• VIDEO

    Si luftohej me Nëndetësen 105! Rusët, kinezët dhe vështirësitë për mirëmbajtjen e tyre (22 mars 2024)

    I ftuar në Esencë, Jak Gjergji, Ish Komandant i Nëndetëses 105 Shqipëria kishte 4 nëndetëse, 3 prej tyre u shkrinë për skrap në demokraci. Vetëm një mbijetoi, Nëndetësja 105. Cila ishte jeta e marinarëve shqiptarë brenda një nëndetëseje? A e përballonte dot Shqioëria mbajtjen e këtyre bishave të detit? Ndarja me rusët, provokimet, lidhjet me kinezët dhe jeta moniste e nëndetëseve shqiptare.

  • VIDEO

    -Përdor djalin në TikTok, babai denoncon ish nusen:Të dashurit e saj më kërcënojnë, im bir… (22 mars 2024)

    Pasditen e 14-Marsit një 33-vjeçare Ina, udhëtoi nga Gjermania për të denoncuar në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ Bukurie Caushin. Kjo e fundit krijonte llogari false në rrjetin social TikTok dhe postonte fotot e familjes së Inës me përshkrime denigruese dhe fyese. Ina rrëfeu se e gjithë historia filloi Gushtin e vitit kaluar, kur Bukurie i kërkoi para bashkëshortit të motrës së saj në Itali për djalin 7-vjeçar. Ndër të tjera Ina rrëfeu se Bukurie ka sjell tension dhe përçarje në familjen e saj. 33-vjeçarja kishte bërë edhe një denoncim para uniformave blu në kryeqytet. Ajo kishte tentuar disa herë të krijonin ura komunikimi me Bukurien për të gjetur një zgjidhje, por Bukurie kishte vazhduar postimet me fjalor banal dhe denigrues. Teksa gjithashtu kishte shantazhuar familjen e saj me shuma të mëdha parash. Gjatë transmetimit, moderatorja e emisionit Odeta Dume kontaktoi me vetë Bukurie Caushin, e cila pranoi akuzat e bërë nga 33-vjeçarja. Ajo tregoi edhe versionin e saj të historise. Bukurie u shpreh se me kunatin e Inës kishin filluar një romancë nga rrjeti social Tik-Tok. Bukurie tregoi se të gjitha postimet dhe shantazhet i kishte bërë në emër të dashurisë, pasi ishte ndier e mashtruar nga kunati i Inës.

  • VIDEO

    Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim, qytetarët detyrohen të 'sorrollaten', të ftuarit në 'Përballje' ngrenë hije dyshimi

    Urgjenca e QSUT-së në Tiranë nuk funksionin që prej datës 11 shkurt kur ra zjarri në katin minus 1. Qytetarët detyrohen të shkojnë për shërbimet e urgjencës tek spitali i Traumës apo Sanatoriumit. Në ‘Përballje’ në Report Tv u diskutua kjo problematikë teksa pacientëve iu mohohet ndihma e shpejtë.

  • VIDEO

    Urgjenca e QSUT-së 41 ditë pa shërbim, qytetarët detyrohen të 'sorrollaten', të ftuarit në 'Përballje' ngrenë hije dyshimi

    Urgjenca e QSUT-së në Tiranë nuk funksionin që prej datës 11 shkurt kur ra zjarri në katin minus 1. Qytetarët detyrohen të shkojnë për shërbimet e urgjencës tek spitali i Traumës apo Sanatoriumit. Në ‘Përballje’ në Report Tv u diskutua kjo problematikë teksa pacientëve iu mohohet ndihma e shpejtë.

  • VIDEO

    Forcat serbe në kufi me Kosovën, eksperti i sigurisë: FSK gati për luftë, e shporrim përgjithmonë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial

    Eksperti i sigurisë Dritan Shala ka folur në Report Tv mbi videon e fundit të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se ushtarët serbë janë parë në afërsi të kufirit me Kosovën.

    • VIDEO

      Ngritja e Komisioneve Hetimore, Erl Murati: Arritje e vogël e demokracisë, Berisha ende nuk ka thënë asnjë fjalë

      Analisti Erl Murati komentoi zhvillimet e fundit parlamentar në vend në 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv. Murati u shpreh se arritja e marrëveshjes për dy komisionet hetimore është një fitore e vogël e demokracisë.

    • VIDEO

      Abstenoi komisionin hetimor për ‘TIMS’, Petro Koçi për Report Tv: Anëtarët duhej të pajiseshin me certifikatë sigurie, do kenë akses në informacione të klasifikuara

      Deputeti socialist, Petro Koçi doli nga rreshti dhe abstenoi gjatë procesit të votimit për ngritjen e komisionit hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. I ftuar në Report Tv, Koçi shpjegoi arsyen përse abstenoi dhe nuk ngriti kartonin jeshil njëjtë si kolegët e tij socialistë.

