• VIDEO

    Mister kush paguan avokatin Berishës në Londër, Beqiri: Ka bërë vrasje, SPAK nuk e fal! Haklaj: 'Non grata' e Berishës, qëndrimi më i ashpër i SHBA

    Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri, ngriti pyetjen sesi një i shpallur non grata gjen miliona euro për të paguar një studio ligjore në Angli dhe si arrin që të bëjë pagesat.

  • VIDEO

    Negociatat PS-Rithemelimi, Qori: Palëve u intereson duopoli Rama-Berisha! Analisti: U njohën si opozitë, nxorën në qoshe Bashën

    Aktivisti i Lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori thotë se palëve politike u interson që të mos thyhet duopoli Berisha-Rama

  • VIDEO

    U arrestua pas dëshmive të Artan Tafanit, GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, mikja e Laert Haxhisë

    Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia Klea Gjatën, miken e Laert Haxhisë, autori i masakrës së Lushnjës. GJKKO vendosi ndaj saj masën ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’.

  • VIDEO

    Byrek me petë të pjekura me qumësht, djathë dhe vezë nga zonja Albana

    Byrek me qumësht, djathë dhe vezë

    Përbërësit:

    • 1 pako peta të pjekura
    • 100 ml vaj
    • 100 ml gjalpë
    • 1 litër qumësht
    • 6 kokrra vezë
    • 400 gr djathë të bardhë
    • Pluhur pjekës
    • Kripë, piper, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë me vajin. Rrahim vezët në një tas të madh, shtojmë yndyrën, qumështin, pak pluhur pjekës, kripën, piperin dhe arrën moskat. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të thërrmuar.  Petët e pjekura i copëtojmë duke i shtuar në tasin me qumësht dhe vezë, lëmë vetëm 2 petë për t’i shtruar si bazë në tavën e lyer me pak yndyrë. Hedhim mbi petën e shtruar masën e përgatitur. E hapim mirë, shtojmë pjesën tjetër të djathit të thërrmuar. Shtojmë dhe pak qumësht në fund dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe spinaq

    Përbërësit:

    • 4 lgj vaj ulliri
    • 4 qepë të njoma
    • 2 thelpinj hudhër
    • 500 gr patate
    • 500 gr spinaq
    • 5 kokrra vezë
    • 150 gr djathë kaçkavall
    • 1 gotë kos
    • 1 tufë koper
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepët e njoma së bashku me hudhrat në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepët të ulin vëllimin shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare. Vijojmë pak minuta me kaurdisjen dhe më pas shtojmë spinaqin e grirë. Sapo spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me pak kripë e piper. E kalojmë të gjithë masën e përgatitur në një tavë. Rrahim vezët me kosin dhe erëzat dhe e shtojmë në tavë. E spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për rreth 30 minuta.

  • VIDEO

    Supë pule me oriz nga zonja Albana

    Supë pule me oriz

    Përbërësit:

    • 500 gr mish pule
    • 1.5 litër lëng mishi
    • 2 vezë
    • 50 gr oriz
    • 1 karrotë
    • 1 limon
    • 1 lgj miell misri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë  shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zier orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.

  • VIDEO

    Sondazhi/ Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, 56.3% e shqiptarëve dakord! ‘Paqja’ PS- Rithemelimi, pikë për Ramën

    Në Repolitix në Report Tv të dhënat e sondazhit politik për muajin mars në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. 

  • VIDEO

    Puna e palodhur merr vlerë me kohën/ Veshja mirditore i ndryshon jetën Drane Fizit nga Rrësheni: Është e veçantë, nuk ka të dytë si kjo

    Që në lindje e deri kur u bë nuse, veshjen mirditore nuk e ka ndarë nga vetja. E veshi në rastet më të rëndësishme të jetës e më tej pasionin e shndërroi në një profesion të mirfilltë.

  • VIDEO

    Nga vinçiere në kuzhiniere dhe artizane, Drane Fizi nuk i thotë "jo" punës: Mbajta familjen

  • VIDEO

    Ftesa e Rithemelimit për Bashën, Bejko: Jam kundër është pazar! Bardhi prishi skemën, uli Sali Berishën në tryezë me Ramën

    ‘Një pazar për të ulur Berishën në tryezë’ kështu e quajti nënkryetari i PD-së Roland Bejko marrëveshjen mes PS dhe Rithemelimit pasuar dhe me dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një grupi dialogu për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar të cilat pritet të miratohen nesër në Kuvend.

  • VIDEO

    Nuk ndryshon sistemi zgjedhor? Tonin Gogu: Do zbatojmë rekomandimet e OSBE, për PS e rëndësishme vota e emigrantëve! Amnistia, votohet javën tjetër

    Deputet i PS Toni Gogu në “Studio Live” në Report TV ka folur mbi diskutimet për Reformën Zgjedhore e cila ende duket duket larg një produkti konkret apo konsensual mes palëve.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Mars 2024 – Receta/ Fara e zezë, përfitimet shëndetësore /Edukatorja e apasionuar pas kërcimit latin

    Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin:  Tortë e kripur me domate, vezë dhe qepë / Mashurka me domate / Papare me nenexhik / Sallatë me brokoli dhe perime.

    Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organzimin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera... Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike mbi përdorimet e farës së zezë dhe efektet e saj magjike në organizëm.

    Sindi Çela, edukatorja që ka pasion kërcimet latine tregon rreth dy profesioneve, mes fëmijëve dhe kërcimit… Sindi Çela është vetëm 26 vjeç, pasioni i saj për kërcimin ka filluar që në fëmijëri duke ndjekur shkollën e baletit. Fokusi i saj më i madh janë kërcimet latine, bachata, salca e merengue janë të preferuat e saj. Në vitin 2018, Sindi Çela fiton Kampionatin Kombëtar të Dancit Sportiv në disiplinën e bachatës dhe salsës. Aktualisht Sindi përveç hobit të saj për kërcimin latin punon si edukatore në një institucion privat ku punon me fëmijët e moshës 0-6 vjec, periudhë thelbësore ku formohet dhe karakteri i fëmijës dhe merren bazat e zhvillimit të mëtejshëm, shprehet Sindi, e cila na rrëfen më shumë në studion e “Rreze Dielli” rreth këtyre dy pasioneve të saj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv