter Gështenja në emisionin ‘Studio Live‘ në Report Tv tha se do të ketë komisione të tjera për Shëndetësinë

  • VIDEO

    PolitikëLajme nga emisionet Sonte në Repolitix, dokumente ekskluzive për 2 prillin e 1991! Çfarë është dosja nr 60? Si i raportoi Gramoz Ruçi vrasjet e Shkodrës tek Ramiz Alia

    Na ndiqni sonte në emisionin Repolitix, në Report Tv, me dokumente ekskluzive për ngjarjet e 2 prillit 1991.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Prill 2024 – Receta/ Autizmi/ Dasma afrikane e Edës/ Grupi shqiptar triumfon në ‘World of Dance’

    Zonja Albana solli katër receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pitalka Ramazani / Gjellë me patate dhe bizele / Supë pule me kos dhe oriz / Sultjash tradicional.

    Si prind ju nuk do të besoni kurrë se fëmija juaj ka një problem. Por kur bëhet fjalë për autizmin, zbulimi i hershëm, idealisht përpara moshës 18-muajshe bën një diferencë të madhe. Autizmi është një spektrum i çrregullimeve, shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërveprojë me të tjerë. Shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet. Disa fëmijë me autizëm kanë çrregullime mesatare, ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar. Në studion e "Rreze Dielli" Eriselda Dyrmishi, terapiste zhvillimi, tregoi disa nga shenjat më dalluese të një fëmije autik... Në ditën botërore të autizmit, OBSH thotë se 1 në 170 fëmijë diagnostikohet me autizëm. Në vendin tona s'ka të dhëna, ndërsa apelohet rritja e numrit të specialistëve dhe qendrave të trajtimit të simptomave.

    Sipërmarrësja dhe udhëtarja profesioniste siç e quan ajo veten, Eda Bano, këtë herë ka vizituar Afrikën. Madje, pas dasmës 'alla Marilyn Monroe' në Las Vegas, Eda rimartohet sërish me bashkëshortin e saj, këtë herë në Afrikë, veshur me fustanin e bardhë, shoqëruar nga gjirafat dhe mëngjeset përrallore mes rinocerontëve, por jo vetëm... Afrika nuk është i vetmi destinacion që Eda ka përzgjedhur ta vizitojë dhe ta shijojë si një vendase e vërtetë. Si një aventuriere pasionante, ajo pothuajse ka foto nga çdo skaj i botës, veçanërisht nëpër vendet ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nuk do të mendonin se do të shkonin. Në studion e "Rreze Dielli" Eda Bano ndan eksperiencën e dasmës së saj të veçantë përmes fotove që të lënë vërtetë pa fjalë...

    Grupi i kërcimit 'The Beat Killers' shkëlqen në 'World of Dance', kampionatin më të madh të kërcimit në botë, duke rrëmbyer çmimin e parë! Elsona, Xhesi, Stamatina, Fabiola, Denalda, Luana, Sara, Brisilda dhe Laura, janë 9 vajzat e grupit të parë shqiptar që rrëmbyen çmimin e parë në "World of Dance" në Greqi në disiplinën e hop hop-it, kategoria Junior. Disa ditë pas marrjes së këtij çmimi zbulojmë më tepër për këtë grup kërcimi i pozicionuar në qendër të Kamzës, me të rinj të cilët kanë rrëzuar çdo tabu dhe paragjykim. Mes një konkurence të fortë dhe pjesëmarrjes nga vende të ndryshme të botës, grupi shqiptar i drejtuar nga Presidenti i Akademisë, koreograf Arbiol Dardha si dhe koreografi Ermal Paraspuari, ngritën trofeun e tyre në Athinë duke ngritur lart dhe emrin e vendit tonë në këtë kompeticion të kërcimit "World of Dance". Në studion e "Rreze Dielli" grupi i vajzave sjell performancën që i çoi drejt fitores si dhe zbulojnë ambicien e tyre të rradhës...

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv