Dollma me lakër dhe oriz nga zonja Albana

29 Mars, 11:46

Dollma me lakër dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kokë lakër mesatare
  • 100 gr mish të grirë
  • 5 qepë mesatare
  • 100 gr oriz
  • Salcë domate
  • Kripë, piper
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara dhe presim pjesën fundore. Ndërkohë që pastrojmë lakrën, në zjarr vendosim një enë me ujë të bollshëm. Pasi të ketë vluar uji, hedhim kripë dhe vendosim lakrën të ziejë me fundin poshtë për gati 5-6 minuta. Më pas e heqim lakrën dhe e kullojmë të ngrohtë. I hapim fletët një e nga një në një tavë ose mbi tavolinën e punës. Vijojmë me përgatitjen e mbushjes për dollma, ku të gjithë përbërësit e mbushjes i kalojmë në një tas. I përziejmë mirë dhe mbushim gjethet e lakrës. Poshtë tavës vendosim gjethe të plota dhe sipër fillojmë të vendosim sarmat e mbushura. Shtojmë një sasi uji të jetë 2 gisht mbi pjatën e vendosur. Në fund të gatimit i spërkasim me gjalpë dhe salcë të tretur si dhe bimë aromatike me shumicë.