Byrek me petë të pjekura me qumësht, djathë dhe vezë nga zonja Albana

21 Mars, 11:22

Byrek me qumësht, djathë dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 pako peta të pjekura
  • 100 ml vaj
  • 100 ml gjalpë
  • 1 litër qumësht
  • 6 kokrra vezë
  • 400 gr djathë të bardhë
  • Pluhur pjekës
  • Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë me vajin. Rrahim vezët në një tas të madh, shtojmë yndyrën, qumështin, pak pluhur pjekës, kripën, piperin dhe arrën moskat. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të thërrmuar.  Petët e pjekura i copëtojmë duke i shtuar në tasin me qumësht dhe vezë, lëmë vetëm 2 petë për t’i shtruar si bazë në tavën e lyer me pak yndyrë. Hedhim mbi petën e shtruar masën e përgatitur. E hapim mirë, shtojmë pjesën tjetër të djathit të thërrmuar. Shtojmë dhe pak qumësht në fund dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.