    • VIDEO

      Hashure me fruta të thata nga zonja Albana

      Hashure me fruta të thata

      Përbërësit:

      • 250 gr grurë
      • 2 litra ujë
      • 100 gr sheqer
      • 1 majë luge kripë
      • 2 lgj niseshte
      • 2 lgj arra
      • 1 lgj lajthi
      • 1 lgj bajame
      • 1-2 lgj rrush i thatë
      • 3-4 fiq të thatë
      • 2 lç kanellë
      • 1 lk karafil
      • ½ shegë

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim në ujë të ngrohtë grurin dhe më pas e vendosim të ziejë për aq kohë sa të zbutet kokrra. Pasi gruri të ketë shpërthyer shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të cilin e kemi vendosur më parë të zbutet në ujë, fiqtë e thatë të prerë hollë, karafilin, lajthitë, bajamet dhe arrat e thërrmuara. E lëmë lëngun e hashures të trashet duke shtuar dhe pak niseshte. Pasi të bëhet trashja e duhur e zbukurojmë sipër me fruta të thata dhe kanellë dhe e lemë të ftohet në frigorifer, në mënyrë që t’a shërbejmë të ftohtë.

    • VIDEO

      Sallatë fshati me misër nga zonja Albana

      Sallatë fshati me misër

      Përbërësit:

      • 1 qepë e kuqe
      • 1 spec i kuq
      • 1 spec jeshil
      • 1 kastravec
      • 1-2 domate
      • Sallatë jeshile
      • Ullinj
      • Misra të zier
      • Kripë
      • Vaj ulliri
      • Uthull

      Përgatitja:

      Pasi i kemi larë mirë presim sallatën jeshile, qepën e kuqe, specat, domatet, kastravecin në copa të mëdha. Kompozojmë sallatën duke i alternuar përbërësit ndërmjet tyre. Shtojmë ullinjtë dhe misrat e zier dhe e marinojmë sallatën me kripë, vaj ulliri dhe uthull.

    • VIDEO

      Tavë me perime me salcë djathi nga zonja Albana

      Tavë me perime me salcë djathi

      Përbërësit:

      • 350 gr kunguj
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 2 qepë
      • 1 thelpi hudhër
      • 1 lk trumzë
      • 4 domate të mëdha
      • 50 gr djathë i grirë
      • Gjethe borziloku
      • Kripë, piper

      Për salcën me djathë:

      • 20 gr gjalpë
      • 2½ lgj miell
      • 300 ml qumësht
      • 70 gr djathë i grirë
      • Pak spec i kuq pluhur

      Përgatitja:

      Ngrohim vajin në një tigan dhe skuqim qepën për 5 minuta duke e përzier. Shtojmë hudhrën e grirë imët, kungujt të prerë në feta, trumzën, borzilokun, kripën dhe piperin dhe e lëmë të gatuhet për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën me djathë, shkrijmë gjalpin në një tigan, shtojmë miellin dhe e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht. Heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë qumështin pak nga pak duke e përzier. E vendosim tiganin në zjarr dhe e lëmë salcën të ziejë për 2 minuta derisa të fitojë dendësi, duke mos e ndërprerë përzierjen. E heqim përsëri tiganin nga zjarri, shtojmë djathin e grirë, kripën dhe specin e kuq pluhur. Shtrojmë gjysmën e masës së përgatitur të perimeve në një tavë, e mbulojmë me copat e domates, shtrojmë gjysmën tjetër të masës dhe në fund hedhim salcën me djathë. E spërkatim me pak djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 30 minuta.

    • VIDEO

      Oriz i kaurdisur me qepë me mish qingji në furrë nga zonja Albana

      Mish qingji me oriz në furrë

      Përbërësit:

      • 1 kg mish qingji
      • 2.5 filxhanë oriz
      • 2 qepë mesatare
      • 2-3 lgj vaj ulliri
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius dhe vendosim mishin e qingjit të marinuar me kripë dhe piper. E lemë mishin për 30 minuta në furrë dhe më pas për 20 minuta të tjera në temperaturë të ulur në 80 gradë. Grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim mirë derisa të zbuten dhe të lëshojnë aromë. Hedhim më pas orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Heqim mishin e pjekur nga furra dhe vendosim racionet në një pjatancë duke i mbuluar me letër kuzhine ose me kapak që mishi të qëndrojë i butë. Vendosim orizin e kaurdisur tek tava, shtojmë ujë të vluar në raport 1-2 me orizin dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celisus për 25-30 minuta dhe më pas e servirim orizin së bashku me mishin e qingjit.

    • VIDEO

      Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (21 Mars 2024)

      'Frontline' në Report TV sjell ekskluzivisht rindërtimin e skemës së atentatit në Larushk të Fushë - Krujë ndaj Gentian Bejtjas.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv