• VIDEO

    'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

    Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën.

  • VIDEO

    'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ishte në ‘Studio Live’ në Report Tv dhe foli për zhvillimet e fundit nga kampi opozitar.

  • VIDEO

    Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

    Deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në një intervistë për “Studio Live” në Report tv është shprehur se do të kërkojnë të rikthehet mundësia e koalicioneve parazgjedhore.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Mars 2024 – Receta/ Histori prekëse/ ‘Bëje vetë’ Truke & Maska/ Horoskopi i muajit Prill nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë / Supë iftari me perime dhe makarona / Reshedi me niseshte.

    Në studion e “Rreze Dielli” Albana Barçi, 48 vjeçarja nga Tirana rrëfen historinë e jetës. Kujdesi për vëllain me probleme të shëndetit mendor, bëri që ajo të mos krijojë ende familjen e vet. Një rrëfim prekës mes lotëve që nuk i mban dot, tregon se vëllai i saj edhe pse deri në moshën 19 vjeçare ishte një djalë i qeshur e i dashur, madje dhe i hedhur, papritmas pësoi një izolim dhe më vonë një rëndesë të fortë mendore, një dhimbje shumë e madhe për prindërit dhe familjen. Sot vëllai i saj është 41 vjeç dhe Albana e shoqëron kudo…E apasionuar pas artit, pikturës dhe poezisë, Albana mes emocioneve dhe lotëve rrëfen pengjet e saj, edhe pse "single" tregon sesi arriti të vishej nuse duke realizuar ëndrrën e saj për t’u veshur me fustan të bardhë.

    Në rubrikën “Bëje vetë” ndajmë disa këshilla dhe truke pastrimi, tregojmë sekretin për pastrimin e dyshekëve. Me pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi mund të largojmë në çast çdo lloj njolle dhe papastërtie nga dysheku ynë. Gjithashtu realizojmë 2 nga maskat më virale të momentit - Maskë me zero kosto për reduktimin e rrathëve të zinj dhe syve të enjtur me vetëm 3 përbërës që ka shtëpia / Maskë pranverore me aloe vera, miell orizi dhe mjaltë për fytyrë plot shkëlqim, të hidratuar pa pore dhe pa shenja.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Prill për 12-të shenjat e zodiakut. “Muaji Prill është muaj ku lidhjet e shkëputura do të rilidhen, është muaji i eklipseve dhe nën ndikimin e Mërkurit, na jepet një mundësi që të ndreqim gjërat që kemi bërë gabim. Me pak fjalë mund të themi se muaji Prill është ideal me gërma shtypi” u shpreh Jorgo, duke shtuar që pritet që ‘haka’ të vejë tek i zoti.

  • VIDEO

    Maska ideale kundër njollave me vetëm 3 përbërës / Rrathë poshtë syve? Ja maska që ju shpëton

    Në rubrikën “Bëje vetë” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” realizojmë 2 nga maskat më virale të momentit - Maskë me zero kosto për reduktimin e rrathëve të zinj dhe syve të enjtur me vetëm 3 përbërës që ka shtëpia / Maskë pranverore me aloe vera, miell orizi dhe mjaltë për fytyrë plot shkëlqim, të hidratuar pa pore dhe pa shenja.   

  • VIDEO

    Nga 'tkurrja' e kërkesave të opozitës te hetimet e SPAK, ndiqni sonte në 21.00 Frontline në Report Tv

    Frontline në Report Tv do diskutojë këtë mbrëmje në 21:00 zhvillimet më të fundit politike

  • VIDEO

    Njolla dysheku? Ja sekreti i pastrimit në çast me pak përbërës / Largon çdo njollë e papastërti

    Pastrimin e dyshekëve dhe shtretërve shpesh ua besojmë ekspertëve, por me disa këshilla mund t’i heqim njollat në mënyrë efektive dhe të rifreskojmë vendin ku zakonisht kalojmë gjashtë deri në tetë orë çdo natë. Mirëmbajtja dhe pastrimi i dyshekëve është një parakusht i domosdoshëm për një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor, gjithashtu me mirëmbajtjen e duhur ju do të zgjasni jetën e dyshekut tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” tregojmë sekretin e pastrimit të dyshekëve, i cili largon çdo lloje njolle dhe papastërtie me pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

    Bashkimi Evropian do të zhbllokojë fondet për fermerët shqiptarë në vitin 2025, të pezulluara për shkak të një hetimi nga Brukseli. Lajmi u dha në Report TV nga zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, i cili tha se skema IPARD III do të jetë funksionale vitin e ardhshme. Më tej Kote ka sqaruar edhe procedurat për të aplikuar dhe përfituar nga Skema Kombëtare e këtij viti që do të arrijë në vlerën 54 milionë euro

  • VIDEO

    Befason Jorgo Pulla në parashikimin e muajit Prill 'Do vejë haka te i zoti' / Kujdes shenjat e...

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Prill për 12-të shenjat e zodiakut. “Muaji Prill është muaj ku lidhjet e shkëputura do të rilidhen, është muaji i eklipseve dhe nën ndikimin e Mërkurit, na jepet një mundësi që të ndreqim gjërat që kemi bërë gabim. Me pak fjalë mund të themi se muaji Prill është ideal me gërma shtypi” u shpreh Jorgo, duke shtuar që pritet që ‘haka’ të vejë tek i zoti.

  • VIDEO

    Vishet nuse pa patur burrë/ Prek 40-vjeçarja: Lumturinë e gjej tek vëllai, dhe pse….

    Në studion e “Rreze Dielli” Albana Barçi, 40 vjeçarja nga Tirana rrëfen historinë e jetës. Kujdesi për vëllain me probleme të shëndetit mendor, bëri që ajo të mos krijojë ende familjen e vet. E apasionuar pas artit, pikturës dhe poezisë, Albana mes emocioneve dhe lotëve tregon pengjet e saj, edhe pse "single" tregon sesi arriti të vishej nuse duke realizuar ëndrrën e saj për t’u veshur me fustan të bardhë…

  • VIDEO

    Supë iftari me perime dhe makarona nga zonja Albana

    Supë iftari me perime dhe makarona

    Përbërësit:

    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 spec
    • 2 lgj miell
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 fç makarona për supë
    • 1 litër ujë
    • 1 ls kripë
    • 1 lç piper i kuq
    • 1 tufë majdanoz

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë hollë me gjalpë, shtojmë karrotën e grirë në rende dhe specin e kuq të prerë në kubikë. Pas një kaurdisje të mirë shtojmë miellin dhe e shuajmë me ujë ose lëng mishi. Shtojmë makaronat fidhe që të ziejnë rreth 6 minuta. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.

  • VIDEO

    Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë nga zonja Albana

    Qofte me lulelakër në furrë me salcë të bardhë

    Përbërësit:

    • 1 lulelakër të vogël
    • 2 vezë
    • 1 qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 100 gr djathë
    • 1 lç kripë
    • Pak piper
    • Corn flakes
    • Bimë aromatike
    • Vaj për skuqje

    Për salcën:

    • 250 gr kos
    • 2 lgj majonezë
    • 1 qepë e vogël e grirë imët
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë lulelakrën për 4 minuta, e kullojmë dhe e grijmë në rende. Shtojmë qepën e grirë, hudhrën dhe frulojmë masën. Shtojmë vezët, majdanozin, cerealet dhe erëzat. E lëmë brumin e qofteve të lidhet në frigorifer për 15 minuta. Më pas lyejmë duart me vaj, krijojmë qoftet, i vendosim në tavë me një letër pjekje në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë të gjithë përbërësit e salcës i kalojmë në blender dhe krijojmë salcën e qofteve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv