• VIDEO

    Kur duhet të fillojë ecja tek bebat? / A duhet të na shqetësojë ecja në majë të gishtave dhe kur...

    Në përgjithësi, shumica e fëmijëve fillojnë të ecin mes moshës 9 muajsh dhe 18 muajsh, por kjo varion nga një fëmijë në tjetrin. Disa fëmijë fillojnë të ecin më herët, ndërsa të tjerët më vonë. Në studion e “Rreze Dielli” flasim me fizioterapisten për fëmijë Rina Grembi, e cila jeton në Itali. Rina ndihmon nënat e reja sesi ato të jenë të qeta, të mos kenë frikë në fazat e para të zhvillimit të fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për hapat e parë të bebit të tyre. Cilat janë shqetësimet më të shumta të nënave të reja që nga qëndrimi barkas i fëmijës, ecja këmbadorazi, ecja në majë të gishtave dhe ngritja në këmbë. Si duhet ta ndihmojmë fëmijën në përgatitjen për hedhjen e hapave të parë, tregojmë disa ushtrime shumë praktike.

  • VIDEO

    ‘Mos përdorni pudër te bebet’ ja alarmi që ngre mamia/ Këshilla mbi larjen e bebit, myku në gojë dhe ushqimi

    Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype me maminë e njohur që punon në Angli Razije Musa, japim disa këshilla mjaft të vlefshme për të gjitha nënat e reja për t’a përballuar me sa më lehtësi ardhjen në jetë të bebit të tyre në këtë rrugëtim sa të bukur por aq dhe sakrifikues. Çfarë duhet të kenë parasysh nënat e reja në larjen e bebit, cilat janë zonat më problematike dhe ku ato duhet të kenë më shumë kujdes. Si mund të shmanget futja e ujit në vesh? A duhet përdorur pudra tek bebat e vegjël dhe si duhet t’i mbrojmë nga skuqja dhe acarimi i lëkurës? Gjithashtu një tjetër problem i foshnajve është myku në gojë për shkak të qumështit, si duhet pastruar ai dhe cili është kujdesi që duhet të tregojë nëna për pastrimin e gjirit. Sa i takon ushqyerjes së fëmijës, në cilin muaj rekomandohet nisja e ushqimit të ngurtë tek bebat paralelisht me qumështitn e gjirit dhe cilat ushqime janë më të rekomanduarat. Në fund të bisedës Razije Musa tregon dhe një recetë për përgatitjen e djathit për bebet në kushtet e shtëpisë.    

  • VIDEO

    Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe nga zonja Albana

    Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 1 tufë spinaq
    • 2 patate
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 vezë
    • 1 lç turmerik
    • 1 lç spec i kuq
    • 1 lgj fara susami
    • 1 lgj miell misri
    • Miell gruri sa të marrë
    • Kripë, piper
    • Vaj për skuqje

    Salca e kuqe

    • 4 lgj salcë domate
    • 1 karrotë
    • 1 spec i kuq
    • Fara speci djegës
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Grijmë spinaqin pasi e kemi larë, grijmë në rende patatet, grijmë majdanozin, shtojmë erëzat dhe miellin. I mbledhim qoftet dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Salcën e bashkojmë me specin e kuq dhe karrotën e grirë. E lëmë të ziejë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper.

  • VIDEO

    Bujurdi me djathë, speca dhe domate nga zonja Albana

    Bujurdi me djathë, speca dhe domate

    Përbërësit:

    • 200 gr djathë i bardhë
    • 3 domate
    • 2 speca jeshil
    • 200 gr djathë i grirë për pica
    • Kripë
    • Piper
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Presim në kubikë të vegjël specat dhe domatet. Vendosim në një enë balte domatet, pak vaj ulliri, shtrojmë shtresën e specave sërish kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim një shtresë me djathë të bardhë, më pas vendosim një shtresë tjetër me domate e speca duke i spërkatur me piper dhe vaj ulliri. Në fund shtojmë djathin e picës dhe e vendosim enën e baltës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

  • VIDEO

    Petulla me maja nga zonja Albana

    Petulla me maja

    Përbërësit:

    • 1 kg miell
    • 250 ml qumësht
    • 250 ml ujë të vakët
    • 40 gr maja buke e thatë
    • 3 kokrra vezë
    • 3 lugë gjelle vaj
    • 1 lugë gjelle sheqer
    • 1 lugë çaji sodë buke
    • 1 lugë çaji kripë
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Fillimisht shkrijmë majanë në ujë të vakët. Shtojmë sheqerin, dy lugë gjelle miell dhe e përziejmë mirë në mënyrë që të formohet një masë brumi e hollë. Për ta trashur, duke e përzier shtojmë vezët, pjesën tjetër të miellit, kripën, sodën e bukës, qumështin dhe 3 lugë gjelle vaj. Miellin e shtojmë gradualisht që të mos krijohen kokrriza. E përziejmë brumin me lëvizje rrethore derisa të realizojmë një brumë të trashë dhe të butë. E lëmë brumin të fryhet për 40 minuta në një ambient të ngrohtë. Mbushim një tigan me vaj për skuqje dhe kur vaji të fillojë të ngrohet, hedhim petullat e para. Forma e petullave nuk ka rëndësi, por mirë është që të mos jenë shumë të mëdha në mënyrë që të skuqen mirë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 19 mars 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga pavarësisht kundërshtive Begaj dekreton ligjin 'për Zonat e Mbrojtura' te SPAK vendos nën akuzë Ilir Beqajn e deri tek marrëveshja PS-opozitë zgjidhi krizën politike.

  • VIDEO

    “Servil, budalla, t’i rruajmë mjekrën”, pakti i PS me Rithemelimin përplas të ftuarit

    Rithemelimi nuk mjaftohet me ngritjen e dy komisioneve hetimore për të cilat ka rënë dakort me mazhorancën në këmbim të normalizimit të jetës parlamentare. Deputeti Saimir Korreshi në një lidhje skype për emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv tha se do të bëjnë kërkesë edhe për ngritjen e 6 komisioneve të tjera. 

     
  • VIDEO

    Dhëndri i Trump do investojë në ishullin e Sazanit, ndizet debati në studio

  • VIDEO

    Listat e hapura/ Korreshi: Penalizohen të rinjtë! Kundërshton Lapaj: Nuk është e vërtetë

    Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi në emisionin “5 pyetjet" në Report Tv tha se është për votim me lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nënvizoi se sipas tij penalizohen të rinjtë. Qëndrimin e tij e ka kundërshtuar kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj.

  • VIDEO

    Marrëveshja/ ‘Po bëni cirk’, analisti Lita dhe Teliti debat në 5 pyetjet: 'Hëngrët' karamelen e Ramës

    Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit ka sjellë debate mes të ftuarve në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv. Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD ka debatuar me kreun e lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe me gazetarin Flogert Muça.

  • VIDEO

    Adriatik Lapaj: Rama-Berisha u bënë bashkë për hallet e veta, në zgjedhjet e ardhshme...

    Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv ka komentuar dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

     
  • VIDEO

    'Pakti' me mazhorancën, Korreshi: Do bëjmë kërkesë edhe për ngritjen e 6 komisioneve të tjera

    Rithemelimi nuk mjaftohet me ngritjen e dy komisioneve hetimore për të cilat ka rënë dakort me mazhorancën. Deputeti Saimir Korreshi i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv tha se do të bëjnë kërkesë për ngritjen e 6 komisioneve të tjera

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv